GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Skandali, KESH prodhoi maksimalisht energji në verë duke e tharë Hidrocentralin e Fierzës

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Skandali, KESH prodhoi maksimalisht energji në verë duke e tharë Hidrocentralin e Fierzës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në periudhën janar-gusht të këtij viti, Shqipëria prodhoi gati 7.1 miliardë kWh, nga të cilat, 1.4 miliardë u eksportuan dhe 1.1 miliardë të tjera u humbën. Mbiprodhimi në muajt e verës bëri që niveli i liqenit të Fierzëz të bjerë në 274.3 metra, pesë metra më pak se sa mesatarja shumëvjeçare dhe në një nga nivelet më të ulëta në shumë vite për këtë periudhë.

Prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri për periudhën janar-gusht shënoi një rekord gjatë tetë muajve të periudhës janar-gusht të këtij viti dhe duke lënë pjesërisht të thatë më shumë se sa zakonisht liqenin e Fierzës por jo në kuota shumë të ulëta. Të dhënat e publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë, tregojnë se prodhimi prej gati 7.1 miliardë kWh këtë vit është 92% më i lartë se sa në vitin 2020 ku prodhimi nga sektori publik u rrit me 107% ndërsa ai në sektorin privat me 74%. Prodhimi i bollshëm bëri që vendi të jetë eksportues neto për këtë tetëmujor, por eksportet ishin të larta në periudhën janar-qershor ndërsa në korrik dhe gusht, prodhimi vendës nuk mjaftoi të mbulojë të gjithë konsumin.

Prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri përcaktohet kryesisht nga faktori i reshjeve, pra sasia e shiut që bie nga qielli ndërsa një rol jo të vogël ka edhe menaxhimi efikas i kaskadës së Drinit. Në vite me shumë reshje prodhimi rritet njëkohësisht nga sasia më e madhe e ujit dhe nga niveli mesatarisht më i lartë i liqeneve, ku sa më i lartë të jetë niveli, aq më i lartë është presioni dhe eficenca e prodhimit të energjisë.

Këto dy faktorë bëjnë që prodhimi i energjisë elektrike të jetë i luhatshëm. Në vitin 2018 Shqipëria prodhoi 8.6 miliardë kWh, një rekord historik, ndërsa në vitet 2019 e 2020 prodhimi ra në 5.2 dhe 5.3 miliardë. Gjasat janë që viti 2021 do të jetë një vit tjetër rekord për prodhimin.

Kryeministri Edi Rama shpalli se vendi gjendet në krizë energjetike javën e kaluar dhe i akordoi një garanci për huamarrje me vlerë 200 milionë euro kompanive të sistemit të energjisë për të paguar faturat e shtrenjta të importit. Opozita e akuzoi qeverinë se e ka keqmenaxhuar kaskadën e Drinit qëllimisht, duke prodhuar energji me tepri dhe duke e shitur lirë dhe për të justifikuar në këtë mënyrë importe të shtrenjta të energjisë në këto kohë të vështira në tregun rajonal.

Të dhënat e Entit tregojnë se prodhimi i energjisë elektrike, veçanërisht në muajt korrik e gusht, ka sjellë rënien e nivelit në liqenin e Fierzës në kuota goxha më të ulëta se sa mesatarja historike por sërish larg minimumit historik. Kështu, në muajin korrik, niveli i Fierzës ishte 282.7 metra ose 2.4 metra poshtë mesatares shumëvjeçare, e cila është 285.1 metra. Dhe për muajin gusht, niveli këtë vit ishte 274.3 metra, plot 5.1 metra më poshtë se sa mesatarja historike që është 279.4 metra.

Korriku dhe gushti ishin gjithashtu muajt e vetëm të këtij viti kur vendi ynë ishte deficitar sa i përket energjisë elektrike dhe importoi një pjesë të energjisë së konsumuar.

Çmimet e energjisë elektrike u çmendën në Evropë dhe në rajonin tonë gjatë muajve të fundit duke u shumëfishuar në krahasim me çmimet e zakonishme. Pasojat financiare të kësaj rritjeje në çmimet e importit nuk janë shumë të qarta për shkak se kompanitë e sektorit të energjisë elektrike në Shqipëri janë të njohura për mungesë transparence. Kompanitë kryesore të sistemit nuk kanë dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit bilancet e vitit 2020 dhe as nuk publikojnë të dhëna periodike tremujore.

Të dhënat e publikuara nga ERE janë kryesisht në sasi kilovatorësh dhe mbartin pak informacion mbi gjendjen financiare të kompanive të sektorit.

Prodhimi i lartë i energjisë elektrike është shoqëruar njëkohësisht me humbje të mëdha teknike dhe jotektike. Sipas të dhënave të dorëzuara nga OSHEE në Entin Rregullator, në vitin 2021 janë humbur 1.1 miliardë kWh energji elektrike me një rritje 10% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Humbjet e OSHEE-së ishin 19.3% e totalit të energjisë së shpërndarë prej saj. Sipas planit të qeverisë aktuale, ato duhet të ishin më pak se 8%.

Prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri furnizohet nga hidrocentralet shtetërore, hidrocentralet private dhe votovoltaikët. Prodhimi nga hidrocentralet private ka ardhur në rritje gjatë viteve të fundit, veçanërisht pas hyrjes në prodhim të dy hidrocentraleve të mëdha të kaskadës së Devollit. Të dy këto hidrocentrale realizuan gjatë periudhës në fjalë 530 milionë kWh energji. Shqiptarët e paguajnë energjinë e prodhuar privatisht me të njëjtat çmime me atë të importuar, pavarësisht se çfarë kostoje ka kjo energji./BIRN

Etiketa: BIRNenergji elektrike

Lajme të lidhura

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Aktualitet

Banka Botërore: Emigracioni dhe mungesa e fuqisë punëtore frenojnë rritjen ekonomike në Shqipëri

07:59 - 13/10/26
Anton Martini largohet nga Hetimi Tatimor, në vend të tij emërohet Everest Kazheli, vjen nga Kadastra
Breaking Views

Anton Martini largohet nga Hetimi Tatimor, në vend të tij emërohet Everest Kazheli, vjen nga Kadastra

21:32 - 12/10/26
Para
Dyshohet se është pjesë e klanit kriminal në Serbi, arrestohet ish-zyrtarja e lartë

Dyshohet se është pjesë e klanit kriminal në Serbi, arrestohet ish-zyrtarja e lartë

TË FUNDIT

Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë
Aktualitet

Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë

17:17 - 13/10/26

Protesta e studentëve dhe qytetarëve përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë është përshkallëzuar në përplasje të dhunshme me policinë, raporton...

Lexo më shumë
Mbi 3 orë revoltë! Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Mbi 3 orë revoltë! Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

17:13 - 13/10/26
Protesta te Ministria e Arsimit/ Bardhi: Policia të ndalë terrorin ndaj rinisë

Protesta te Ministria e Arsimit/ Bardhi: Policia të ndalë terrorin ndaj rinisë

16:57 - 13/10/26
Studentët e gjakosur brenda furgonit të policisë, deputeti Kapri- policëve: Do mbani përgjegjësi!

Studentët e gjakosur brenda furgonit të policisë, deputeti Kapri- policëve: Do mbani përgjegjësi!

16:51 - 13/10/26
Përplasjet gjatë protestës së studentëve/ Ekspertët e kriminalistikës ‘zbarkojnë’ te Ministria e Arsimit

Përplasjet gjatë protestës së studentëve/ Ekspertët e kriminalistikës ‘zbarkojnë’ te Ministria e Arsimit

16:47 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com