GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Shuplaka e mediave italiane, Rama na tregon vetëm Shqipërinë që do ai

21:38 - 11/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Shuplaka e mediave italiane, Rama na tregon vetëm Shqipërinë që do ai
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Prej vitesh Edi Rama na tregon Shqipërinë që duam të shohim”. Me këtë titull gazetari italian Nicola Pedrazzi ka titulluar një analizë të tij në gazetën “Domani” kushtuar prapaskenave të demokracisë shqiptare dhe mënyrën si e propagandon kryeministri Edi Rama në sytë e italianëve.

Gazetari italian thotë se prej vitesh mediat italiane kanë “mbyllur njërin sy” kur bëhet fjalë për Shqipërinë duke i kushtuar më shumë rëndësi fasadës.

“Përse Hungarisë së Orbanit dhe Turqisë së Erdoganit i vëmë filtra kritike ndërsa Shqipërisë së Edi Ramës mjaftohemi vetëm duke i zgjatur mikrofonin?

Kryeministri shqiptar na tregon historinë që duam të dëgjojmë: vendi i varfër, por mirënjohës që tani është shndërruar në një vend të mirëseardhjes, një pasqyrë të suksesit të Italisë sonë.

Por në realitet Shqipëria është një vend ku progresi ekonomik dhe social është në ngecje dhe ku kontrolli i qeverisë mbi vendin është i përhapur dhe ka pak për t’u pasur zili, si ato vendet autoritare që ne i kritikojmë çdo ditë” – shkruan autori.

“Mënyra si flet italofoni Edi Rama kalon me strategji nëpërmjet gazetarëve italianë sepse ai e njeh mirë padijen tonë kombëtare. Rama e di që në kokën e italianëve, shqiptari është dhe do mbetet ende emigranti mbi gomone, e di që progresisti italian turpërohet nga kjo, e di që për çështjen e migracionit Italia ka nevojë për histori suksesi, e di populizmin italian dhe lëshon shigjeta ndaj Europës.

Të djathtëve këtu u duhen shqiptarët sepse janë të bardhë, flasin italisht, janë të integruar që edhe pse myslimanë nuk janë ekstremistë. Të majtët shkojnë me idenë që nëse mbjell sot do të korrësh nesër duke kujtuar “Italinë e hapur” të një herë e një kohe.

Të gjithë harrojnë se qindra minorenë braktisen çdo vit në rrugët e vendit nga prindër shqiptarë, duke u bërë shpesh keqbërës, por që ikin nga Shqipëria që prej 8 vitesh qeveriset nga Edi Rama pa reformat e duhura ekonomike dhe sociale për qytetarët e saj” – thuhet në shkrim, citon lapsi.al.

Gazetari italian përmend një sërë shfaqjesh që Rama i ka servirur me mjeshtëri në mediat italiane siç ishte edhe rasti i fundit i marrjes së refugjatëve afganë. I tillë ishte edhe rasti kur Rama dërgoi mjekët dhe infermierët në rastin e krizës së pandemisë “madje duke përgatitur edhe një koreografi sipas regjimit dhe që përfundoi në fund me një festë në hotel ku morën edhe një padi nga autoritetet”.

Sipas gazetarit, kështu u përdorën mediat italiane që kur Rama mori pushtetin në 2013-ën. Më pas u bë çështje hapja e Agon Channel dhe se si në gazetat italiane shkruhej se tani kishte ardhur koha që italianët po emigronin drejt Shqipërisë. Gazetari kujton edhe deklaratën e Erion veliajt që atëherë tha se në Shqipëri jetonin 29 mijë italianë edhe pse shifrat zyrtare flisnin për vetëm 2 mijë.

Të bujshme thotë gazetari janë intervistat e Ramës ku thotë “se nuk ua ndien mungesën sindikatave” duke kënaqur të djathtët në Itali dhe më pas shton se “ndihemi italianë edhe nëse nuk vishemi me Versaçe” duke marrë pëlqimin e të majtëve matanë detit.

Gazetari italian thotë se në fakt e vërteta është krejt ndryshe.

“Shqipëria reale është ndryshe nga ajo realja. Së pari që nga vera e 2019-ës në të gjitha bashkitë qeverisë Partia Socialiste e Edi Ramës sepse ato zgjedhje që Presidenti i Republikës nuk dëshironte që të zhvilloheshin, në mënyrë të papërgjegjshme edhe opozita nuk mori pjesë. Nuk ka asnjë vend evropian ku të gjitha bashkitë janë monokolor.

Së dyti zgjedhjet elektorale të 25 prillit treguan një fitore të pastër dhe të padiskutueshme të Edi Ramës me 48% të votave kur pjesëmarrja ishte 46%, por ato u paraprinë nga një sistem korruptiv nga ana e militantëve të Partisë Socialiste që përdorën të dhënat e qeverisë për të krijuar hartën e pëlqyeshmërisë në kryeqytet. Imagjinoni një fqinjin tuaj që me një dokument exel i tregon partisë se cila është mënyra për të marrë votën e tuaj.

Nëse Shqipëria dhe shqiptarët na interesojnë vërtet, duhet të mësojmë, të shkruajmë dhe të flasim se në këtë mënyrë jetohet dhe votohet në Shqipërinë e Edi Ramës. Boll me importin e historive nga Shqipëria që na bëjnë të ndihemi rehat, por me veprime që mund të bëjmë për të ndihmuar rritjen e demokracisë shqiptare” – mbyllet artikulli. ©LAPSI.al

Etiketa: Edi RamaMedia Italiane

Lajme të lidhura

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim
Aktualitet

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Para
Ambasadori britanik pohon: Shtëpitë e barit nga shqiptarët janë një fenomen shqetësues në Angli

Ambasadori britanik pohon: Shtëpitë e barit nga shqiptarët janë një fenomen shqetësues në Angli

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com