GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vdekja misterioze e 4 turistëve në Qerret po hetohet edhe nga rusët

09:05 - 17/10/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vdekja misterioze e 4 turistëve në Qerret po hetohet edhe nga rusët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia shqiptare ka vendosur që për zbardhjen e vdekjes së katër rusëve mbrëmjen e së premtes, përveç hetuesve shqiptarë, gjatë hetimeve të jenë të pranishëm edhe ata rusë. Madje, grupi hetimor shqiptar mësohet të ketë bërë kërkesë që rusët të japin ndihmën e tyre dhe të jenë në kontakt me çdo veprim hetimor për zbardhjen e kësaj tragjedie.
Pas kësaj kërkese, oficerët e ambasadës ruse, që ndodhen në vendin tonë janë duke marrë informacion në kohë reale, por edhe ndihmuar hetuesit shqiptar. Gjatë gjithë ditës së djeshme është kryer ekspertiza mjeko-ligjore e katër trupave të pajetë pranë Mjekësisë Ligjore, me qëllim për të zbardhur çdo dyshim të mundshëm për këtë ngjarje kriminale.
Të pranishëm në këtë proces ishin edhe përfaqësues të ambasadës ruse në Tiranë. Tashmë pritet që këtë të hënë mjekësia ligjore të dalë me një përgjigje zyrtare për shkakun që solli vdekjen e 4 pjesëtarëve të familjes ruse dhe të shuajë të gjithë dyshimet e hetuesve. Ndërkohë që në laborator janë dërguar edhe disa mostra të pishinës dhe SPA-së, ku do kryhen edhe analizat bakteriologjike, të ambienteve të hotelit dhe ujit të pishinës dimërore.
Dy bashkëshortët Natalia dhe Sergei Burenkova, 58 dhe 60 vjeç, vajza e tyre Ekaterina, si dhe partneri i saj Nikita u gjetën të pajetë në pishinën dimërore të hotelit.
Viktimat ishin pjesë e një grupi turistësh që kishin ardhur në vendin tonë prej një jave me pushime në zonën e plazhit të Qerretit në Kavajë.
Ditën e ngjarjes ata kishin vizituar qytetin turistik të Ohrit në Maqedoni e Veriut dhe ishin kthyer rreth orës 20:00 në hotelin ku ishin vendosur në Qerret, ku edhe humbën jetën tragjikisht.

Etiketa: hetuesit ruseKavajekronikemberrijneqerret

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur
Aktualitet

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Para
Dhunoi të miturin gjatë karantinës, Gjykata dënon policin me 4 muaj punë në interes pubik

Ngjarja pranë ish-Parkut të Autobuzave, gjykata merr vendimin për autorët dhe të plagosurin

TË FUNDIT

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke certifikuar pjesëmarrjen e...

Lexo më shumë
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com