GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Emergjenca energjetike, çfarë plani do prezantojë Rama për përballimin e krizës

në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Plani me 7 pika i Bashës, Rama ironizon: Atavizma të kohës së Sudes dhe Vehbiut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama pritet që të dalë para qytetarëve për të prezantuar paketën e masave që do të vihet në zbatim për të menaxhuar krizën energjitike. Kjo paketë do të jetë në mbrojtje të qytetarëve në nevojë dhe të biznesit të vogël për të përballuar efektet që do të ketë kriza energjitike.

Pas një jave nga shpallja e emergjencës energjetike, Rama njofton se në orën 15:00 do të bëjë të ditur planin e qeverisë për përballimin e krizës.

Ditën e djeshme, kryeministri tha duke iu referuar ekspertëve se kriza pritet të arrijë pikun nga mesi i vitit, ndërsa duke përfituar nga situata tha se çmimet nuk do të kthehen më si ishin.

“Ekspertët mendojnë se kriza do të jetë prezente me pikun e kulmin e saj deri në mesin e vitit të ardhshëm dhe njëkohësisht mendojnë se edhe pas kapërcimit të kulmit, çmimet nuk do të kthehen aty ku ishin para krizës. Ajo që na takon ne është që të mbrojmë konsumatorët tanë. Sigurisht me një rend prioritetesh, duke pasur parasysh ata që kanë më shumë nevojë, nga më të dobëtit tek më të fortët”, tha Rama.

Po ashtu, dje u zbardh vendimi i qeverisë për shpalljen e gjendjes së emergjencës për furnizimin me energjinë elektrike, e cila do të jetë në fuqi deri në 15 prill 2022.

Sipas vendimit zyrtar, për menaxhimin e kësaj gjendje është ngritur një grup ndërinstitucional, që drejtohet nga Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe ka në përbërje ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballulku, ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe çdo përfaqësues nga institucione të tjera, që vlerësohen të nevojshëm nga zëvendëskryeministri.

Shoqëritë “KESH”, sh.a., “OST”, sh.a., dhe “OSHEE Group”, sh.a., detyrohen të pezullojnë planet e investimeve, përveç investimeve të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarive.

Etiketa: krize energjitike

Lajme të lidhura

Gazetari Klevin Muka u lëndua nga uji me solucion, Berisha dënon sulmin: Akt kriminal dhe hakmarrje primitive
Aktualitet

Gazetari Klevin Muka u lëndua nga uji me solucion, Berisha dënon sulmin: Akt kriminal dhe hakmarrje primitive

19:20 - 24/10/26
Pamje të rënda nga protesta, i riu me gjakderdhje në sy pas goditjes me plumb gome
Aktualitet

Pamje të rënda nga protesta, i riu me gjakderdhje në sy pas goditjes me plumb gome

19:10 - 24/10/26
Protestuesit shënjestrojnë selinë e PS, të rinjtë i hedhin fishekzjarrë! Policia mbron godinën
Aktualitet

Protestuesit shënjestrojnë selinë e PS, të rinjtë i hedhin fishekzjarrë! Policia mbron godinën

18:40 - 24/10/26
Para
Italia jep dritën jeshile për dozën e tretë për moshën mbi 60 vjeç

Italia jep dritën jeshile për dozën e tretë për moshën mbi 60 vjeç

TË FUNDIT

Gazetari Klevin Muka u lëndua nga uji me solucion, Berisha dënon sulmin: Akt kriminal dhe hakmarrje primitive
Aktualitet

Gazetari Klevin Muka u lëndua nga uji me solucion, Berisha dënon sulmin: Akt kriminal dhe hakmarrje primitive

19:20 - 24/10/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Klevin Muka, duke e cilësuar një akt kriminal dhe...

Lexo më shumë
Pamje të rënda nga protesta, i riu me gjakderdhje në sy pas goditjes me plumb gome

Pamje të rënda nga protesta, i riu me gjakderdhje në sy pas goditjes me plumb gome

19:10 - 24/10/26
Protestuesit shënjestrojnë selinë e PS, të rinjtë i hedhin fishekzjarrë! Policia mbron godinën

Protestuesit shënjestrojnë selinë e PS, të rinjtë i hedhin fishekzjarrë! Policia mbron godinën

18:40 - 24/10/26
Qëllohet me plumb gome gazetari i Reuters gjatë protestës

Qëllohet me plumb gome gazetari i Reuters gjatë protestës

18:22 - 24/10/26
Qëllohet me plumba gome profesori Lush Susaj

Qëllohet me plumba gome profesori Lush Susaj

18:11 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com