Pasditen e sotme stadiumi i Andorës u përfshi nga flakët e shumta duke tërhequr vëmendjen e mediave të ndryshme sportive në europë. Ngjarja ndodhi pak minuta para se ndeshja të fillonte, fill pas përfundimit të stërvitjes nga kombëtarja e Anglisë.
Reagimi i forcave zjarrfikëse ishte i menjëhershme teksa shkaqet e zjarrit mbeten te paqarta. Një pjesë e plastikës së fushës është shkrirë dhe sistemi VAR është shkrumbuar plotësisht teksa ndeshja është shtyrë për ditën e nesërme. Andora dhe Anglia janë në të njëjtin grup me Shqipërinë.