GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Gazetaria në kohë krize”, në Tiranë do të mbahet konferenca e 8 e Mediave në Evropën Juglindore

21:03 - 09/10/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
“Gazetaria në kohë krize”, në Tiranë do të mbahet konferenca e 8 e Mediave në Evropën Juglindore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me temë “Gazetaria në kohë krize”, në datën 11 dhe 12 tetor në Tiranë do të mbahet konferenca e 8 e Mediave në Evropën Juglindore. Konferenca do të pasohet më pas me aktivitete të tjera të rëndësishme, duke krijuar kështu javën e medias, e organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Tiranë dhe Zyra e Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Medias.

Të pranishëm do të jenë Përfaqësuesja për Lirinë e Medias e OSBE-së, Teresa Ribeiro, Kryeministri Edi Rama, Shefi i Prezencës së OSBE -së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco si edhe Julie Posetti, Drejtore e Përgjithshme e Kërkimit në Qendrën Ndërkombëtare për Gazetarët.

Kjo konferencë synon të nxisë bashkëpunimin rajonal për të adresuar sfidat e lirisë së medias duke eksploruar mundësitë për të çuar përpara mjedisin e medias në rajon, në kuadrin e krizës aktuale shëndetësore, të COVID-19. Ajo do të shërbejë si një thirrje për të afirmuar rëndësinë e gazetarisë si një e mirë thelbësore publike dhe shtyllë e shoqërive demokratike.

Në total do të jetë 5 sesione, ku do të trajtohen tema të ndryshme. Nga sa mësohet sesioni i parë fokusohet në çështjen e dezinformimit dhe shkaqet e tij, rrezikun që i kanoset dhe roli që mund të luajë gazetaria për ta parandaluar. Sesioni i dytë trajton praktikat dhe përpjekjet më të mira për të lehtësuar situatën e rënduar të gazetarëve në rajon, përfshirë pengesat me të cilat ata përballen në kryerjen e detyrës dhe lirinë e fjalës.  Sesioni i tretë do të trajtojë përfshirjen dhe një përfaqësim të barabartë të grave në sektorin e medias – një çështje që ka qenë në fokus të Prezencës së OSBE -së në Shqipëri – dhe do të shërbejë si një platformë për diskutimin e sfidave profesionale të kohës dhe rreziqet e veçanta gjinore me të cilat përballen gazetarët në rajonin e Evropës Juglindore. Mjedisi ligjor i rajonit dhe pasojat e tij për fjalën e lirë dhe lirinë e medias do të formojnë boshtin e sesionit të katërt. Së fundi, sesioni i pestë do të ofrojë një mundësi për gazetarët e rinj në rajon.

Mësohet se për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, këtë vit aktiviteti do të zhvillohet një pjesë online dhe një pjesë të pranishëm fizikisht, me pjesëmarrjen e rreth 120 personave nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia e Veriut, si dhe Mali i Zi, përfaqësues të qeverisë, media, shoqatat e gazetarëve, shoqëria civile dhe akademia.

Ngjarjet dhe aktivitetet e ndryshme në kuadër të Javës së Medias do të vazhdojnë deri të enjten, 14 tetor. Përfaqësuesja e OSBE -së për Lirinë e Medias, Teresa Ribeiro në Tiranë gjithashtu do të marrë pjesë në një konferencë që do të zhvillohet më 13 tetor në Tiranë, organizuar nga AMA, Autoriteti i Mediave Audiovizive. Fokusi kryesor do të jetë shkëmbimi i përvojave me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë dhe institucione homologe në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve ndaj programeve që mund të ndikojnë në shëndetin e tyre mendor dhe fizik.

Etiketa: GazetariakonferencaTirane

Lajme të lidhura

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Para
“Foltorja”, Berisha zgjedh bastionin e demokratëve për takimin e radhës

“Foltorja”, Berisha zgjedh bastionin e demokratëve për takimin e radhës

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com