GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Merkel paralajmëron ndaj “forcave centrifugale” në BE

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Merkel paralajmëron ndaj “forcave centrifugale” në BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kancelarja Angela Merkel u nderua nga mbreti spanjoll Felipe VI me Çmimin Evropian Karl V për meritat e saj për Bashkimin Evropian. Angela Merkel gjithmonë ka ofruar zgjidhje konstruktive, ka kërkuar kompromise dhe ka kontribuar në këtë mënyrë për Bashkimin Evropian dhe për marrëdhëniet veçanërisht të ngushta midis Spanjës dhe Gjermanisë, tha mbreti spanjoll Felipe VI.

Në fjalën e saj falenderuese politikania kristiandemokrate zgjodhi fjalë të qarta: “Nuk duhet ta mashtrojmë veten. Në BE po veprojnë prej disa kohësh forca centrifugale”. Këto lindin kur çimentoja e vlerave të përbashkëta bëhet e brishtë, kur BE-ja nuk përmbush premtimet e saj, kur ndodhin zhvillimet shoqërore me shpejtësi të ndryshme dhe kur dallimet ekonomike dhe sociale bëhen shumë të mëdha.

“Forca e Evropës varet nga sa e bashkuar është ajo”, theksoi Merkel. Kjo vlen si për politikën e jashtme ashtu edhe atë të sigurisë, migracionin, mbrojtjen e klimës dhe në përgjithësi për gjitha fushat në të cilat dikush dëshiron të formësojë globalizimin në kuptimin evropian.

Merkel bën thirrje për një linjë të përbashkët evropiane

Në mënyrë të veçantë Merkel bëri thirrje për një politikë të përbashkët evropiane për emigracionin. Pavarësisht nga vështirësitë nuk duhet pushuar derisa të arrihet një përparim, tha ajo lidhur me rezistencën prej vitesh të disa vendeve të Evropës Lindore kundër shpërndarjes së refugjatëve brenda BE-së.

Merkel kërkon një linje të përbashkët në trajtimin e fuqisë në rritje të Kinës

Përveç Gjermanisë këtë e kërkojnë edhe një numër shtetesh të BE -së me kufij të jashtëm si Spanja, Italia dhe Greqia. Merkel gjithashtu mbrojti kursin e një politike të fortë financiare në BE. Kjo është mënyra e vetme për të garantuar që solidariteti mund të ushtrohet në kohë krize, tha ajo në fjalën e saj. Kancelarja theksoi gjithashtu rëndësinë e një linje të përbashkët në trajtimin e fuqisë në rritje të Kinës./DW

Etiketa: BEMERKEL

Lajme të lidhura

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin
Botë

Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin

17:00 - 31/07/26
Para

VIDEO, Komiteti Olimpik bën dedikimin e veçantë për Majlinda Kelmendin pas daljes në pension

TË FUNDIT

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26

Edhe pa nisur sezoni i ri në Angli, një deklaratë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve. Nana Kwaku Bonsam,...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com