Qeveri mburrej dhe i bëri super propagandë, por Bypass i Vlorës është mbyllur. Bëhet me dje se, pas hapjes provizore për shkak të sezonit turistik tashmë ky segment rrugor do të qëndrojë i mbyllur, po pa u bërë të qarta arsyet pse.
Bypass i Vlorë gjate gjatë sezonit ishte një nga zgjedhjet për të evituar trafikun në qytet pavarësisht problematikave që kishte në gjatësinë e tij për shkak të mungesës së sinjalistikës apo edhe ndriçimit gjatë natës. Nga disa u vlerësua kjo rrugë, pro nuk qenë të pakta edhe aksidente gjatë verës në atë zonë.
Në hyrje të Bypassit të Vlorës tashmë njoftohet për ndalimin e qarkullimit por nuk ka një informacion mbi datën e rihapjes. Ndërkohë për shkak të mbylljes se tij lëvizja e automjeteve të tonazhit të rëndë kryhet në aksin e vjetër rrugor në hyrje të qytetit të Vlorës.