GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Regjimi i koncensioneve e tenderave nuk ndryshon”, Ervin Goci thirrje për protestë

në Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Regjimi i koncensioneve e tenderave nuk ndryshon”, Ervin Goci thirrje për protestë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Thirrjeve për t’u bashkuar në protestën për rritjen e çmimeve ditën e hënë në orën 17:00 para Kryeministrisë,  i është bashkuar dhe aktivisti e pedagogu i njohur, Ervin Goci.

Përmes një postimi në Facebook, Goci thotë se nuk duhet pasur iluzione që jetojmë në demokraci, ndërsa shton se njerëzit që ikin, nuk e kanë mllefin me Shqipërinë, por me pushtetin.

“Ky është pushtim, kjo është tirani, nënshtrim, dhunim, pengmarrje, quajeni si të doni, po mos të kemi iluzione që jetojmë në treg të lirë apo demokraci. Ka filluar shpesh e më shpesh, më duket vetja si peng në këtë shtet, e keni vënë re se me çfarë mllefi ikin njerëzit, dhe nuk e kanë mllefin me Shqipërinë, por me tiraninë“, shkruan ai.

Për Gocin, zgjidhje është një ligj për ndërmarrjet publike që të ketë pavarësi ekonomike, dhe shteti të ndërhyjë vetëm në raste emergjence. Gjithashtu, sipas tij duhet bërë një bilanc që tregon si përcaktohet çmimi dhe përse nuk lëviz sipas një burse.

“Një ligj për ndërmarrjet publike, që të kenë pavarësi ekonomike dhe vendimmarrje, dhe shteti të ndërhyjë vetëm në raste emergjence, jo si kjo emergjenca e sotme që na bën të shqyejmë sytë nga habia e indinjata.  Duhet transparencë totale, këto kanë 3 vite që nuk deklarojnë bilance, ne nuk dimë se pse blejnë e pse shesin, dhe si i kanë hesapet, si përcaktohet çmimi, pse çmimi nuk lëviz sipas një burse, ku sigurisht mund të ketë tavan e dysheme, por vlera e përkthyer në para duhet të marrë frymë, se kështu siç është, është variant i tollonit”, tha ai.

Ndër të tjera, ai propozon të shqyrtohen kontratat me koncensionet dhe kufijtë e tregjeve.

“Duhen riparë kontratat me koncensionet, nuk munden ato që të shesin gjithë kohës jashtë Shqipërisë, pa plotësuar nevojat tona, dhe pa pasur aq energji sa mos të prodhohet skarcitet në treg duke e çuar çmimin firifiu.. Duhet urgjentisht të krijohen kufijtë e tregjeve, dmth një energji që prodhohet diku, të orientohet te nevojat lokale, ku merr kuptim dhe ekonomia lokale dhe e regjinalitetit, me këtë rast infrastruktura mund të bëhet me kapilare, më e efektshme dhe mund të prodhojë më pak humbje”, shprehet ai.

Goci bën thirrje të protestohet, pasi sipas tij pushteti e bëri të qartë që regjimi i koncensioneve, tenderave, i PPP-ve, nuk ndryshon, pavarësisht se sa nevojë kanë qytetarët.

Etiketa: koncensionetendera

Lajme të lidhura

Berisha në Strasburg: Ndëshkimi i narkoshtetit në Shqipëri si dhe i atyre që e ndërtuan, janë kushte për lirinë e mediave
Aktualitet

Berisha në Strasburg: Ndëshkimi i narkoshtetit në Shqipëri si dhe i atyre që e ndërtuan, janë kushte për lirinë e mediave

10:52 - 01/10/26
Rama të japë llogari! PD kërkon mocion me debat mbi skandalin e SHISH-it, PS kundër: Çështja t’i lihet SPAK-ut
Aktualitet

Rama të japë llogari! PD kërkon mocion me debat mbi skandalin e SHISH-it, PS kundër: Çështja t’i lihet SPAK-ut

10:38 - 01/10/26
Drafti i Ramës për Kodin Penal alarmon gjyqtarët dhe prokurorët: Pengohen hetimet anti-korrupsion
Aktualitet

Drafti i Ramës për Kodin Penal alarmon gjyqtarët dhe prokurorët: Pengohen hetimet anti-korrupsion

10:10 - 01/10/26
Para
Grumbullohet sot në Prishtinë Kombëtarja e Kosovës, kërkohet kualifikimi historik

Kualifikuesja me Suedinë, formacioni si pritet të zbresë në fushë Kosova

TË FUNDIT

Berisha në Strasburg: Ndëshkimi i narkoshtetit në Shqipëri si dhe i atyre që e ndërtuan, janë kushte për lirinë e mediave
Aktualitet

Berisha në Strasburg: Ndëshkimi i narkoshtetit në Shqipëri si dhe i atyre që e ndërtuan, janë kushte për lirinë e mediave

10:52 - 01/10/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë shqiptare për kontrollin e medias dhe kufizimin...

Lexo më shumë

Tjetërsimi i pronave/ Fundoset biznesmeni Kastriot Hasko, i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”

10:48 - 01/10/26
Rama të japë llogari! PD kërkon mocion me debat mbi skandalin e SHISH-it, PS kundër: Çështja t’i lihet SPAK-ut

Rama të japë llogari! PD kërkon mocion me debat mbi skandalin e SHISH-it, PS kundër: Çështja t’i lihet SPAK-ut

10:38 - 01/10/26
Skandali i videove intime! Policia merr në pyetje Adi Hilën, nis hetimi për materialet që tronditën rrjetin

Skandali i videove intime! Policia merr në pyetje Adi Hilën, nis hetimi për materialet që tronditën rrjetin

10:32 - 01/10/26
Pasi bëri pazare me jetën e pacientëve, mjeku Edmond Gashi thyen edhe “arrestin e shtëpisë”, frekuenton lokalet

“Onkologjiku”/ SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim mjekun Edmond Gashi dhe dy të tjerë

10:23 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com