GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

LSI sulmon Komisionin e Venecias: Lobon pro Ramës, bie në kontradiktë me deklaratat e veta

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
LSI sulmon Komisionin e Venecias: Lobon pro Ramës, bie në kontradiktë me deklaratat e veta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalë sot në një deklaratë ku sulmon hapur Komisionin e Venecias në lidhje me raportin e saj për zgjedhjet e 30 qershor 2019. Përmes një postimi në Facebook, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, shkruan se Venecia përveç se  bie ndesh me deklaratat e veta, del edhe kundër OSBE për të lobuar pro Ramës.

Vasili ka publikuar deklaratat e mëparshme të Komisionit dhe duke e krahasuar me deklaratën e 13 tetorit, hedh dyshimet se gjithçka po bëhet për interes të Ramës, duke mbytur kështu të vërtetën për skandalin e zgjedhjeve në 30 qershor 2019

“Venecia ka bërë opinionin e saj ndaj kërkesës së Shoqatës se Kryethatëve te Bashkive për zgjedhjet lokale moniste të 30 qershorit.

Është dukshëm një opinion i mbërthyer nga një “hall” i madh sepse opinioni i kundërvihet hapur dhe në mënyrë vetëvrasëse raportit final te ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit 2019 i cili thotë qartë: “Pasiguria u rrit më tej nga mosmarrëveshja midis palëve të interesuara zgjedhore në lidhje me ndarjen e përgjegjësisë midis Gjykatës Kushtetuese, si organi i vetëm i mandatuar për të vendosur mbi kushtetutshmërinë e dekreteve presidenciale, dhe Kolegjit Zgjedhor që ka mandat të mbikëqyrë ligjshmërinë e procesit zgjedhor.

Vetëm Gjykata Kushtetuese është e autorizuar të gjykojë mbi kushtetueshmërinë e dekreteve të Presidentit të Republikës.”

Por Venecia serish nën ngërçin e ” hallit” del edhe kundër vetes sepse në Opinionin Final nr. 959/2019 thotë:

“Dekreti i Presidentit nr. 11199, datë 10.6.2019 dhe Dekreti Nr. 12211, datë 27.6.2021 2019, nuk u kundërshtua siç duhet përpara ndonjë gjykate sipas procedurave kryesore (as përpara Kolegjit Zgjedhor dhe as Gjykatës Kushtetuese). Presidenti nuk kishte asnjë qëndrim dhe nuk u dëgjua në procedurat para KQZ-së dhe Kolegjit Zgjedhor. Këto organe e konsideruan Dekretin e tij të pavlefshëm, për t`u dukur i parëndësishëm”. Ndërsa ODIHR në opinionin final për zgjedhjet e 30 qershorit 2019 thotë:

“Duke iu referuar rastit të kërkesës së Partisë së Uniteti Kombëtar për t’u tërhequr nga zgjedhjet, dhe vendimeve përkatëse të Kolegjit Zgjedhor dhe KQZ, u vërejtën me shqetësim: mungesa e paanshmërisë së KQZ dhe votimi i anëtarëve të saj mbi linja partiake;  fakti që gjykatësit e Kolegjit Zgjedhor janë subjekt i procesit të vetingut, që mund të ndikojë sigurinë e mandatit të tyre dhe potencialisht pavarësinë e tyre në vendimmarrje”.

Pyetja e madhe është çfarë halli apo ç’lobim e vuri Venecian në këtë pozicion vërtetë qesharak sa që e detyron ti kundërvihet ODIHR dhe vetes??”, shkruan ai.

Sipas Vasilit, është e turpshme të konsiderosh të rregullta zgjedhje që u zhvilluan pa dekretin e Presidentit të vendit.

Etiketa: komisioni i veneciasLSI

Lajme të lidhura

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda
Breaking Views

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

22:00 - 01/06/26
Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi
Breaking Views

Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

21:45 - 01/06/26
“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…
Breaking Views

“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

21:37 - 01/06/26
Para
Sir Alex Ferguson ka 25 vite që përtyp çamçakëz në çdo ndeshje, McGregor zbulon arsyen pse

Sir Alex Ferguson ka 25 vite që përtyp çamçakëz në çdo ndeshje, McGregor zbulon arsyen pse

TË FUNDIT

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda
Breaking Views

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

22:00 - 01/06/26

Kryeministri Edi Rama do të mikpresë të martën Presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa, i cili viziton Tiranën si...

Lexo më shumë
Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

21:45 - 01/06/26
“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

21:37 - 01/06/26
Ikën drejtoresha e QSUT-së, Anxhela Paparizo: Krijuam një linjë për denoncimin e korrupsionit…

Ikën drejtoresha e QSUT-së, Anxhela Paparizo: Krijuam një linjë për denoncimin e korrupsionit…

20:59 - 01/06/26
“Flasim edhe greqisht, nuk jemi më pak shqiptarë”/ U dhunua gjatë protestës në Zvërnec, flet qytetari: Ndërhyri Policia e Shtetit…

“Flasim edhe greqisht, nuk jemi më pak shqiptarë”/ U dhunua gjatë protestës në Zvërnec, flet qytetari: Ndërhyri Policia e Shtetit…

20:43 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetcasibombetgaranti girişJojobetCasibom GirişJojobet giriş