GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

KLSH nxjerr blof qeverinë, zbulohen abuzimet me kostot e trajtimit të Covid-19

09:24 - 15/10/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
KLSH nxjerr blof qeverinë, zbulohen abuzimet me kostot e trajtimit të Covid-19
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndryshe nga se pretendon qeveria, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dalë në përfundimin se shteti shqiptar nuk menaxhoi si duhet pandemisë, duke bërë që barra më e madhe t’u binte qytetarëve. Në raportin e publikuar së fundmi KLSH evidenton se vendimet e marra nga Komiteti Teknik nuk ishin plotësisht të duhura dhe Ministria e Shëndetësisë  nuk ka mbajtur përgjegjësitë që i takonin.

Gjithashtu, vihet në dukje se nuk është bërë organizimi i duhur në spitalet rajonale, të cilat u përdorën si spitale covid pas ezaurimit të kapaciteteve tek Infektivi. Sipas KLSH këto spitale nuk kanë qenë në formën e duhur për të trajtuar pacientë me koronavirus dhe sidomos ata që ishin në gjendje të rëndë.

“Në këtë fazë, ishte e nevojshme të rishikohej natyra dhe shkalla e përgjigjes, të riorganizoheshin kapacitetet për t’i shërbyer sa më mirë qëllimit të zbutjes së situatës, të rishikoheshin vendimet e marra nga Komiteti Teknik i Ekspertëve COVID-19, miratuar me Urdhrin Nr. 53, datë 31.01.2020 “Për ngritjen e Komitetit të Përkohshëm për infeksionin e përhapur nga Cokoronavirusi i ri”, për të rritur shkallën e reagimit nga Frenimi në Ngadalësim dhe më pas në Zbutje, në varësi të transmetimit dhe dobësimit të masave të marra në vend dhe në vendet e tjera, për të zvogëluar shpërhapjen epidemike. Meqenëse numri i pacientëve që kishin nevojë për hospitalizim për shkak të COVID-19 tejkaloi kapacitetin e Shërbimit Infektiv në Spitalin Universitar Nënë Tereza, u përdorën institucione të tjera mjekësore.

Në një situatë të tillë, është mirë të rishikohet riorganizmi i spitaleve universitare dhe rajonale, lidhur me shërbimin infektiv, si edhe shërbimin e urgjencës, për të mundësuar trajtimin e rasteve të tilla brenda tyre dhe, për të ulur riskun e shtimit dhe transmetimit në Shërbimin Infektiv të Spitalit Universitar “Nënë Tereza”, si rezultat i mbingarkesës”, thuhet në raport.

Nuk u mbuluan kostot për qytetarët

Kontrolli i Lartë i Shtetit shkruan se mungesa e një urdhri për shërbime falas ka bërë që shqiptarët të paguanin shifra marramendëse, pasi siç thuhet në dokument sigurimet e tyre shëndetësore nuk kanë qenë të mjaftueshme për t’ua mbuluar këto kosto. “Mungesa e një urdhri administrativ nga MSHMS për ofrimin falas/ rimbursim të vizitave dhe mjekimeve në institucionet jopublike për COVID-19, tregojnë një efektivitet jo të lartë të politikave shëndetësore në menaxhimin e situatës. Shpenzimet nga xhepi për shëndetësinë ishin të larta si për personat e siguruar, ashtu dhe për personat e pasiguruar, gjë e cila ngre pikëpyetje dhe mbi efikasitetin e skemës aktuale të sigurimeve. Për Shqipërinë kjo shkon deri në 50%, në krahasim me 14,9% në BE, shifra që tregojnë se sa i cenueshëm është sistemi shëndetësor edhe pa u përballur me sfida të jashtëzakonshme, siç është rasti i pandemisë së COVID-19”, shkruhet në  raport.

Më tej, Kontrolli i Lartë i Shtetit thekson se rimbursimi i ilaçeve për të trajtuar koronavirusin nuk ka ekzistuar. Madje, KLSH shton se shumë qytetarët as nuk morën kurrë dijeni për këtë lehtësim financiar për ta dhe për pasojë nuk kanë përfituar, duke bërë që ndihma e qeverisë mos të jetë e barabartë për qytetarët.

“Në Republikën e Shqipërisë mbulimi financiar në rastin e COVID-19 nga sigurimet nuk ishte i plotë dhe nuk garantoi ndonjë ndikim të ndjeshëm në uljen e shpenzimeve nga xhepi për shëndetësinë. Shpenzimet nga xhepi për shëndetësinë ishin të larta si për personat e siguruar, ashtu dhe për personat e pasiguruar, gjë e cila ngre pikëpyetje dhe mbi efikasitetin e skemës aktuale të sigurimeve”, thuhet në raport.

Në përfundim KLSH konstaton se  shumë qytetarë kanë marrë kredi apo borxhe për të përballuar shpenzimet për kurimin e koronavirusit.

E.H/ gijotina.com/

Etiketa: KLSHKoronaviruskosto

Lajme të lidhura

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Para
Mediat italiane e bëjnë fakt: Ibrahimoviç do luajë në takimin me Sampdorian

Luan me Pisan, gjendet pasuesi i Ibras te Milan

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com