GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kosovë, u dyshua se ndërroi jetë nga helmimi në restorant, gjenden baktere vdekjeprurëse

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosovë, u dyshua se ndërroi jetë nga helmimi në restorant, gjenden baktere vdekjeprurëse
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Kosovë, policia ka nisur hetimet për rastin e gruas me iniciale H.Sh e cila dyshohet të ketë ndërruar jetë nga helmimi në një restorant të Prishtinës.

Ajo ishte duke u trajtuar në spitalin e QKUK-së, por fatkeqësisht, me 4 tetor, nuk mbijetoi dot dhe varrimi i saj u krye të nesërmen.

Ndërkaq Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marrë mostra për testim nga restoranti, disa nga të cilat kanë rezultuar me bakterin Escherichia Coli, bakter ky që mund të shkaktojë edhe vdekjen.

Pas ngrënies, H.Sh kishte filluar të ketë shqetësime shëndetësore. Simptoma të tilla kishin edhe rreth 80 persona të tjerë që kishin shkuar për ngushëllime.

Në fillim dyshohej se ishin të infektuar me Covid-19, për çka u testuan, por pas analizave, doli se ishin të helmuar nga ushqimi. 

Ky ushqim ishte porositur në një restorant në Prishtinë, më 3 shtator, ndërkaq shqetësimet shëndetësore të ata që kishin ngrënë ushqimin e porositur nga restoranti, u shfaqën në orët e para të mëngjesit të 4 shtatorit.

Gjendjen më të rënduar nga të gjithë të helmuarit e kishte H.Sh. ajo u trajtua në QKUK për gati një muaj, ku edhe vdiq pasditen e së hënës.

Bashkëshorti i saj ka hapur rast në polici, ndërkaq me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Përveç Policisë dhe Prokurorisë,  hetime ka kryer edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Thaçi ka deklaruar se në inspektimet që janë kryer në restorant është konstatuar se kushtet higjienike-sanitare kanë qenë në nivel mesatar.

Ai ka bërë të ditur se ka pasur mundësi për kontaminim të kryqëzuar, pasi në të njëjtën hapësirë janë ruajtur produktet e gatshme për konsum me produktet-lëndë të parë.

Thaçi bëri me dije se restoranti ishte mbyllur përkohësisht, për të parandaluar helmimin e personave të tjerë, deri në identifikimin e plotë të faktorëve që kanë mundur të ndikojnë në helmim.

Etiketa: helmimKosove

Lajme të lidhura

“Rrufe në qiell të hapur”, skuadra kampione e vajzave Vllaznia tërhiqet nga kampionati
Botë

“Rrufe në qiell të hapur”, skuadra kampione e vajzave Vllaznia tërhiqet nga kampionati

11:37 - 04/09/26
Përmbytet varka në Oqeanin Atlantik, dyshohet për rreth 80 të vdekur
Botë

Përmbytet varka në Oqeanin Atlantik, dyshohet për rreth 80 të vdekur

13:25 - 03/09/26
E rëndë/Abuzoi dhe përdhunoi një grua për 4 vite me radhë, arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Greqi
Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Rodos, 35 gramë kokainë çuan policinë në sekuestrimin e një milion eurove

08:45 - 03/09/26
Para
Infantino, letër Dukës për datëlindje, zbulohet çfarë i shkruan

Infantino, letër Dukës për datëlindje, zbulohet çfarë i shkruan

TË FUNDIT

Liverpool mposht pastër Ipswich në transfertë, Mehmeti nuk figuron as në stol
Breaking Views

Liverpool mposht pastër Ipswich në transfertë, Mehmeti nuk figuron as në stol

23:21 - 04/09/26

Liverpooli ka mposhtur 0-2 Ipswich Toën në transfertë, në një ndeshje ku protagonist absolut ishte Alexander Isak. Sulmuesi suedez e...

Lexo më shumë
Real Betis trondit Real Madridin e Mourinhos, triumfon me një gol në minutat e fundit

Real Betis trondit Real Madridin e Mourinhos, triumfon me një gol në minutat e fundit

23:19 - 04/09/26
Zjarret në Himarë, kryebashkiaku Tavo apel banorëve: Largohuni nga banesat!

Zjarret në Himarë, kryebashkiaku Tavo apel banorëve: Largohuni nga banesat!

22:41 - 04/09/26
Aktivisti Gent Progni: Ligji nuk mund të përdoret si shkop kundër qytetarit dhe mburojë për pushtetin

Aktivisti Gent Progni: Ligji nuk mund të përdoret si shkop kundër qytetarit dhe mburojë për pushtetin

22:00 - 04/09/26
Himarë, nga zjarret digjet një banesë, flakët rrezikojnë shtëpi të tjera

Himarë, nga zjarret digjet një banesë, flakët rrezikojnë shtëpi të tjera

21:51 - 04/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com