GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Të shtënat me armë gjatë protestës, 6 të vrarë, Libani shpall ditë zie

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Të shtënat me armë gjatë protestës, 6 të vrarë, Libani shpall ditë zie
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Libani është në ditë zie, një ditë pas protestave të përgjakshme në kryeqytetin Bejrut. Së paku gjashtë veta u vranë dhe 32 të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri. Protesta u organizua nga mbështetësit e grupeve myslimane shiite Hezbollah dhe Amal, të cilët kërkonin largimin e gjyqtarit Tarek Bitar, i cili po heton çështjen e shpërthimit masiv që ndodhi në gusht të 2020 në Bejrut.
Hetimet e incidentit janë përcjellë vazhdimisht me tensione. Shiitët dhe të krishterët janë ndarë në anë të kundërta. Gjykatësi Tarek Bitar ka kërkuar të marrë në pyetje disa politikanë dhe zyrtarë të sigurisë, përfshirë aleatë të Hezbollahut, nën dyshimet se kanë neglizhuar sigurinë në port. Të gjithë ata kanë mohuar ndonjë keqbërje.

Hezbollahu, grup i armatosur rëndë, i mbështetur nga Irani, kërkon shkarkimin e gjykatësit, duke e akuzuar atë për anshmëri, por familjet e viktimave e mbështesin punën e tij. Çështja është e ndjeshme edhe për faktin se shpërthimi në port ka shkaktuar më shumë viktima myslimane, por pjesa më e madhe e dëmit fizik ka ndodhur në zona kryesisht të krishtera. Shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale në vlerë prej 15 miliardë dollarësh dhe ka lënë rreth 300,000 njerëz të pastrehë. Përleshjet e së enjtes në Bejrut zgjatën disa orë. Burimet spitalore dhe ushtarake thanë se disa prej të vrarëve ishin qëlluar në kokë.

“Shkaku kryesor i këtyre zhvillimeve qëndron te prania e armëve të pakontrolluara, që kërcënojnë qytetarët në çdo kohë dhe në çdo vend”, tha udhëheqësi i forcave libaneze, Samir Geagea.

Ushtria libaneze tha se ka nisur patrullime këmbësore në zonë. Sipas saj, personat e armatosur me pushkë automatike dhe granata-hedhës ishin anëtarë të milicive shiite dhe të krishterë. Dhuna u cilësua si më e keqja në Liban në më shumë se një dekadë.

“Libani po kalon një fazë të vështirë. Ne jemi si një pacient para dhomës së urgjencës”, tha kryeministri libanez, Najib Mikati, për agjencinë Reuters.

Nga frika e rikthimit të dhunës sektare, Departamenti amerikan i Shtetit bëri thirrje për “uljen e tensioneve” në Liban. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u bëri thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga veprimet provokuese dhe retorika nxitëse. Arabia Saudite tha se shpreson që situata në Liban të stabilizohet. Lufta civile në Liban, nga viti 1975 deri më 1990, ka lënë mbi 120,000 njerëz të vrarë.

Libani në krizë politike dhe drejt kolapsit Përveç dhunës së fundit, ky vend është duke kaluar edhe nëpër një situatë të rëndë ekonomike. Sistemi financiar i Libanit ka kolapsuar në vitin 2019, pas dekadave të korrupsionit. Gjatë dy vjetëve të fundit, monedha e vendit ka humbur më shumë se 90% të vlerës së saj dhe Banka Botërore e ka cilësuar krizën ekonomike atje si një nga depresionet më të thella në historinë moderne.

Etiketa: Armedite zielibani

Lajme të lidhura

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi
Botë

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit
Botë

Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit

10:56 - 30/09/26
Para
Tentuan të kalonin kufirin me dokumente false, tre të arrestuar në Rinas

Kapen mbi 10 mijë paund të padeklaruara në Rinas, procedohet 36 vjeçarja

TË FUNDIT

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26

Sot në orën 09:00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, e cila pritet të shqyrtojë kërkesën e Grupit Parlamentar të...

Lexo më shumë
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 124-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 124-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

07:33 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com