GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Agjencia për Median, Aleanca e 6 organizatave ndërkombëtare i kërkon Ramës anulimin: BE të reagojë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Agjencia për Median, Aleanca e 6 organizatave ndërkombëtare i kërkon Ramës anulimin: BE të reagojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aleanca Për Liri të Mediave dhe Përgjigje të Shpejtë i ka kërkuar qeverisë që të heqë dorë menjëherë nga planet për themelim të Agjencisë për Media dhe Informim. Në një deklaratë publike, Aleanca shprehet se më këtë vendim Kryeministri Rama po cenon lirinë e medias, ndaj kanë kërkuar që BE të reagojë për këtë ngjarje.

“I bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që menjëherë të angazhohet me Qeverinë shqiptare për të diskutuar këto shqetësime, si çështje me prioritet në bisedimet për anëtarësim”

Alenca deklaron se, planet për krijim të Agjencisë për Media dhe Informim në Shqipëri, të shpalosura gjatë sesionit të parë të legjislaturës së re në Parlamentin e Shqipërisë më 18 shtator, mund të centralizojnë kontrollin mbi marrëdhëniet publike të Qeverisë në një entitet të vetëm.

“Sipas vendimit, zëdhënësit e ministrive dhe të departamenteve qeveritare, do të ndalohen që të flasin drejtpërdrejt me mediat dhe informacioni publik apo komentet do të duhet të miratohen nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë, i cili do të emërohet nga kryeministri dhe do ta ketë pozitën e barabartë me atë të një ministri qeveritar”, ka thënë aleanca.


Aty është përmendur po ashtu se kushdo që mban pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm, do të mund të emërojë apo shkarkojë zëdhënësit në secilën ministri dhe do t’ua miratojë paraqitjet publike apo intervistat.
Organizatat që janë pjesë e aleancës besojnë se ndonëse Qeveria shqiptare, në krye me Edi Ramën, ka thënë se duke financuar këtë Agjenci me buxhet shtetëror, do ta rrisë transparencën, në fakt mund të ndodhë e kundërta.


“Gazetarët në Shqipëri janë duke punuar aktualisht në kushte jashtëzakonisht të vështira për të pasur qasje në informacion nga burimet qeveritare. Qeveria komunikon me gazetarët përmes grupeve në platformën WhatsApp, në vend që të përdorë kanale zyrtare. Gazetarët që punojnë për media të pavarura diskriminohen vazhdimisht kur kërkojnë informacione nga ministrat. Gazetarëve që shihen si përfaqësues të ‘opozitës’ nuk u mundësohet akreditimi dhe u mohohet bërja e pyetjeve në konferenca për media”, thuhet në deklaratë.
Kundër këtij vendimi janë ngritur edhe gazetarët vendas, të cilët gjithashtu kanë kërkuar që BE të lëviz, pasi po shkelet e drejta e informimit të lirë.

Etiketa: kerkeseMEDIARama

Lajme të lidhura

Rama sulmon edhe Eurodeputetët që i dolën kundër: Erdhën këtu dhe folën përçart
Aktualitet

Rama sulmon edhe Eurodeputetët që i dolën kundër: Erdhën këtu dhe folën përçart

18:19 - 11/07/26
Milionat për Kanye West/ Gazment Bardhi: Të hënën, kallëzim në SPAK ndaj Ramës dhe Gonxhes
Aktualitet

Milionat për Kanye West/ Gazment Bardhi: Të hënën, kallëzim në SPAK ndaj Ramës dhe Gonxhes

17:01 - 11/07/26
Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi
Aktualitet

Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi

13:55 - 11/07/26
Para
Elbasan, automjeti shpërthen në flakë

Elbasan, automjeti shpërthen në flakë

TË FUNDIT

Rama sulmon edhe Eurodeputetët që i dolën kundër: Erdhën këtu dhe folën përçart
Aktualitet

Rama sulmon edhe Eurodeputetët që i dolën kundër: Erdhën këtu dhe folën përçart

18:19 - 11/07/26

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestat kundër projektit në Zvërnec, duke drejtuar kritika jo vetëm ndaj organizatorëve...

Lexo më shumë
FIFA shet si suvenir barin e finales së Botërorit 2026, ja sa do të kushtojë copëz fushe e stadiumit “MetLife”

FIFA shet si suvenir barin e finales së Botërorit 2026, ja sa do të kushtojë copëz fushe e stadiumit “MetLife”

18:11 - 11/07/26
Përplasja e Trump me median/ Gazetarët e “New York Times” në gjyq për rrjedhje të informacioneve për “Air Force One”

Përplasja e Trump me median/ Gazetarët e “New York Times” në gjyq për rrjedhje të informacioneve për “Air Force One”

17:58 - 11/07/26
Arrestohen në pikat kufitare të Sarandës tre persona të shpallur në kërkim

Arrestohen në pikat kufitare të Sarandës tre persona të shpallur në kërkim

17:45 - 11/07/26
FIFA mund të shtyjë Angli-Norvegji, ja çfarë po ndodh para çerekfinales së Botërorit

FIFA mund të shtyjë Angli-Norvegji, ja çfarë po ndodh para çerekfinales së Botërorit

17:30 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com