GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Mbërrijnë 2 mijë punëtorë të huaj, Çuçi: Tani do t’i pajisim me viza elektronike

15:08 - 16/10/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbërrijnë 2 mijë punëtorë të huaj, Çuçi: Tani do t’i pajisim me viza elektronike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtarët e Komisionit të Sigurisë Kombëtare në parlament debatuan gjatë të martën e 5 tetorit mbi dispozitat e ligjit të ri “Për të huajt”, i cili u rikthye për shqyrtim në Kuvend me dekret të Presidentit. Ky ligj zëvendëson ligjin aktual duke ofruar më shumë lehtësi për të huajt me aplikimin e një “leje unike”, për qëndrim dhe punësim në Shqipëri.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se ky ligj synon edhe lehtësimin e punësimit të huajve në Shqipëri. Sipas tij, me një ligj të posaçëm qartësohen afatet kohore dhe lejet e dhëna, pasi i mëparshmi kishte mangësi në këtë aspekt.

Në lidhje me qëndrimin e presidentit se ligji i 2013-ës që shfuqizon ky ligj është ligj relativisht i ri dhe ka pësuar ndryshime disa here, Çuçi u shpreh se, “pikërisht kjo është edhe arsyeja e një nisme të re, për aq kohë sa jemi në kushtet ku ligji ekzistues kërkonte përafrim me një sërë direktivash të Bashkimit Evropian, pra të legjislacionit për trajtimin e të huajve me direktivat e BE”

Gjithashtu, nënvizoi Çuçi, “projektligji synon përmirësimin e mekanizmave të nevojshëm për lëshimin e vizave elektronike online, pra një shërbim tashmë i ri që aplikohet gjerësisht me revolucionin dixhital që ka bërë qeveria shqiptare, ne do ta aplikojmë edhe për të pajisur me, pikërisht me leje qëndrimi të huajt nëpërmjet aplikimit, apo nëpërmjet duke filluar nga vizat elektronike online dhe deri tek lejet e qëndrimit”.

Ministri Çuçi ka treguar edhe disa statistika gjatë viteve 2015 dhe 2021, sesa shtetas të huaj kanë qëndruar në Shqipëri dhe sa prej tyre kanë qëllim apo jo të punësohen, ku sipas tij në vitin 2021, për periudhën janar- korrik, në total, kanë dhënë 4693 leje qëndrimi për shtetas të huaj dhe nga këta për qëllim punësimi kanë qenë 2165 shtetas.

“Nëse doni, mund t’jua them që nga viti 2015 janë pajisur me leje dhe vërtetime pune 3139 persona; në vitin 2016 me leje punë janë pajisur 3323 shtetas të huaj; në vitin 2017 janë pajisur me leje pune 3122 shtetas të huaj; në vitin 2018 në total me leje qëndrimi janë pajisur 10507 shtetas të huaj, por për qëllim punësimi ishin 4159 shtetas; në vitin 2019 në total janë pajisur me leje qëndrimi 8241 shtetas dhe 4300 shtetas të huaj kanë marrë leje pune; në vitin 2020 janë pajisur me leje qëndrimi 7771 shtetas, nga të cilët 3127 shtetas janë pajisur me leje pune; në vitin 2021, për periudhën janar- korrik në total kemi dhënë 4693 leje qëndrimi për shtetas të huaj dhe nga këta për qëllim punësimi kanë qenë 2165 shtetas.”- tha Bledar Dervishaj.

Gjithashtu rikujtojmë se disa biznesmenë i janë ankuar kryeministrit Edi Rama për mungesën e punëtorëve. Rama tha se është hapur rruga që në vendin tonë të vijnë punëtorë të huaj, nga Pakistani Bangladeshi apo Filipinet, duke lënë mënjanë punëtorët shqiptar. / O.B / Gijotina.com

Etiketa: Bledi Cuci

Lajme të lidhura

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Para
E rëndë, gjendet i vdekur 60- vjeçari në Farkë

E rëndë, gjendet i vdekur 60- vjeçari në Farkë

TË FUNDIT

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

Qeveria prezanton një filtër të ri sigurie për investimet e huaja, duke vendosur kontroll të detajuar për kapitalin që prek...

Lexo më shumë
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com