GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Shkarkimi i Nokës, mbështetësit e Berishës shpërthejnë ndaj Bashës: Po të mblidhet litari

10:57 - 12/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkarkimi i Nokës, mbështetësit e Berishës shpërthejnë ndaj Bashës: Po të mblidhet litari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Demokratët nuk e kanë pritur aspak mirë shkarkimin e Nokës nga Komisioni i           Sigurisë dhe ditën e sotme ata kanë shpërthyer në kritika e akuza  ndaj kreut të PD.

Deputeti Edmond Spaho,  përmes një postimi në Facebook ka ironizuar vendimin e Lulzim Basha dhe madje e ka paralajmëruar se do ta përjashtojë edhe nga Grupi Parlamentar nëse vijon ende me shpifjet ndaj kryedemokratit. 

Spaho shkruan se Basha po sillet si diktatori Enver Hoxha, ku pas dëbimeve duhet të fillojë me internimet. Për Spahon, Bashës po i mblidhe litari dhe po kthehet në një person qesharak dhe i mjerë.

“Lul mjaft me dëbime, fillo internimet tani. Bjeru deputeteve si ne 45. Po ndonjë pushkatim nuk do bëjmë? Nuk e bën dot Enverin ti. I pari ishte historik, i dyti qesharak dhe i mjerë. Po te mblidhet litari, Lul, po të mblidhet”, shkruan Spaho.

Nga ana tjetër edhe e demokrati Fatbardh Kadilli e ka dënuar këtë veprim të Bashës. Sipas tij,  Basha çdo ditë e më shumë po zvogëlon dhe degradon Partinë Demokraike.

“Shkarkimi i z. Noka një dëshmi tjetër e traditës së shëmtuar të përjashtimeve.  Opozita zvogëlohet edhe me shumë nga përjashtimi. Një dëshmi e re e kryetarokracisë. Basha e emëroi Kryesinë e grupit dhe gati dy të tretat e Kryesisë si një kryetarokrat dhe e shkarkon po si kryetarokrat. Demokratët duhet të reagojnë kundër modelit jo rastit personal. Basha veproi si Kryetarokrat jo vetëm kur shkarkoi, por edhe kur emëroi. Përplasja me akuza të ndërsjellta me etiketime “llum” apo “peng” tregon degradim. Kë të besojnë demokratët? Ata meritojnë më shumë nga Kryetari dhe nga ish Kryetari. Kjo klimë përplasjesh dhe përjashtimesh tregon degradim. Idetë dhe propozimet e Manifestit “për një parti më e madhe se kryetari” janë përgjigjja për të dalë nga kjo gjendje si një parti e pastër, e hapur, e bashkuar, fituese”, shkruan Kadilli në Facebook.  

Kadilli u bën thirrje demokratëve të reagojë ndaj këtij modeli.

E. H/ gijotina.com/

Etiketa: KadilliNokaPD

Lajme të lidhura

Berisha: Strumbullari i aferës së AKSHI-t është çifti Rama, kryepeshkaqeni është Armand Frangu
Aktualitet

Berisha: Strumbullari i aferës së AKSHI-t është çifti Rama, kryepeshkaqeni është Armand Frangu

13:23 - 24/04/26
Berisha njofton datën për protestën e radhës: Shqiptarët do të mbushin rrugët dhe sheshet e Tiranës kundër këtij regjimi hajdut
Aktualitet

Berisha njofton datën për protestën e radhës: Shqiptarët do të mbushin rrugët dhe sheshet e Tiranës kundër këtij regjimi hajdut

13:04 - 24/04/26
Gazeta greke: Batutat e Ramës nuk mjaftojnë për të siguruar dritën jeshile për afrimin me BE-në
Aktualitet

Gazeta greke: Batutat e Ramës nuk mjaftojnë për të siguruar dritën jeshile për afrimin me BE-në

12:29 - 24/04/26
Para

“Kjo nuk është normale”, OSHEE nuk i lidh dritat shkollës së rindërtuar, shkak borxhet e bashkisë

TË FUNDIT

Rriten importet e ilaçeve/ KLSH ngre alarmin: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ekonomi & Sociale

Rriten importet e ilaçeve/ KLSH ngre alarmin: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë

14:00 - 24/04/26

Një sistem që duhet të garantojë jetën e qytetarëve po dështon, duke iu ofruar atyre medikamente të skaduara dhe jo...

Lexo më shumë
Berisha: Strumbullari i aferës së AKSHI-t është çifti Rama, kryepeshkaqeni është Armand Frangu

Berisha: Strumbullari i aferës së AKSHI-t është çifti Rama, kryepeshkaqeni është Armand Frangu

13:23 - 24/04/26
Berisha njofton datën për protestën e radhës: Shqiptarët do të mbushin rrugët dhe sheshet e Tiranës kundër këtij regjimi hajdut

Berisha njofton datën për protestën e radhës: Shqiptarët do të mbushin rrugët dhe sheshet e Tiranës kundër këtij regjimi hajdut

13:04 - 24/04/26
I pandehur për shkelje të barazisë në tendera! Ish-vartësi i ballukut, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

I pandehur për shkelje të barazisë në tendera! Ish-vartësi i ballukut, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

12:45 - 24/04/26
Gazeta greke: Batutat e Ramës nuk mjaftojnë për të siguruar dritën jeshile për afrimin me BE-në

Gazeta greke: Batutat e Ramës nuk mjaftojnë për të siguruar dritën jeshile për afrimin me BE-në

12:29 - 24/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com