GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Goditet mafia e pronave në Vlorë, pranga ish-kreut të kadastrës

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Goditet mafia e pronave në Vlorë, pranga ish-kreut të kadastrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Vlorës ka arrestuar mbrëmjen e sotme ish-kreun e kadastrës së Vlorës, Klodian Troci. Nga burimet, bëhet me dije se aktualisht ndodhet në komisariat, ku dhe po merret në pyetje.
Troci u dënua me burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, masë kjo e dhënë në mungesë. Seanca gjyqësore u mbajt po ditën e sotme, por ish-drejtori nuk u paraqit, teksa u dha masa e sigurisë edhe për 3 persona të tjerë, bashkëpunëtorë të tij. Konkretisht Bardhyl Gjika dhe Spiro Duni për të cilët u dha masa e sigurisë “Arrest me burg”, ndërsa për Kreshnik Minon u caktua masa “Detyrim paraqitje”. Mbi Gjikën e Minon rëndonte akuza e “Shpërdorim detyre”, ndërsa për Dunin ajo e “Falsifikim i vulave, stampave apo formularëve.
Policia bëri dhe disa kontrolle në banesë e Klodian Trocit aty ku u gjetën prova të shumta materiale si dhe 60 mijë euro të cilat dyshohen se janë përfituar nga falsifikimi i dokumenteve. Hetimet dhe dënimi i tij i mëpasshëm ka nisur pasi në momentin kur u grabit arkivi i qarkut, janë gjendur shkresa të firmosura nga Klodian Troci. Një prej këtyre shkresave ka qenë edhe një dokument i falsifikuar për tjetërsim prone që i përkiste dosjes së Dhërmiut.
Pak ditë më parë u inskenua dhe një grabitje në zyrat e arkivit, nga ku u bë me dije se u morën disa dokumente. Dokumentet e marra ishin pikërisht të lidhura me pronat në Dhërmi, për të cilat janë përfshirë të 4 këta persona. Fillimisht u raportua se ngjarja ndodhi rreth mesnatës, ku një person i maskuar e i armatosur mbajti peng rojën për 30 minuta e më pas mori dokumentet e u largua. Policia gjatë hetimeve konfirmoi se grabitësi ishte ndihmuar nga punonjës të zyrës, për shkak se nuk pati rrëmujë të shkaktuar, por dyshimet u shtuan edhe më tej, pasi u morën vetëm disa dokumente të caktuara. E gjitha kjo u inskenua nga Bardhyl Gjika me detyrë drejtor i Administrimit të Mbrojtjes së tokës. Në një deklaratë për mediat, Gjika tregoi gjithçka kishte dijeni mbi këtë ngjarje, por pa e ditur se pak orë më pas ai do të arrestohej nga policia si personi që inskenoi gjithë ngjarjen.
Lidhja e Trocit me Gjikën dhe të arrestuarit e tjerë, është pasi ata punonin në grup duke falsifikuar dokumentacionet e pronave kundrejt përfitimit të vlerave të mëdha monetare.

Në dhjetor të vitit 2020 Troci u zgjodh drejtor i kadastrës së Vlorës, në të cilën punoi deri 2 javë më parë, ku dha dorëheqjen. Si duket, dorëheqja e tij lidhet pikërisht me tjetërsimin e pronave. Kujtojmë këtu që, po në datën kur Klodian Troci dha dorëheqjen, SPAK zbarkoi në këtë institucion për të hetuar disa dosje për pronat e jugut. Pikërisht ai aksion nga ana e SPAK, ka bërë që të zbardhen të gjitha këto shkelje e më pas të merret vendimi për arrestimin e Trocit.

Kadastra e Vlorës mbetet një temë e nxehtë, ku drejtuesit e saj, por edhe të tjerë, janë hetuar për tjetërsim pronash në vitin 2019. Madje janë me qindra dosje të cilat nuk po marrin zgjidhje, ku qytetarë të revoltuar qëndrojnë përpara kadastrës me orë të tëra për të kërkuar zgjidhje.

Etiketa: Arrestimkadastra e VloresKlodian Trocitjetersim pronash

Lajme të lidhura

Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”
Breaking Views

Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”

10:22 - 07/06/26
Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit
Breaking Views

Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit

09:58 - 07/06/26
“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit
Breaking Views

“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit

09:51 - 07/06/26
Para
Tirana mposht kampionët dhe “fluturon” në krye

Tirana mposht kampionët dhe “fluturon” në krye

TË FUNDIT

Klubi i AF Elbasanit zemërthyer për vdekjen e Fatjon Bunjakut: Do të mbetet pjesë e identitetit tonë
Breaking Views

Klubi i AF Elbasanit zemërthyer për vdekjen e Fatjon Bunjakut: Do të mbetet pjesë e identitetit tonë

10:42 - 07/06/26

AF Elbasani ka reaguar me dhimbje pas ndarjes tragjike nga jeta të futbollistit të tyre, Fation Bunjaku. Shqiptari nga Kosova...

Lexo më shumë
Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”

Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”

10:22 - 07/06/26
Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit

Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit

09:58 - 07/06/26
“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit

“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit

09:51 - 07/06/26
Dhunohen dy persona në Sarandë, goditet makina e tyre

Dhunohen dy persona në Sarandë, goditet makina e tyre

08:37 - 07/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibom