GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD denoncon sërish: Ja pse është krizë korrupsioni dhe jo energjetike

17:21 - 10/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD denoncon sërish: Ja pse është krizë korrupsioni dhe jo energjetike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Sorina Koti, në një deklaratë për mediat ka akuzuar qeverinë se me pretekstin e krizës,  Edi Rama shpalli planin e tij për të marrë 200 milionë euro borxh që OSHEE dhe KESH të vazhdojnë të bëjnë tendera dhe të shpërdorojnë paratë e qytetarëve.

Sipas saj, ky borxh i ri do të ndikojë edhe në rritjen e çmimeve të produkteve të tjera dhe deklarata e djeshme e kryeministrit kishte qëllim që të hiqte përgjegjësinë nga vetja dhe nga qeveria.

“Me pretekstin e krizës, ditën e djeshme Edi Rama shpalli planin e tij për të marrë 200 milionë euro borxh që OSHEE dhe KESH të vazhdojnë të bëjnë tendera dhe të shpërdorojnë paratë e qytetarëve, siç kanë bërë vitet e fundit e vecanërisht në pranverë e në verë.  Ky borxh i ri, i shoqëruar nga gropat që kjo qeveri ka hapur në financat publike, do të shoqërohet edhe me rritje të përgjithshme të çmimeve të produkteve. E për pasojë papërgjegjshmërinë e pushtetit, do ta paguajnë familjet shqiptare.

Prandaj fjalimi i djeshëm kishte për funksion që Edi Rama të hiqte përgjegjësitë nga vetja dhe kabineti i tij.” – tha Koti.

Më tej deputetja e PD shpjegoi mënyrën skemën se si po vidhet me krizën të shpikur nga qeveria.

“Por ja si keqmenaxhohet energjia elektrike; ja si vidhen shqiptarët: KESH deri në Shtator 2021 ka prodhuar 4.5 Mld KWh. Nëpërmjet OSHEE qytetarët janë furnizuar me 3.2 Mld KWh. Pjesa tjetër e prodhuar nga KESH, 1.3 Mld kWh është shitur (eksportuar)

Ndërkohë konsumi familjar + biznes ne Shqipëri deri në Shtator 2021 ka qenë 4.6 Mld KWh. Por qeveria, nuk i ka furnizuar konsumatorët me prodhimin e brendshëm të KESH, por duke importuar energji. Çmimi i shitjes nga KESH tek OSHEE për konsumatorin është 12 €/ MWh, ndërsa çmimi i importit është 260 € MWh” – tha deputetja e PD, Sorina Koti.

Ajo më tej shton se gënjeshtrat e Kryeministrit dalin hapur, pasi Shqipëria i plotëson nevojat e konsumit të energjisë me prodhimin e brendshëm nga KESH.

“Ja pra, që gënjeshtrat e Kryeministrit dalin hapur. Me mirëmenaxhim dhe përgjegjshmëri, ne i plotësojmë nevojat e konsumit të energjisë me prodhimin tonë të brendshëm nga KESH. Me çmimin e KESH, (për 4 muajt e ardhshëm Shtator-Dhjetor) nga Buxheti i Shtetit do shpenzoheshin 8 Mln €; Ndërsa me skemën e vjedhjes (nëpërmjet energjisë së importuar) nga Buxheti i Shtetit do harxhohen 150 Mln €. Pikërisht, për këtë arsye, ne themi që është krizë e manaxhimit të fondeve, e burimeve natyrore, krizë nga korrupsioni dhe absolutisht jo, krizë e energjisë elektrike” – u shpreh Koti.

Për të gjitha këto shpërdorime me paratë e qytetarëve, Partia Demokratike është shprehur se do të dorëzojë kallzime penale në SPAK.

Etiketa: energjikorrupsionkrizePartia Demokratike

Lajme të lidhura

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Para
Basha del nga selia blu, i drejtohet parlamentit

Rritet numri i viktimave, 9 humbje jete nga Covid-19 në Shqipëri

TË FUNDIT

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi
Aktualitet

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25

15-vjeçari Erion Boba, nxënës i shkollës “Dom Nikoll Kaçorri” në ish-kënetë të Durrësit u përcoll në banesën e fundit në...

Lexo më shumë
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com