GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gjithçka që mendoni se dini mbi CIA-n është e gabuar

10:33 - 14/10/21
në Botë
Kohë leximi: 6 min
A A
Gjithçka që mendoni se dini mbi CIA-n është e gabuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ne jemi të mbushur me histori spiunësh. “No Time to Die”, ishte filmi i fundit i Xhejms Bond, që nisi të shfaqet në kinematë e mbarë botës javën e kaluar, si pjesa e 25-të e kësaj sage. Unë jam një konsumator i madh i historive të spiunazhit. Madje kam shkruar vetë një roman spiunazhi.

Gjithashtu jam një ish-analist i CIA-s. Dhe nëse thrillerët e Hollivudit apo librat me spiunë, janë burimi juaj kryesor mbi selinë e agjencisë së famshme në Lengli, atëherë shanset janë që gjithçka që mendoni se dini mbi CIA-n të jetë e gabuar.

Në shumicën e filmave të Hollivudit, spiunët super-heronj të CIA-s vrasin shumë njerëz, shpërthejnë objekte dhe veprojnë shpesh pa vendime zyrtare, ndoshta në territorin amerikane. Në përshkrimet e tjera, CIA përshkruhet si moralisht e falimentuar dhe joefektive, ndërsa oficerët e saj si gënjeshtarë, cinikë dhe agresivë.

Unë nuk shoh ndonjë gjë të keqe me filmat e Hollivudit, pasi në çdo rast shumica e tyre nuk janë duke u përpjekur të jenë të vërtetë në raport me CIA-n. Pjesa më e madhe e tyre është shumë argëtuese. Madje disa prej tyre mund të përfaqësojnë deri diku një grimcë e të vërtetës.

Por asnjëra prej tyre nuk hedh dritë mbi atë se si është në të vërtetë të punosh brenda CIA-s.

Për ta kuptuar këtë të fundit, mendojeni atë si një organizatë unike bipolare. Puna e përditshme e CIA-s është më e zakonshme (dhe shumë më e çuditshme) se thuajse e çdo lloj biznesi.

Por ajo është njëherazi shumë e kualifikuar dhe e jashtëzakonshme. Një aspekt i zakonshmërisë: agjencia është një organ i madh burokratik,i rrethuar nga shumë probleme të njëjta me kompanitë e “Fortune 500”. Pjesa më e madhe e punës së kreut të zyrës së CIA diku përfshin shkëmbimin e kabllogramëve me selinë qendrore Lengli, një mënyrë elegante për të thënë se si shumë menaxherë të nivelit të mesëm dhe të lartë, dërgojnë shumë e-maile.

Oficerët në terren e thërrasin “Kaçavida 10.000 milje e gjatë” selinë qendrore për shkak të aftësisë së saj për të rregulluar problemet në zyrat e agjencisë në gjithë botën. Ndërkohë ka disa procedura shumë të rrepta për paraqitjen e shpenzimeve dhe prenotimin e udhëtimeve.

Për shembull, fluturimet duhet të jenë mbi 13 orë në kohëzgjatje (pa përfshirë pushimet) për t’u kualifikuar për çmimet e klasit biznes. Por ka edhe shumë çudira të tjera. Kështu disa nga zyrat e përkohshme të Lenglit janë të infektuara me minj. Dhe oficerët rivalizojnë fort njëri-tjetrin për të gjetur parkim, për të shkurtuar rrugëtimin nëpër parkingun e madh të stilit “Disleyland” që ka Lengli.

CIA organizon çdo vit “Ditën e Familjes”, në të cilën punonjësit mund të marrin me vete disa të afërm. Zyrat dhe departamentet e agjencisë ngrenë disa stenda dhe organizojnë aktivitete argëtuese. Në stendën e drejtuar nga Zyra e Sigurisë, motra ime adoleshente dështoi në mënyrë spektakolare në testin e saj të parë dhe të vetëm të poligrafit (testin e së vërtetës).

Në selinë qendrore ekziston një dyqan dhuratash që shet logon e agjencisë, e cila gjendet në objekte të ndryshme si gotat e birrës, topat e golfit etj. Fakti që agjencia nuk është vetëm një organizatë e madhe por edhe shumë e fshehtë qeveritare, do të thotë se oficerët e CIA-s i nënshtrohen rregullave të tjera të çuditshme.

Futja e alkoolit në godinë kërkon leje të posaçme (konfiskimet nuk janë të rralla). Për shkak se dollarët e taksapaguesve nuk mund të përdoren për të financuar festimet, festat me rastin e pushimeve në CIA i ngjajnë atyre të zhvilluara në ambientet familjare, ku janë kryesisht vullnetarët që gatuajnë ose blejnë ushqimin.

