Rikthimi i Dinamos ne elitën e futbollit shqiptar ka gëzuar tej mase shumë tifozëve apo edhe ish-futbollistëve. Por ka edhe nga ata të cilët rikthehen të kritikojnë personat përgjegjës për fundosjen e skuadrës. Ish-lojtari i shquar i viteve 90 tek Dinamo, Eduard Abazi ka theksuar se ata që shkatërruan skuadrën duhe të japin llogari.
Dinamo u kthye aty ku duhet të jetë, në elitën e futbollit shqiptar. Pa dyshim që 9 vite janë vite të humbura kot për Dinamon dhe futbollin shqiptar. Ka përgjegjës, që një ditë do të përgjigjen për këtë tragjedi. Dinamo u kthye shumë e fortë, siç i ka hije.
Futbolli shqiptar pa Dinamon nuk kishte interes dhe kualitet. Kjo duket këtë kampionat, me ardhjen e Dinamos në elitë, ku bukuria është tjetër. Futbolli shqiptar ka shije tjetër, publiku ka filluar të interesohet më shumë. Konkurrenca dhe dinamika sportive është e nivelit të lartë. Dinamo ka qenë dhe vazhdon të jetë barometri i futbollit shqiptar. Ardhja e Dinamos në elitë u dha të kuptojnë të gjithëve se tani filloi futbolli i bukur në Shqipëri. Futbolli shqiptar pa Dinamon 9 vjet në elitë ka qenë unaza pa flori, Dinamo është diamanti i futbollit shqiptar.