GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Ku shkojnë paratë? KLSH nxjerr zbuluar Veliajn për menaxhimin e mbetjeve

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Ku shkojnë paratë? KLSH nxjerr zbuluar Veliajn për menaxhimin e mbetjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nxjerr zbuluar kryebashkiakun Erion Veliaj sa i përket menaxhimit të mbetjeve, sepse ndryshe nga sa deklaron ai, raporti thotë që bashkia Tiranë ka qenë më pak efektive në këtë detyrë.  KLSH thotë se,  gjendja e qytetit është shumë rëndë nga  mbeturinat që grumbullohen në vende pa kriter.  Sidomos në zonat më periferike të qytetit.

“Nga vëzhgimet e grupit të auditimit në terren në territorin e Bashkisë Tiranë, vërehet se infrastruktura e vendgrumbullimeve të mbetjeve ndryshon dukshëm sa më shumë që të largohemi nga qendra e qytetit.

Sa më shumë largohemi nga qendra e qytetit, aq më pak e organizuar dhe e mirëmbajtur është infrastruktura për grumbullimin e ndarë të mbetjeve. Në vijimësi të problematikave me ndarjen e mbetjeve në rryma të ndryshme vjen edhe grumbullimi i tyre nga e njëjta makinë grumbullimi”, thuhet në raport.

Ndërkohë edhe pse Bashkia paguan miliarda lekë për koncesionarët që merren me menaxhimin e mbetjeve në qytet, situata vazhdon të jetë shumë e keqe.

Pak kohë më parë bashkia vendosi  të shpenzojë rreth 2 miliardë lekë të vjetra për kontejnerë dhe sistem të mbledhjes së mbeturinave me teknologji të re, duket rritur ndjeshëm kostot për banorët e kryeqytetit, të cilët paguajnë rreth njëzet milionë euro të tjera në vit për menaxhimin e mbetjeve.

Po ashtu, nga taksat e qytetarëve të Tiranës paguhen rreth 10 milionë euro në vit për pastrimin, pas një tenderi gjigand mbi 30 milionë euro, të zhvilluar nga në janar të këtij viti, për shërbim 3-vjeçar.

Por, ku shkojnë këta para?! Pasi KLSH nga auditimi i tre viteve  të fundit ka evidentuar se  koshat e mbeturinave nuk janë në formën e duhur, nuk janë të mjaftueshëm për të mbuluar zonat si dhe  nuk janë të klasifikuar  për kategori të ndryshe mbetjesh.

“Nga dhjetëra vëzhgime që ka bërë në terren, në qytetin e Tiranës, grupi i auditimit ka konstatuar problematikë të theksuar lidhur me organizimin e kontejnerëve në vendgrumbullimet e mbetjeve apo dhe problematika të tjera, si për shembull:   Kontejnerë të amortizuar;  Kontejnerë vetëm për një lloj rryme mbetjesh;   Kontejnerë që nuk e kanë të dukshëm emërtimin;   Mbetje plastike dhe të rrymave të tjera jashtë kontejnerëve;   Hedhja e mbetjeve jo në kontejnerët e duhur;

 Prania e individëve në vendgrumbullimet e mbetjeve që kryejnë aktivitetin e grumbullimit të plastikës apo llojeve të tjera të mbetjeve”, thekson KLSH.

Në përfundim, KLSH konstaton se,  Bashkia Tiranë nuk ka ngritur

infrastrukturën e duhur për të mundësuar grumbullimin e diferencuar të mbetjeve në kundërshtim me VKM nr. 418 datë 25.06.2014 “Për grumbullimin e diferencuar të mbetje venë burim”.  Gjithashtu, nuk ka marrë masat e përshtatshme për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve.

Etiketa: BasshkiKLSH

Lajme të lidhura

Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë
Aktualitet

Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë

15:27 - 31/07/26
Zjarret dogjën mbi 16 mijë hektarë në 2025, vetëm humbja e lëndës drusore arrin 7.19 miliardë lekë
Aktualitet

Zjarret dogjën mbi 16 mijë hektarë në 2025, vetëm humbja e lëndës drusore arrin 7.19 miliardë lekë

13:28 - 29/07/26
Shqipëria rezulton më e shtrenjtë se Europa edhe për veshjet
Aktualitet

Shqipëria rezulton më e shtrenjtë se Europa edhe për veshjet

09:38 - 29/07/26
Para
Media në zi, Covid-19 i merr jetën në moshë të re gazetarit të njohur

Media në zi, Covid-19 i merr jetën në moshë të re gazetarit të njohur

TË FUNDIT

Nis protesta kundër Ramës, diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”
Aktualitet

Nis protesta kundër Ramës, diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”

19:40 - 01/08/26

Ka nisur protesta e 63-të në Tiranë, ku qytetarë nga mbarë Shqipëria dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora janë mbledhur...

Lexo më shumë
6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!

6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!

18:27 - 01/08/26
Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

18:16 - 01/08/26
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

18:05 - 01/08/26
Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com