GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Sistemi Kurz” prokuroria austriake dyshime se kancelari dhe të besuarit e tij blenë pushtetin

09:10 - 09/10/21
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Sistemi Kurz” prokuroria austriake dyshime se kancelari dhe të besuarit e tij blenë pushtetin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokurorët austriakë dyshojnë se kancelari Kurz dhe të besuarit e tij e kanë blerë rrugën drejt Kancelarisë me sondazhe të manipuluara të opinionit dhe raporte të paguara të mediave.

Vazhdimi i koalicionit me Partinë Popullore të Austrisë (ÖVP) është i mundur vetëm pa Kurzin, përballë akuzave serioze për korrupsion, tha në Vjenë kryetarja e Grupit parlamentar të Të Gjelbërve Maurer. Veç kësaj, të Gjelbrit duan të konsultohen për situatën në bisedime me palët e tjera, në mënyrë që të gjejnë një rrugëdalje nga kriza e qeverisë dhe të sigurojnë “stabilitet dhe sqarim”. Këtë e bëri të ditur kreu i partisë dhe zëvendëskancelari Kogler.

Për të pasur shumicën, të Gjelbërve nuk do t’u duheshin vetëm votat e Partisë socialdemokrate SPÖ dhe liberalëve të NEOS, por edhe ato të FPÖ-së të krahut të djathtë. Të katër partitë nuk përpiqen për zgjedhje të reja, kundër Kurz-it që ka popullaritet. Të martën e ardhshme, opozita synon të paraqesë një mocion votëbesimi kundër Kurz-it në një sesion të veçantë të parlamentit. Partia e tij, ÖVP deri tani e mbështet Kurz-in.

Politikani i SPÖ, Hannes Swoboda e përshkroi si një situatë tragjike që Austria ishte përsëri në një krizë qeveritare. Nën Kurzin, është prishur tashmë një koalicion me FPÖ dhe një me SPÖ, tani ai po prish atë me të Gjelbrit, tha Swoboda në radion gjermane Deutschlandfunk. Ai e përshkroi nepotizmin si një fenomen të politikës austriake.

Dyshim për shpërdorim, korrupsion dhe ryshfet

Ndërkohë, njerëzit po flasin për “sistemin Kurz”, tha Swoboda. Ai ka krijuar një rrjet për të mbështetur njëri-tjetrin dhe për të ngritur në pozitë. Postet jepen gjithnjë e më shpesh sipas interesave politike partiake. Kurzi megjithatë e kishte tepruar me rrjetet e tij personale, vazhdoi Swoboda. Kjo është veçanërisht e rrezikshme, sepse Parlamenti nuk mund ta kontrollojë më këtë.

Të mërkurën në Kancelarinë austriake dhe në selinë e ÖVP pati kontrolle. Prokurorët dyshojnë se Sebastian Kurz dhe të besuarit e tij e kanë blerë rrugën e tyre drejt Kancelarisë me sondazhe të manipuluara të opinionit dhe raporte të paguara të mediave. Projekti i propagandës besohet se është paguar në mënyrë të paligjshme me para të Ministrisë së Financave. Kurz-i vetë mohon çdo faj.

Në vendimin për kontroll të prokurorit, përmbajtja prej 104 faqesh e të cilit u botua plotësisht nga revista e lajmeve “Profil”, Sebastian Kurz përmendet si “personi qendror” në hetimet për shpërdorim, korrupsion dhe ryshfet: të gjitha veprimet janë kryer “në radhë të parë në interesin e tij”.

Van der Bellen vazhdon konsultimet
Dhe më tej: “Nga numri i madh i mesazheve të vlerësuara elektronike mund të shihet se është ai që i merr vendimet qendrore për të gjitha çështjet e rëndësishme dhe se këto vendime zbatohen nga rrethi i tij më i ngushtë i këshilltarëve.”

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen do të flasë sot me liderin e partisë FPÖ-së, Herbert Kickl dhe kryetaren e liberalëve Neos, Beate Meinl-Reisinger, për të përfunduar raundin e tij të konsultimeve me kryetarët e të gjitha partive të përfaqësuara në parlament.

Meinl-Reisinger hoqi një paralele në një transmetim special në ORF dje në mbrëmje me “videon Ibiza”, me të cilën ishte kapur ish-politikani i FPÖ Heinz-Christian Strache në vitin 2019: “Atë që e ëndërroi Heinz-Christian Strache në një mbrëmje…, këtë Sebastian Kurz me sa duket e ka zbatuar me shumë qetësi, shumë ftohtë. Dhe e ka bërë këtë vite para se të bëhej publike ‘video Ibiza’ ”. Në këtë situatë, nuk mund të vazhdosh punën sikur nuk ka ndodhur gjë./DW/

Etiketa: qeveria

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
Racizmi ndaj Anglisë. FIFA dënon Hungarinë, përfiton Kombëtarja kuqezi  

Kualifikuesja me Hungarinë, Reja vendos si do luajnë ‘Kuqezinjtë’ sot

TË FUNDIT

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka regjistruar sot kërkesën e Prokurorisë për caktimin e...

Lexo më shumë
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com