GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Terrorizohet një familje në Kuçovë, 6 persona rrahin me shkopa bejzbolli 34-vjeçarin

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Terrorizohet një familje në Kuçovë, 6 persona rrahin me shkopa bejzbolli 34-vjeçarin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Kuçovës, ku një familje e tërë është dhunuar e terrorizuar nga 6 persona. Denoncimi në lidhje me ngjarjen është bërë publik në media nga 34-vjeçari Arbër Liço. Liço ka deklaruar se 6 persona i kanë shkuar në banesë me shkopa bejzbolli dhe kanë tentuar me forcë të hyjnë brenda.Arbri ka mundur të mbyllë portën por është rrahur prej tyre me shkopa bejzbolli dhe shenjat e dhunës i ka ende në trup,edhe pse kanë kaluar 2-ditë nga ngjarja.Pasi u larguan nga banesa e familjes Liço,agresorët u kanë thënë “jeni të vdekur”.

Arbri ka njoftuar policinë,e cila ka mbërritur në banesën e Arbër Liços, në lagjen “11 Janari” në Kuçovë. Pas kësaj, ai ka bërë edhe një kallzim penal në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, përpara oficerit të Policisë Gjyqësore Dilaver Xhaferraj. Në kallzimin e bërë në dt 8.10.2021, në orën 19:30,Arbër Liço ka deklaruar se ai ka qënë duke u kthyer në Kuçovë me makinën e tij,kur në rreth-rrotullimin në hyrje të qytetit është ndaluar nga 2 persona, të cilët e kanë sharrë e kërcënuar. Ai ka dalë nga makina dhe ka njohur njërin prej tyre,që e identifikon me emrin Loni Malasi. Në deklaratën e tij, Arbri deklaron se pasi ka dalë nga makina është konfliktuar me këta shtetas por situata është qetësuar dhe ai është larguar drejt banesën së tij. Arbri ka deklaruar se vetêm 30-minuta më vonë i ka ardhur në banesë Loni Malasi me të birin dhe 4 shtetas të tjerë,të cilët nuk i njeh me emra.

Të gjithë-deklaron Arbri, kanë qënë të pajisur me shkopa bejzbolli,e kanë rrahur,kanë kërcënuar e terrorrizuar prindërit dhe nipin vetëm 4-vjeç si dhe kanë tentuar ti hyjnë me forcë në banesë.Pasi Arbri ka mundur të mbyllë derën,agresorët kanë qëndruar edhe 15 minuta përpara banesës,duke i kërcënuar me jetë dhe më pas janë larguar.
Duke deklaruar se,jeta e tij dhe e familjes së tij është e rrezikuar nga këta persona,Arbri kërkon ndihmën e policisë së shtetit dhe ndjekjen ligjore të rastit të rëndë.
“Është e turpshme që policia e shtetit ti shoqërojë personat që më dhunuar e kërcënuan familjen dhe më pas ti lërë të lirë dhe për personat e tjerë që ishin me dy shtetasit që unë kam identifikuar të deklarojë se nuk i gjen dot.Personat janë të lirë dhe jeta e familjes sime është rrezik,prindërit e mi kanë frikë të dalin jashtë. Unë jetoj në Tiranë dhe pas kësaj që ndodhi kam frikë ti lë prindërit vetëm e të largohem.Nuk kam pasur asnjeherë konflikte me askënd dhe nuk e kuptoj pse ka ndodhur e gjithë kjo ngjarje.Unë kërkoj që policia të me mbrojë familjen dhe të përgjigjen para ligjit agresorët që më dhunuar e kërcënuan me jetë mua dhe familjen time,persona që policia i shoqëroi vetëm 2-orë dhe i la të lirë”, ka treguar ai.

Etiketa: dHUNE

Lajme të lidhura

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit
Aktualitet

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën
Aktualitet

Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën

21:06 - 31/07/26
Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor
Aktualitet

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

18:19 - 31/07/26
Para
Tensionimi i marrëdhënieve, presidentja e Tajvanit: Nuk do t’u nënshtrohemi presioneve të Kinës

Tensionimi i marrëdhënieve, presidentja e Tajvanit: Nuk do t'u nënshtrohemi presioneve të Kinës

TË FUNDIT

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26

Italia ka vendosur të mbyllë përkohësisht kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën, në përgjigje të krizës së emigrantëve në Ceuta...

Lexo më shumë
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

21:56 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com