GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çështja Katsifas, Gjykata: S’dihet me cilën armë u vetëvra, hetim i paplotë

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Prokuroria mbyll hetimet, Katsifas kreu vetëvrasje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me datë 11 tetor prokuroria e Gjirokastrës, pas tre vitesh, kishte marrë miratimin mbi përfundimin e hetimeve për vrasjen e Kostandin Katsifas në fshatin Bularat, duke dërguar një kërkesë në gjykatë për të kërkuar pushimin e procedimit penal. Por përmes një njoftimi Gjykata bëri me dije se vendosi kthimin e çështjes duke urdhëruar kryerjen e disa veprimeve të tjera hetimore sipas parashikimeve ligjore.

Pra, nga njëra anë, prokurori Çafka qysh prej muajit Maj 2021, pretendon se dosja duhet të mbyllet pasi kemi të bëjmë me një vetëvrasje të viktimës dhe jo vrasjen e Katsifas nga forcat policore RENEA. Ndërsa nga ana tjetër, kemi gjyqtaren e Gjirokastrës, Suela Dashi, që ndryshe nga çfarë ka dalë në përfundim prokurori, nuk pranon të pushojë dosjen hetimore me Nr.824, duke mos gjetur kështu një gjuhë të përbashkët për të mbyllur këtë dosje.

Mësohet se gjyqtarja Dashi, shprehet se në dosje evidentohet mungesa e paraqitjes skematike, sistematike dhe kronologjike të veprimeve të kryera nga viktima. Njëherësh ka mungesë të arsyeve shkencore për të cilat nuk është e mundur të përcaktohet me saktësi kalibri dhe modeli i armës, nga e cila ka gjetur vdekjen viktima. Gjithashtu, ka mungesë të konkluzioneve të qarta në aktet e ekspertimit të urdhëruara nga prokurori.

Nisur nga kjo situatë gjyqtarja, vendosi të kthejë mbrapsht hetimet, duke i lënë 3 muaj kohë prokurorit Çafka që të përmbushë detyrat hetimore. Në këto 3 muaj, prokurori Çafka duhet të kryente 4 detyra që janë pasqyrimi skematik i vendit të ngjarjes dhe evidentimi i provave materiale në vendngjarje, kryerja e  ekspertimeve shtesë në raport me aktet e ekspertimit të ndodhura në dosjen hetimore, realizimi i eksperimentit hetimor me qëllim ndërtimin e vendngjarjes.

Si dhe detyra e katërt ishte që ai tu njoftojë palëve të interesuara aktet e ekspertimit. Pranë vendit ku është gjendur trupi i pajetë i Katsifas, policia ka sekuestruar një armë automatike me dylbi dhe rreth 30 gëzhoja.

Gjyqtarja Dashi, shprehet se ekspertët balistikë nuk kanë dhënë një arsye shkencore ku të përcaktohet me saktësi modeli i armës, që ka sjellë vdekjen e Katsifas. Por teksa ky afat ka përfunduar në fund të muajit Gusht 2021, dhe prokuroria nuk ka mundur ti përmbushë detyrat e lëna nga gjykata, është sërish prokuroria që i drejtohet gjykatës me një kërkesë të dytë. Në muajin shtator 2021, prokurori Julian Çafka kërkoi në gjykatë zgjatjen me dy muaj të afateve hetimore për dosjen e Katsifas, me argumentin e përmbushjes së 4 detyrave të lëna nga gjykata.

Kjo kërkesë e bërë nga prokurori, është miratuar nga gjykata në datën 30 shtator 2021, duke shtyrë afatin hetimor, tej çdo parashikimi të mundshëm, dhe caktuar si afat të fundit të zhvillimit të seancës paraprake, datën 13 dhjetor 2021 në orën 11:00.

Kujtojmë se Konstandinos Katsifas, u vra më 28 tetor 2018 gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes dy vendeve fqinje.

Etiketa: Ceshtja KatsifasGjykataHetimi

Lajme të lidhura

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina
Aktualitet

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

16:23 - 01/06/26
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika
Aktualitet

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes
Aktualitet

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

14:46 - 01/06/26
Para
Nishani sulmon Bashën: Pse nuk ngre Komision Hetimor për lejet e ndërtimit të kullave në Tiranë

Nishani sulmon Bashën: Pse nuk ngre Komision Hetimor për lejet e ndërtimit të kullave në Tiranë

TË FUNDIT

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina
Aktualitet

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

16:23 - 01/06/26

Mediat greke kanë shkruar në li dhje me incidentin e ndodhur në Zvërnec, duke theksuar se është dhunuar një person...

Lexo më shumë
Macron pret që sanksionet e OKB-së kundër Iranit të rivendosen deri në fund të muajit

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze

15:29 - 01/06/26
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

15:04 - 01/06/26
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

14:46 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetcasibombets10 girişJojobet