GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U gjet i vrarë në Peqin, ku dhe kur u pa për herë të fundit ish-anëtari i bandës së Lushnjes

08:05 - 18/10/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Viktima e Peqinit, ish-anëtar i bandës së Aldo Bares. Dyshohet se u vra për hakmarrje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Alban Semaku i njohur edhe me emrin Elton Mermali, anëtari i bandës së Lushnjës, këtë të dielë u gjet pa shenja jetë në breg të lumit Shkumbin, i vrarë me plumba pas shpine.

Ndërkohë, burimet bëjnë më dije se ai është parë për herë të fundit 4 ditë më parë dhe nuk shoqërohej me persona të tjerë. Ndërsa, sipas dëshmive, ai është parë në një nga lokalet e qytetit të Lushnjës.

Alban Semaku, 38 vjeç, u identifikua nga e ëma në morgun e Elbasanit, disa orë pasi trupi i pajetë u gjet buzë Shkumbinit në lagjen Çezmë të Peqinit.

38-vjeçari siç tregojnë burimet, kishte në trup dy plagë të shkaktuara me armë zjarri, një pas shpine dhe një tjetër në brinjë. Dyshimet janë se ekzekutimi i Alban Semakut ka ndodhur diku tjetër, të paktën disa orë para se të gjendej mes plehrave në këtë zonë të banuar në Peqin. Por shkaqet dhe dinamika e krimit ende janë të paqarta.
Policia mësohet se ka sekuestruar pamje të kamerave të sigurisë në biznese përgjatë rrugës për të arritur në gjurmë të autorëve ende të panjohur.

Sipas uniformave blu ai është arrestuar disa herë. Fillimisht në vitin 2006 është ekstraduar nga Italia, pas një vendimi të gjykatës së Lushnjes, pasi ishte dënuar për vrasje, si pjesë e një grupi kriminal.

Disa vite më vonë, në 2015,  Semaku është arrestuar në flagrancë, pasi në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, për motive të dobëta, ka kanosur për jetën, me armë zjarri, shtetasin M. T. Gjithashtu, në nëntor të 2015 është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja”. Ndërsa, në maj të këtij viti Semaku ka lënë qelinë e burgut të Peqinit ku ka vuajtur dënimin.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa pista e hetimit është ajo e larjes së hesapeve ose prishjes së pazareve.

Etiketa: anetar i bandesVrasje

Lajme të lidhura

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj
Aktualitet

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj

23:04 - 21/12/25
Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi
Aktualitet

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi

21:52 - 21/12/25
Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse
Aktualitet

Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

19:49 - 21/12/25
Para
Kush është miliarderi që planifikon qytetin e së ardhmes me vlerë 500 miliardë dollarë?

Kush është miliarderi që planifikon qytetin e së ardhmes me vlerë 500 miliardë dollarë?

TË FUNDIT

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj
Aktualitet

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj

23:04 - 21/12/25

Sipas hetimit rezulton se në 9 muaj, kompania "Ea Solution" në pronësi të Ergys Agasit ka faturuar rreth 2,9 miliardë...

Lexo më shumë
Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A

Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A

22:46 - 21/12/25
Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi

21:52 - 21/12/25
Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

20:05 - 21/12/25
Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

19:49 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com