Përfaqësuesja e Kosovës po luan ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, sfidë e vlefshme për kualifikueset e kampionatit botëror Katar 2022. Miqtë kanë kaluar në avantazh për shkak të një gabimi fatal të portierit Aro Muriç. Kosova po luante mjaft mirë por gabimi i pafalshëm i portierit ndëshkoi dardanët.
Me këtë rezultat Kosova renditet në vendin e fundit në grupin B në kuotën e 4 pikëve. Dardanët kanë shënuar tre gola dhe kanë pësuar plot 13 të tillë. Trajneri Bernard Challandes është në prag shkarkimi teksa nëse Kosova humbet sot zvicerani mund të largohet përfundimisht nga drejtimi i ekipit.