Brenda selisë, punonjësit e mirëmbajtjes menaxhohen nga kompanitë kontraktore, uniforma e të cilëve përfshin një kostum jeshil. Por nëse burokracia është e zakonshme dhe rregullat të çuditshme, operacionet e CIA-s janë shumë të rrezikshme.

Nuk ka vërtet spiunë super-heronj si ata të Hollivudit, por CIA merret me misionet më të rrezikshme dhe shpeshherë vdekjeprurëse. Ata bindin agjentët e huaj që të tradhtojnë vendet e tyre, shkatërrojnë rrjetet terroriste, dhe u sigurojnë politikë-bërësve amerikanë informacionet mbi të cilat bazohet politika e jashtme amerikane.

Unë di shumë mbi operacionet teknike dhe njerëzore, që depërtuan në celulat terroriste në Lindjen e Mesme, duke parandaluar sulmet e tyre. Unë kam parë pamjet me dron të disa prej objekteve më të çmuara – dhe të fshehta – të kundërshtarëve tanë nga dhomat pa dritare në Lengli.

Unë kam dijeni mbi operacionet në të cilat oficerët e CIA-s hynë të maskuar në territoret e vendeve armike, për të zbuluar vende të mundshme ku agjentët mund të marrin dokumente shumë të rëndësishme. Unë di rastet e qeseve me para që u jepen agjentëve pas lirimit të tyre nga burgu, me mesazhin se CIA i mban premtimet e saj.

Unë njoh agjentë të arrestuar dhe vrarë pasi qeveritë e tyre zbuluan se ata i kishin dhënë CIA-s sekrete të rëndësishme. Unë di se oficerëve të agjencisë iu kërkua të shpërndaheshin në Afganistan dhe pika të tjera të nxehta për periudha 1-vjeçare, duke vënë nën një presion të jashtëzakonshme martesat dhe familjet e tyre.

I them që të gjitha këto, jo për të përshkruar mangësitë e vërteta të CIA-s, por për të ofruar disa shembuj që tregojnë se ndërsa shumica e punëve të korporatave kanë analogji diku tjetër, në rastin e CIA-s kjo nuk vlen. Realiteti i çuditshëm është se, për një organizatë të fshehtë që merret me mashtrim, kodi moral i zhvilluar për të arritur këtë mision ka të bëjë me të vërtetën. Kjo nuk do të thotë që CIA i përmbahet gjithmonë këtij kodi – historia e agjencisë ka pjesën e saj të dështimeve morale – por e vërteta është standardi i saj.

Analistët krenohen me të “duke i thënë të vërtetën pushtetit” dhe inkurajohen që në ditët e para të punës që të jenë të kujdesshëm ndaj kujtdo që përpiqet të shtrembërojë realitetin. Drejtorët e sapoemëruar të CIA-s, shumica e të cilëve mbërrijnë nga jashtë Lenglit shpesh tronditen kur shohin se si analistët e rinj korrigjojnë eprorët e tyre apo edhe drejtorin në njoftimet që përgatiten për kreun e shtetit.

Oficerët e çështjeve të CIA-s – të akuzuar për zbulimin, zhvillimin dhe rekrutimin e agjentëve – portretizohen shpesh në media si gënjeshtarë profesionistë. Por natyra e punës së tyre kërkon pikërisht të kundërtën. Ata duhet të jenë në gjendje të punojnë në mënyrë të pavarur. Lengli duhet t’u besojë atyre. Dhe është ndershmëria ajo që e jep këtë besim.

Oficerëve të CIA-s u mësohet që në fillim se gënjeshtra ndaj Lenglit, është mëkati më i madh nga të gjithë mëkatet. CIA mund të tolerojë të gjitha llojet e gabimeve, por jo mashtrimin.

Prandaj herën tjetër kur të shihni filma me spiunë, mos harroni se në anën tjetër, oficerët e CIA-s luftojnë me të zakonshmen, dhe janë të angazhuar në një lojë serioze, me rreziqe të mëdha për të përmbushur misionin e tyre: zbulimin dhe thënien e së vërtetës. / CNN – Bota.al

Etiketa: Spiune

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
Arrestohet polici në Londër, abuzoi seksualisht me dy të mitura në një klub nate

Arrestohet polici në Londër, abuzoi seksualisht me dy të mitura në një klub nate

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com