GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Tiranë, zbulohet e shkuara kriminale e dy të arrestuarve (FOTO)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Plagosja e dyfishtë në Tiranë, zbulohet e shkuara kriminale e dy të arrestuarve (FOTO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kanë dalë detaje të reja lidhur me plagosjen e dyfishtë që ndodhi ditën e djeshme në ish-parkun e Autobusëve në Tiranë, ku mbetën të plagosur Aleksandër Nikolla dhe Xhulio Vela. Të arrestuarit e kësaj ngjarje janë Farjon Palushi dhe Daniel Manushi, si dhe është shpallur në kërkim Islam Xhetani, të tre këta emra me precedent të mëparshëm penal.

Aleksandër Nikolla, pra një prej të plagosurve, është arrestuar pasi akuzohet se nuk ka treguar identitetin e personave që i kanë qëlluar. Raportohet se gjendja shëndetësore e dy të plagosurve është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, vlen të përmendet se Daniel Manushi dhe Farjon Palushi nuk ishin emra të panjohura për policinë.

Daniel Manushi njihet si tip problematik, rezulton me nënshtetësi gjermane pasi ka lindur në këtë shtet dhe herë pas here udhëtonte drejt këtij vendi.

27-vjeçari është me precedent penal, pasi 4 vite më parë qëlloi me armë zjarri duke plagosur një efektiv policie, të komisariatit nr. 1, i cili në momentin që u godit ishte jashtë shërbimit. Daniel Manushi më 28 nëntor 2017 qëlloi dhe plagosi agjentin e krimeve Ermal Bregu.

Agjenti Bregu asokohe dëshmoi se ngjarja kishte ndodhur për shkak të një konflikti banal mes tyre. Sipas tij, Manushi i kishte thënë “pse më sheh” dhe nga aty kishte nisur debati që përfundoi me plagosje.

Ndërsa Fatjon Palushi është arrestuar në operacionin e qershorit të Komisariatit nr. 2 për prodhim dhe shitje të narkotikëve, ku u prangosën në total 12 të rinj të zonës së ish-Parkut të Autobusëve. Palushi ishte pjesë e grupit që merrej me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e ish-Parkut, në rrugën “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”. Në këtë rast Palushi u la në “arrest shtëpie”.

Shkak i ngjarjes së djeshme në Tiranë dyshohet se ka qenë një sherr i momentit, por nuk përjashtohet as mundësia për çështje droge.

Etiketa: Tirane

Lajme të lidhura

Shkrumbohet nga flakët banesa në Shkodër, nuk ka të lënduar
Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët banesa në Shkodër, nuk ka të lënduar

22:40 - 07/08/26
“Humba gruan dhe djalin”, rrëfimi i shqiptarit pas aksidentit në Greqi: Ma ndjeu zemra, i mora në telefon…
Aktualitet

“Humba gruan dhe djalin”, rrëfimi i shqiptarit pas aksidentit në Greqi: Ma ndjeu zemra, i mora në telefon…

20:20 - 07/08/26
Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan, varg kilometrik automjetesh
Aktualitet

Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan, varg kilometrik automjetesh

20:08 - 07/08/26
Para
Vendoset te Barcelona, ja kush do jetë trashëgimtari i numrit 10 të Messit

Coutinho fut në ‘borxh’ të thellë Barcelonën

TË FUNDIT

Krijohet “NATO-ja” e tri superfuqive myslimane
Botë

Krijohet “NATO-ja” e tri superfuqive myslimane

23:30 - 07/08/26

Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani kanë nënshkruar një marrëveshje të përbashkët mbrojtjeje, të ngjashme me atë të NATO-s, sipas së...

Lexo më shumë
“Rama jepe dorëheqjen”, mesazhi në Bulevard për Prokurorinë e Posaçme: SPAK, ç’pret?

“Rama jepe dorëheqjen”, mesazhi në Bulevard për Prokurorinë e Posaçme: SPAK, ç’pret?

23:03 - 07/08/26
Banorët e Memaliajit protestojnë kundër bashkimit me Tepelenën, bllokohet rruga nacionale

Banorët e Memaliajit protestojnë kundër bashkimit me Tepelenën, bllokohet rruga nacionale

22:55 - 07/08/26
Shkrumbohet nga flakët banesa në Shkodër, nuk ka të lënduar

Shkrumbohet nga flakët banesa në Shkodër, nuk ka të lënduar

22:40 - 07/08/26
Zgjedhja e presidentit, Kurti i ofron PDK postin e kryetarit të Kuvendit, i kërkon mbështetje për zgjedhjen e presidentit

Zgjedhja e presidentit, Kurti i ofron PDK postin e kryetarit të Kuvendit, i kërkon mbështetje për zgjedhjen e presidentit

21:30 - 07/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com