GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Kjo nuk është normale”, OSHEE nuk i lidh dritat shkollës së rindërtuar, shkak borxhet e bashkisë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A

Pavarësisht se shkolla 9-vjeçare “Gjok Elezi”, në fshatin Sanxhak të Kurbinit, është rindërtuar dhe punimet kanë përfunduar, ajo nuk ka hapur dyert për nxënësit.

Shkak për këtë situatë është bërë mungese e energjisë elektrike në shkollë, duke detyruar nxënësit që ta zhvillojnë mësimin në qytetin e Laçit.

Nxënës e prindër e konsiderojnë këtë situatë aspak normale, në një kohë që rindërtimi i shkollës së dëmtuar nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019-të, ka përfunduar prej kohësh.

Ata thonë se udhëtimi me autobus drejt qytetit të Laçit është mjaft i vështirë dhe një rrezik serioz për përhapjen e virusit COVID-19.

“Po presim autobusin për shkollën në Laç. Nuk e di se çfarë presin që nuk e hapin shkollën. Herë thonë që nuk ka drita, herë të tjera që nuk ka tuba uji, nuk e di çfarë ka, veçse nuk është në rregull. Është shumë e vështirë të vazhdojmë kështu”

“Nuk di gjë. Këta thonë është rregulluar por fëmijët nuk i çojnë në shkollë. Detyrohemi që t’i dërgojmë me furgonin e shkollës, por edhe shoferi nuk përdor maskat që të sigurohen fëmijët”- thonë disa nga banorët

“Po bëjmë shkollën në Laç sepse nuk është hapur shkolla. Edhe pse është përfunduar nuk e di pse nuk është hapur. Në autobus nuk janë kushtet më të mira. Ne na merret fryma. Kemi gati dy vjet kështu. Ne kërkojmë të hapet shkolla”- u shpreh një nxënëse

E kontaktuar përmes telefonit për këtë çështje, Drejtoresha e Arsimit në Bashkinë Kurbin, Fatbardha Pojani, thotë se është bërë kërkesa në OSHEE prej të paktën dy muajsh për shtimin e kapacitetit dhe lidhjen e energjisë elektrike në këtë shkollë me qëllim që të hapë dyert për nxënësit, por problemi ende nuk ka marrë zgjidhje.

Burime pranë OSHEE bënë me dije se shkak i mungesës së energjisë elektrike për këtë shkollë janë borxhet e prapambetura të bashkisë, pasi godina është në varësi të saj, ndërsa bashkia nuk ka reaguar lidhur me këtë shqetësim. / Gijotina.com /

Etiketa: LacShkolla

Lajme të lidhura

Kulla tek Parku Rinia, kritika e gazetarit holandez: Një projekt i kopjuar, dembel dhe pa frymëzim
Aktualitet

Kulla tek Parku Rinia, kritika e gazetarit holandez: Një projekt i kopjuar, dembel dhe pa frymëzim

11:13 - 03/10/26
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën
Breaking Views

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine
Aktualitet

Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine

09:38 - 02/10/26
Para
Gjirokastër, studentët kundër vaksinimit të detyruar

Gjirokastër, studentët kundër vaksinimit të detyruar

TË FUNDIT

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit
Breaking Views

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

22:04 - 03/10/26

Marshimi i protestës së 126-të ka vijuar përgjatë rrugës së Durrësit, ku protestuesit janë ndalur edhe pranë Ministrisë së Arsimit....

Lexo më shumë
Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

21:49 - 03/10/26
Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

21:15 - 03/10/26
Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

20:43 - 03/10/26
Aktivisti i Diasporës: Të qëndrojmë të bashkuar për të rrëzuar regjimin

Aktivisti i Diasporës: Të qëndrojmë të bashkuar për të rrëzuar regjimin

20:38 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com