GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Rritja e çmimeve nuk e trazon tregun financiar, yield-et mbeten të ulëta

07:00 - 10/10/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Rritja e çmimeve nuk e trazon tregun financiar, yield-et mbeten të ulëta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rritja e çmimeve dhe shqetësimet për një valë inflacioniste për momentin nuk po e trazojnë shumë tregun financiar. Në ankandet e fundit të letrave të borxhit të qeverisë shqiptare, yield-et nuk kanë shënuar luhatje të mëdha. Të martën bonot me maturim 3-mujor u emetuan me një yield-mesatar të ponderuar prej 1%, me një rritje të lehtë nga niveli 0.93% i ankandit të mëparshëm. Ndërkohë javën e kaluar bonot me maturim 12 mujor u emetuan me një yield mesatar të ponderuar në nivelin 1.77%, po aq sa në ankandin e mëparshëm. Një rritje e lehtë u shënua edhe në kuponin e obligacioneve dyvjeçare, që u rrit në 2.2% në muajin shtator, nga 2.08% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, të zhvilluar në korrik.

Më herët, në ankandin e mesit të muajit shtator, kuponi i obligacioneve me maturim 7-vjeçar të zhvilluar pësoi rënie në 4.01%, nga 4.25% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Në titujt me maturim afatgjatë rënia e yield-eve vazhdon ende, sepse kërkesa e investitorëve për to është më e lartë. Ajo që vërehet gjatë muajit shtator është një rritje e raportit mes kërkesës dhe ofertës në ankande, që tregon likuiditet të lartë dhe interes në rritje mes agjentëve të tregut financiar për të blerë instrumentet e borxhit qeveritar.

Pas pandemisë, yield-et e letrave të borxhit të qeverisë kanë ndjekur një tendencë të përgjithshme në rënie, pavarësisht rritjes së rreziqeve rreth ekonomisë së vendit dhe performancës buxhetore. Kjo erdhi falë injektimeve të mëdha të likuiditetit nga Banka e Shqipërisë, por edhe gjendjes së mirë të sektorit financiar, që deri tani nuk ka pësuar pasoja serioze nga kriza e pandemisë.

Në muajt e fundit, inflacioni po jep sinjale rritjeje, e lidhur kryesisht me shtrenjtimin e lëndëve të para dhe produkteve energjetike në tregjet ndërkombëtare, por pjesërisht me të produkteve ushqimore vendase. Në fund të muajit gusht, norma vjetor e inflacionit ishte në nivelin 2.4%, duke arritur nivelet më të larta që prej vitit 2017. Duke qenë se rritja ka ardhur kryesisht nga komponentët me volatilitet të lartë, Banka e Shqipërisë deri tani i ka qëndruar tezës se bëhet fjalë për rritje të përkohshme dhe se kthimi i mirëfilltë i inflacionit pranë objektivit prej 3% pritet të ndodhë në fund të vitit 2022.

Ditën e mërkurë Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë do të zhvillojë mbledhjen e radhës për të analizuar zhvillimet e fundit dhe për të përditësuar vendimin e politikës monetare. Mbledhja e të mërkurës do të qartësojë nëse zhvillimet e fundit në tregjet ndërkombëtare kanë ndikuar në rishikimin e projeksioneve inflacioniste të bankës qendrore. Megjithatë, deri tani tregjet financiare paraqiten të qeta dhe normat e interesit mbeten në nivele të ulëta, si në tregun e financimit të borxhit të qeverisë, ashtu edhe në huadhënien për sektorin privat. Gjatë muajit gusht, norma mesatare e interesit për kreditë e reja të individëve në lekë pësoi rënie në 5.84%, nga 5.91% që kishte qenë në muajin korrik./Monitor

Burimi: Banka e Shqipërisë

Lajme të lidhura

‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin
Aktualitet

‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin

08:10 - 02/02/26
Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen
Breaking Views

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK
Breaking Views

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Para
Çmimet i “rezistojnë” tregjeve ndërkombëtare, Inflacioni i shtatorit shkon 2.5%

Çmimet i “rezistojnë” tregjeve ndërkombëtare, Inflacioni i shtatorit shkon 2.5%

TË FUNDIT

“Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE
Aktualitet

Kërkuan rritje rroge/ Rama i cilëson gjyqtarët si “njollë turpi”: U bënë vetë Zot dhe vetë shkop

09:11 - 02/02/26

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të hënë një lidhje live në rrjetet e tij sociale ndërsa ka folur lidhur...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 2 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:40 - 02/02/26
Kush e qëlloi Sokol Dacin në Lezhë? Brenda berberhanes një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj

Kush e qëlloi Sokol Dacin në Lezhë? Brenda berberhanes një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj

08:31 - 02/02/26
‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin

‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin

08:10 - 02/02/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Shkurt 2026

07:49 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com