GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqipëria nuk ishte shembulli i mirë, ndërkombëtarët  kundër vettingut në Kosovë dhe Maqedoni

në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria nuk ishte shembulli i mirë, ndërkombëtarët  kundër vettingut në Kosovë dhe Maqedoni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërkombëtarët nuk aprovojnë fillimin e procesit të vettingut për Kosovë dhe Maqedoninë pavarësisht kërkesës nga të dy vendet, duke lënë të kuptohet se tek ne ky eksperiment nuk eci në rrugën e duhur.

Në fillim të konferencës ‘Tirana Connectivity Forum’ të zhvilluar në Tiranë sot, përfaqësuesja nga Kosova, Albulena Haxhiu , tha se qeveria e Vetëvendosjes ka vendosur ta aplikojë vettingun për të përjashtuar gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar nga sistemi, por sipas saj, zyrtarët e Bashkimit Europian janë shprehur kundër këtij hapi, duke zbuluar kështu se edhe vetë në BE janë të ndërgjegjshëm se reforma tek ne ishte një eksperiment i pamenduar mirë.

“Kosovës nuk i është kërkuar të bëjë vetting në sistemin e drejtësisë. BE kërkon nga ne, që të fokusohemi në përmirësimin e mekanizmave disiplinorë që janë në sistem, por këto nuk kanë funksionuar;

Në fillim të mandatit tim jam takuar me përfaqësues të Bashkimit Europian. Kanë shprehur rezerva pikërisht për faktin se mund të mbesin institucionet pa personel, mund të kemi vakanca, apo të kemi institucione jofunksionale, siç ka ndodhur edhe rasti i Shqipërisë”, tha Haxhiu.

Të njëjtën gjë shprehu edhe Bojan Marickij, Ministri i Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, i cili tha se vetitngu ishte refuzuar nga ndërkombëtarët.

“Në strategjinë tonë të vitit 2017 ne parashikuam të aplikonim vettingun në vendin tonë. Fatkeqësisht, Bashkimi Europian nuk e mbështeti qëllimin tonë për vettingun, por ata mbështetën përforcimin e kritereve për zgjedhjen dhe përjashtimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve të rinj. Prandaj nuk e aplikuam vettingun, megjithëse ne donim ta bënim. Por ne implementuam filtrimin, që është një version më i lehtë i vettingut dhe që nuk shkakton ato pasoja që ka shkaktuar në vende të tjera”, tha ai.

Të dy ministrat e vendeve fqinje treguan në këto deklarata se,  përfaqësuesit nga BE e kanë kuptuar gabimin që bënë në Shqipëri duke imponuar një reformë të sistemit, që në vend ta përmirësonte, e paralizoi atë. Pasi, sikur tregojnë edhe faktet vettingu në vendin tonë  është shumë prapa me hapa, por edhe ka sa ka ecur ka krijuar kaos nëpër gjykata dhe prokurori, pasi institucionet e drejtësisë po vuaj mungesë stafi, për shkak të atyre që janë shkarkuar nga KPK.

Dhe pavarësisht thirrjeve të shumta nuk ka shumë interes nga gjyqtarë të rinj për të plotësuar vendet vakante.

Etiketa: BEKosoveVetting

Lajme të lidhura

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

15:14 - 25/10/26
Aktualitet

Dita e 13 e protestës studentore/ Nis grumbullimi i studentëve te Ministira e Arsimit

14:34 - 25/10/26
Alarm për lirinë e medias gjatë protestave/ 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Aktualitet

Alarm për lirinë e medias gjatë protestave/ 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

13:00 - 25/10/26
Para
Kosovë, u dyshua se ndërroi jetë nga helmimi në restorant, gjenden baktere vdekjeprurëse

Kosovë, u dyshua se ndërroi jetë nga helmimi në restorant, gjenden baktere vdekjeprurëse

TË FUNDIT

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26

Prijësi i listës së Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, dhe Ardita Sinani njoftuan se, sipas rezultateve preliminare, koalicioni ka siguruar dy...

Lexo më shumë
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

21:48 - 25/10/26
Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com