GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Harta e re gjyqësore, kryetarja e KLGJ shkon tek ministri i Drejtësisë, shkurtohen 10 gjykata

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Harta e re gjyqësore, kryetarja e KLGJ shkon tek ministri i Drejtësisë, shkurtohen 10 gjykata
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Propozimi për një hartë të re gjyqësore, ku kërkohet që të shkrihen 10 gjykata në vend dhe të krijohet një gjykatë e vetme Apeli në Tiranë, duket se puna vijon në këtë drejtim. KLGJ vijon konsultimin me Ministrinë e Drejtësisë dhe pritet që shumë shpejt të nisë bisedimet me institucione si KLP, Ministrinë e Financave apo edhe grupet e tjera të interesit.

Ditën e sotme, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka pritur në takim kryetaren dhe Zv/Kryetarin e KLGJ-së, Naureda Llagami dhe Maksim Qoku dhe thotë se diskutimet kanë qenë konstruktive.

“Diskutime mes Ministrisë së Drejtësisë dhe KLGJ-së për të dakordësuar një propozim të përbashkët të Hartës së Re Gjyqësore, e më pas konsultimin me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe grupet e interesit në përputhje me kriteret e përcaktuara në ligjin nr. 98/2016 janë të hapura për të adresuar çdo merak që ka të bëjë me:

a) garantimin e aksesit në drejtësi, që lidhet me afërsinë e individit në marrjen e shërbimeve gjyqësore;

b) uljen e kostove, me qëllim përdorimin me efektshmëri të burimeve publike;

c) rritjen e cilësisë dhe përshtatshmërisë së shërbimeve të ofruara” – shkruan Manja.

Objektivi i KLGJ është që brenda janarit të 2022, të miratojë hartë e re gjyqësore dhe të nisë funksionimi me 12 gjykata të shkallës së parë, të njohura si gjykata fakti dhe një gjykatë apeli.

10 gjykata që do të shkrihen janë; Tropoja, Puka, Mati, Kruja, Kavaja, Lushnja, Përmeti, Saranda, Pogradeci, Kurbini. Ndërkohë nga 6 gjykata Apelit, që janë aktualisht propozohet vetëm një në Tiranë. Do të shkrihen gjykata e Apelit në Korçë, Durrës, Gjirokastër, Vlorë, Shkodër.

Po harta e re ka sjellë edhe përplasje mes Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku KLP thotë se KLGJ nuk i ka përfshirë në grupin e punës. Shkrija e gjykatave sjell automatikisht shkrirjen e prokurorive, ndërkohë që KLGJ ka njoftuar se ka marrë dakordësinë e Prokurorit të Përgjithshëm Olsjan Çela për këtë draft.

Sipas draftit, propozohet që nga 22 gjykata të shkallëve të parë të bëhen 12 nga gjashtë gjykata administrative të bëhen 2 dhe nga gjashtë apele të bëhet një në të gjithë vendin. Në një propozim të mëparshëm KLGJ kërkoi që nga 34 gjykata që janë aktualisht të ngelen 15, dhe vetëm një Gjykatë Apeli në Tiranë. 

Etiketa: GjykataHartaKLGJMinistria e Drejtesiseshkurtime

Lajme të lidhura

Bardhi denoncon: Bandat e Ballukut duan të nënshtrojnë qytetarët me paratë e korrupsionit
Aktualitet

Bardhi: Balluku merret e pandehur për 15 krime, Rama mban të korruptuarit në Kuvend dhe fut studentët në burg

14:22 - 20/10/26
Aktualitet

Protestat e studentëve, PD kërkon seancë plenare urgjente për dhunën ndaj të rinjve

13:57 - 20/10/26
Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin
Aktualitet

Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

13:52 - 20/10/26
Para
Çmimi i energjisë do të rritet për bizneset e mëdha, konfirmon ministrja e Ekonomisë

Çmimi i energjisë do të rritet për bizneset e mëdha, konfirmon ministrja e Ekonomisë

TË FUNDIT

Bardhi denoncon: Bandat e Ballukut duan të nënshtrojnë qytetarët me paratë e korrupsionit
Aktualitet

Bardhi: Balluku merret e pandehur për 15 krime, Rama mban të korruptuarit në Kuvend dhe fut studentët në burg

14:22 - 20/10/26

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pasi SPAK i komunikoi zyrtarisht Belinda Ballukut akuzat e reja,...

Lexo më shumë
Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

14:08 - 20/10/26

Protestat e studentëve, PD kërkon seancë plenare urgjente për dhunën ndaj të rinjve

13:57 - 20/10/26
Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

13:52 - 20/10/26
SPAK merr të pandehur për herë të dytë Belinda Ballukun, ja akuzat që rëndojnë ndaj ish-zëvendëses së Ramës

SPAK merr të pandehur për herë të dytë Belinda Ballukun, ja akuzat që rëndojnë ndaj ish-zëvendëses së Ramës

13:37 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com