GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Rritja e çmimit të energjisë, Edi Rama: Do të dal nesër për të prezantuar planin e ri

në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rritja e çmimit të energjisë, Edi Rama: Do të dal nesër për të prezantuar planin e ri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e nesërme kryeministri Edi Rama do të prezantojë planin për përballimin e krizës energjetike.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për emisionin “Zonë e Lirë”, u shpreh se gjatë dimrit nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të krizës.

Rama thotë se ndërprerjet mund të vijnë për arsye teknike, pasi sipas tij sistemi ynë i shpërndarjes kërkon investime.

“E para sa i takon çmimit, nesër unë do të dal për të ndarë me opinionin publik planin që kemi bërë gati. Kjo është emergjencë, kriza është reale, çmimet janë rritur në mënyre eksponencial dhe ne prekemi sepse ne dalim në treg. Ne jemi të detyruar të blemë energji elektrike. Ne nuk varemi nga uji, por nga shiu. Të varesh nga uji do të thotë të kesh një sistem ku ti ta mbash ujin rezervë. Ne nuk e kemi këtë sistem. Prandaj ne po krijojmë Skavicën për të ruajtur ujin, që tani po e sheshim lirë.

Nuk ka arsye të ikin dritat. Ikje dritash për arsye teknike ka pasur dhe do ketë, sepse gjithë sistemi ynë i shpërndarjes kërkon investime. Ka defekte që janë teknike, por që nuk ka lidhje me këtë që po flasim. Kufizime energjie për shkak të krizës, nuk do ketë. Askush nuk ka thënë që do ketë kufizime. Ka disa vende që kanë bërë planin e kufizimeve, Britania e Madhe e ka bërë planin”, tha Rama.

Më tej kryeministri sqaroi edhe faktorët që ndikojnë në Shqipëri për rritjen e çmimit. Sipas tij, Shqipëria varet nga tregu ndërkombëtar.

“Janë shumë faktorë që ndikojnë në rritjen e çmimit. Gjithë kontinenti ynë dhe që do të thotë gjithë Evropa e bashkuar e ka varësinë nga gazi 95%. Ne kemi varësi nga tregu ndërkombëtar sepse nuk kemi mjaftueshëm këtu për shkak të thatësirës.

Tjetra është mbyllja e një sërë sistemesh të energjisë më qymyr. Në Britani mbyllën një termocentral që tani e kanë rindezur. Gjermania po e vuan po njësoj. Gjermania po vuan sepse mbylli centralet nukleare.

Ajo që thonë ekspertët e kësaj fushe është që parashikimi që kjo krizë në fazën e vetë të kësaj krize do të zgjasë deri në qershorin e vitit të ardhshme.

Ajo që parashikohet është që çmimet do të relaksohen por nuk do të bien deri aty k u ishin. Për ne është katërfishuar çmimi”, tha Rama.

Rikujtojmë se në një deklaratë të papritur për mediat, kryeministri Edi Rama i është drejtuar qytetarëve shqiptarë me një mesazh duke paralajmëruar se bota aktualisht po vuan një krizë të jashtëzakonshme energjetike dhe se pasojat po fillojnë të ndihen edhe në Shqipëri. Kjo krizë energjetike tha Rama po ndikon drejtpërdrejtë në rritjen e çmimin e karburanteve, ku çmimet do të jenë marramendëse dhe ndikimin më të madh do e ketë në jetën e familjarëve dhe bizneseve.

Etiketa: cmimi i energjiseEdi Rama

Lajme të lidhura

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën
Aktualitet

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

12:28 - 06/10/26
Censusi i Bujqësisë shtyhet për në 2027, reagon PD: Qeveria të japë shpjegime për vonesën, fermerët në krizë
Aktualitet

Censusi i Bujqësisë shtyhet për në 2027, reagon PD: Qeveria të japë shpjegime për vonesën, fermerët në krizë

12:17 - 06/10/26
Takimi me kongresmenët/ Vokshi: Me delegacionin amerikan diskutuam për krimin, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve
Aktualitet

Takimi me kongresmenët/ Vokshi: Me delegacionin amerikan diskutuam për krimin, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve

11:42 - 06/10/26
Para
Iu bashkuan “Foltotes” së Berishës, ja kush janë 9 deputetët që “tradhtuan” Bashën

Iu bashkuan “Foltotes” së Berishës, ja kush janë 9 deputetët që “tradhtuan” Bashën

TË FUNDIT

Denoncimi i gazetarit: Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai u kërkon favore se*suale punonjësve meshkuj
Aktualitet

Denoncimi i gazetarit: Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai u kërkon favore se*suale punonjësve meshkuj

13:05 - 06/10/26

Gazetari Elton Tozaj ka bërë një denoncim të fortë ndaj kryetarit të bashkisë Kolonjë, Erion Isai, duke e akuzuar këtë...

Lexo më shumë
Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

12:43 - 06/10/26
Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

12:28 - 06/10/26
Censusi i Bujqësisë shtyhet për në 2027, reagon PD: Qeveria të japë shpjegime për vonesën, fermerët në krizë

Censusi i Bujqësisë shtyhet për në 2027, reagon PD: Qeveria të japë shpjegime për vonesën, fermerët në krizë

12:17 - 06/10/26
Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)

Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)

12:07 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com