GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

FOTO, shkarkimi i Challandes, Qeqa Krelani propozon trajnerin e ri për Kosovën

16:08 - 13/10/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
FOTO, shkarkimi i Challandes, Qeqa Krelani propozon trajnerin e ri për Kosovën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zviceriani Bernard Challandes është shkarkuar nga drejtimi i stolit të Kombëtares së Kosovës. 70-vjeçari u shkarkua nga Federata e Futbollit të Kosovës për shkak të rezultateve zhgënjyese në kualifikueset e Botërorit ‘Katar 2022’, ku e fundit ishte disfata në shtëpi me rezultatin 1-2 ndaj Gjeorgjisë, që është edhe skuadra më e dobët në grupi e dardanëve.

Nga ana tjetër, një nga zërat më të fortë kundër punës së Challandes me Kombëtaren e Kosovës, është komentatorja e mirënjohur kosovare, Qeqa Krelani.

Për një kohë vërtet të gjatë, ajo ka shprehur rezerva mbi punën e trajnerit në shumë emisione sportive të rajonit, dhe më në fund duket se edhe Federata e Futbollit të Kosovës u bind për fjalët e saj.

“Koha po shkon edhe kjo gjeneratë po i kalon vitet e saj. Ne po mundohemi të gjejmë kush është fajtori ose problemi, por problemin ne e kemi brenda në Kombëtare. Defekti numër 1 te ne nuk janë futbollistet, nuk është Federata, por është trajneri. Ai duhet të përshëndetet dhe duhet të hapë krahun për dikë që është më bashkëpunues,”- shprehej javë më parë Qeqa për emisionin ‘Sporti Total’.

Stoli i kësaj kombëtareje tani është i lirë dhe Qeqa nuk ka ngurruar më asnjë moment më shumë për të hedhur propozimin e saj në tavolinë, duke e bërë publik në profilin e saj në ‘Instagram’.

Besnik Hasi është emri i propozuar nga komentatorja, një trajner me një karrierë vërtet të gjatë dhe mund të përmendim drejtimin e stolit të Anderlecht, ku e nisi si asistent dhe më pas trajner i parë, Legia e Varshavës, Olimpiakos dhe për të vijuar më pas në Arabinë Saudite me ekipet Al-Raed dhe Al-Ahli./Gijotina.com

Etiketa: Challandesqeqa krelanitrajneri

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Kurti i përgjigjet Borrellit për tensionet në veri: BE nuk duhet ta bëjë krimin e kontrabandën  problem etnik

Kurti i përgjigjet Borrellit për tensionet në veri: BE nuk duhet ta bëjë krimin e kontrabandën problem etnik

TË FUNDIT

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…
Breaking Views

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26

Reagimi i Ambasadës Amerikane për TopNews: Faleminderit për kërkesën. Ne ofrojmë përgjigjen e mëposhtme në sfond (on background), që mund...

Lexo më shumë
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

11:33 - 02/04/26
Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com