GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja deri më tani 27%

07:37 - 17/10/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja deri më tani 27%
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp


Në lidhje me zgjedhjet lokale të cilat po mbahen në Kosovë, bëhet me dije se pjesëmarrja në votime deri në orën 15:10 është 27%. E thënë ndryshe, deri më tani kanë votuar 456 mijë e 247 qytetarë.
Komuna me pjesëmarrjen më të madhe aktualisht është ajo e Zveçanit me 56.9 %.

Raportohet se procesi ka ecur mirë, ka pasur disa probleme të vogla të cilat janë zgjidhur.

Kosova sot në zgjedhje lokale! Qytetarët votojnë për përfaqësuesit e tyre në komuna

Qytetarët e Kosovës votojnë sot për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokal, asamblistët dhe kryetarët e 38 komunave. Qendrat e votimit hapen në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00, ndërsa në këto zgjedhje janë 166 kandidatë për postin e kryetarëve të komunave, 152 burra dhe 14 gra.

Numri i kandidatëve për kuvende komunale është 5,198, prej tyre 3,261 burra dhe 1,937 gra. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 5,364.

Lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021, e cila do të shpërndahet në vendvotime, përmban 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021. Numri i qendrave të votimit në të gjithë Republikën e Kosovës është 883 me gjithsej 2 mijë e 477 vendvotime.

Komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve do të duhet të jenë të vaksinuar apo të kenë dëshminë se janë negativë në koronavirus apo se e kanë kaluar sëmundjen. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka kërkuar partive politike që të zbatojnë këtë masë. Por, ky rregull nuk do të vlejë edhe për votuesit, konfirmojnë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Qytetarëve do t’iu kërkohet të mbajnë maska mbrojtëse dhe distancë fizike.

Atyre nuk do t’u kërkohet dëshmia se janë vaksinuar apo testet për COVID-19. Masa të tilla do të ketë edhe për vëzhguesit dhe stafin zgjedhor. Këta do të jenë të detyruar që mbikëqyrjen e procesit zgjedhor ta bëjnë duke ofruar një nga dëshmitë.

Zgjedhjet do të monitorohen nga mijëra vëzhgues të vendit si dhe Bashkimi Evropian ka dërguar një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale.

Etiketa: votimeZgjedhje

Lajme të lidhura

“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës
Aktualitet

Këlliçi: Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit

17:36 - 31/01/26
Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun
Aktualitet

Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun

16:14 - 31/01/26
Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun
Aktualitet

Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun

15:49 - 31/01/26
Para
E diela pa makina, zhvillohet ‘Maratona 2021’, ja akset e bllokuara

E diela pa makina, zhvillohet ‘Maratona 2021’, ja akset e bllokuara

TË FUNDIT

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak
Botë

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

18:03 - 31/01/26

Në vitin 2018, Miroslav Lajçak, i cili në atë kohë mbante detyrën e ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, i dërgoi...

Lexo më shumë
Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

17:48 - 31/01/26
“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës

Këlliçi: Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit

17:36 - 31/01/26
Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur

Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur

17:08 - 31/01/26

Sherr në Durrës, tre persona dhunojnë një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtojnë makinën

17:00 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com