GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kryeprokurori Çela nga Vlora: Fenomenet e krimit të organizuar janë në qendër të vëmendjes

12:57 - 17/05/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryeprokurori Çela nga Vlora: Fenomenet e krimit të organizuar janë në qendër të vëmendjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas takimeve me drejtuesit në Prokurorinë e Fierit, kryeprokurori Olsian Çela është ndalur në Vlorë ku edhe ka zhvilluar takime me prokurorët.

Në një komunikim për mediat Çela tha se fokus i takimeve të ditës janë krimi zgjedhor dhe pastrimi i produkteve të veprës penale. Ai gjithashtu theksoi se Prokurorive i është kërkuar hetim i shpejtë dhe i plotë i këtyre veprave.

“Sot isha edhe në Fier ku pata një takim me drejtuesit e Prokurorisë të Rrethin gjyqësor atje, i njëjti objekt takim ka qenë edhe në Vlorë me tema që janë krimi zgjedhor dhe efektiviteti i luftës ndaj pastrimit të produkteve të veprës penale. Sa i përket krimit zgjedhor që mund të them është prioritet i ditës,  iu është kërkuar Prokurorive në rang vendi që hetimi i shpejtë dhe i plotë i tyre të jetë prioritet. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka një ngarkesë më të ulët sa i përket këtyre veprave, por për nga rëndësia kanë të njëjtat vlera.

Ndaj u është kërkuar që në kohë optimale këto hetime t’i përfundojnë sa më shpejt. Dhe prioritet mbetet sigurimi i transparencës. Sa i përket pastrimit të parave mbetet shqetësim real dhe konstant dhe ka qenë në qendër të vëmendjes të Prokurorisë së Përgjithshme.Dita e sotme shërbeu për të nxjerrë në pah disa nga problemet që do të ndiqen në vijim”, tha ai, ndërsa shtoi: “Duhet të jemi të qartë me ndarjen e përgjegjësive. Fenomenet e krimit të organizuar janë në qendër të vëmendjes si në Prokurorinë e Elbasanit po ashtu edhe në atë të Vlorës, dhe iu është kërkuar të gjitha prokurorive që të koordinojnë Punën me Prokurorinë e Posaçme. Patjetër që është e vështirë të hetohet plotësisht pastrimi i parave, por me rëndësi është që Prokuroritë të kenë fokusin e hetimit të këtyre rasteve. Besoj që aktualitet i ditës është krimi zgjedhor dhe pastrimi i produkteve të veprës penale”, tha Çela.

Po ashtu Prokurori i Përgjithshëm tha se raportin mbi kriminalitetin ia ka dërguar parlamentit, ndërsa theksoi se për shkak të situatës së Covid nuk mund të kishte takim me të gjithë Prokurorët e Vlorës, por analiza e të gjithë treguesve për secilën nga prokuroritë e rretheve do të mbetet prioritet.

Etiketa: kryprokuroriOlsion Celaprokuror

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
INSTAT: Janë larguar 18 mijë të rinj nga Shqipëria

INSTAT: Janë larguar 18 mijë të rinj nga Shqipëria

TË FUNDIT

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi ekonominë, biznesin, inovacionin dhe teknologjinë (ICEBIT 2025), të zhvilluar...

Lexo më shumë
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com