GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Ne një pandemi të dytë do të duheshin plane serioze

11:41 - 18/05/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 5 min
A A
Ne një pandemi të dytë do të duheshin plane serioze
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Elisabeth Braw, Politico.eu

Mund ta quani Dunkirkun e shekullit XXI-të. Kur Covid-19 goditi Britaninë e Madhe, Portobello Road Gin – një fabrikë pijesh alkoolike – modifikoi me shpejtësi pajisjet për të prodhuar dezinfektues dore për Policinë Metropolitane.

Në Yorkshire, kompania e modës “Burberry” kaloi nga qepja e palltove tek veshjet spitalore mbrojtëse, që nisi t`ia shiste qeverisë britanike. Veprime të tilla ishin një përgjigje e lavdërueshme për një pandemi që e parashikuan vetëm pak njerëz.

Por tani ka ardhur koha që qeveritë të bëhen serioze. Nëse pandemia tjetër do të na gjejë sërish me disa improvizimeve të izoluara nga bizneset dhe individët, ky nuk do të jetë një moment për t’u mburrur për zgjuarsinë e njeriut. Përkundrazi, ajo do të vijë për shkak të një mungese të pafalshme planifikimi.

Deri më tani, ka shumë pak shenja që ne i kemi mësuar leksionet nga kjo pandemi, edhe tani që kujtimet e muajve të parë kaotikë dhe vdekjeprurës të krizës së koronavirusit po fillojnë të zbehen. Një pjesë e problemit është tundimi për të planifikuar mbi luftën e fundit me të cilën po përballemi, pasi nuk jemi në gjendje të imagjinojmë se çfarë do të ndodhë më tej.

“Nëse dikush do të kishte deklaruar 2 vjet më parë … që ne në Finlandë do të na duheshin 1.2 miliardë copë pajisje mbrojtëse personale, për të qenë në gjendje të menaxhojmë një pandemi, njerëzit do të kishin qeshur”- thotë Kimmo Kohvakka, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Emergjencës në Ministrinë e Brendshme.

Edhe pse Agjencia Kombëtare e Emergjencave të Finlandës, NESA, kujdeset për të grumbulluar rezerva të mëdha mjetesh jetike në raste emergjencash, as finlandezët nuk ishin në gjendje të ruanin çdo produkt dhe përbërës që i duhej vendit gjatë ditëve më të këqija të pandemisë.

Pas një fillimi të mirë, Helsinki u përpoq të siguronte furnizime edhe për popullsinë relativisht të vogël të Finlandës prej 5.5 milion banorësh. “Ti mund të kesh një vlerësim të mirë, planifikim të mirë, interpretim të mirë të skenarëve kërcënues. Por vështirësia kryesore është të përcaktosh se çfarë niveli gatishmërie nevojitet?”- thotë Kohvakka.

Nëse hamendësimet janë të gabuara, atëherë do të paguani kostot, në para, jetë njerëzish dhe kaos. Zyra Kombëtare e Auditimit e Britanisë së Madhe zbuloi se vendi shpenzoi 500 për qind më shumë për pajisje mbrojtëse personale në gjysmën e parë të vitit 2020 sesa do të kushtonin të njëjtat pajisje në vitin 2019.

As supermarketet nuk e menaxhuan aq mirë situatën. Pasiguria mbi ndikimin e pandemisë në furnizimet ushqimore, çoi në blerjet e panikut, duke shkaktuar mungesa të disa mallrave bazë të konsumit. Në Francë, shitjet e ushqimeve të ngrira u rritën me 63 për qind vitin e shkuar në krahasim me vitin 2019.

Në Gjermani, shitjet e ushqimeve të paketuara u rritën me 56 për qind vitin e kaluar. Ka ende disa përpjekje për të grumbulluar mallrat e domosdoshme si ilaçet dhe ushqimet. Në marsin e vitit 2020, BE-ja arriti me mençuri në përfundimin se ishte e nevojshme një rezervë e përbashkët evropiane e pajisjeve mjekësore.

Rezervat e reja përfshijnë maska, ventilatorë, vaksina dhe pajisje të tjera, dhe Komisioni Evropian përballon 90 për qind të faturës financiare. Presidenti amerikan Joe Biden, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për të rritur në mënyrë të ngjashme stoqet mjekësore amerikane.

Por përveç pajisjeve mbrojtëse personale dhe ventilatorëve, çfarë tjetër do t’u duhet vendeve në një krizë të madhe? Askush nuk e di, pasi është e pamundur të parashikosh në mënyrë të përsosur se cilat mallra dhe përbërës mund të dëmtojë emergjenca tjetër.

Natyra e paparashikueshme e së ardhmes, nënkupton se qeveritë do të kenë ende nevojë për ndihmën e kompanive private, që kur nis një krizë i ndryshojnë me zell linjat e tyre të prodhimit. Por këto të fundit do të duhet ta bëjnë këtë gjë me një efikasitet shumë më të madh, dhe me kosto me të lirë ndryshe nga sa ndodhi në përgjithësi pranverën e kaluar.

“Nëse ndodh diçka të cilën nuk kemi qenë në gjendje që ta parashikojmë, kjo nuk duhet të jetë një arsye që të ndodhin trazira politike. Ne duhet të kemi fleksibilitetin për t’iu përgjigjur edhe situatave që nuk mund t’i parashikojmë”- thekson Kohvakka.

Qeveritë dhe sektori privat mund ta fillojnë këtë bashkëpunim edhe përpara së të nisë një krizë, duke përdorur skenarë të përbashkët. Testet e krizës, të kryera në të njëjtën mënyrë si ushtarakët zhvillojnë stërvitje mbi skenarët e luftës, do t’i ndihmonin qeveritë dhe bizneset që të përcaktojnë bashkë se ku do të tendosen zinxhirët e furnizimit në skenarë të ndryshëm, dhe cilat hapa do të duhet të ndërmerren për të garantuar pajisjet e nevojshme.

Republika Çeke është shfaqur kohët e fundit si një pioniere në këtë fushë, duke kryer stërvitje që imagjinojnë kërcënime të ndryshme, dhe ku shumica e tyre bëjnë pjesë në zonën gri midis luftës dhe paqes, duke përfshirë në stërvitje edhe kompani.

Këto lloj ushtrimesh, mund ta ndihmojnë gjithashtu Evropën që të bëhet më pak e ndërvarur nga rivalët. Prodhuesi më i mirë në botë i maskave të fytyrës, dhe i kostumeve mbrojtëse është Kina. Dhe qeveria kineze ka shfaqur gatishmëri për të bllokuar zinxhirët e furnizimit kur i leverdis asaj vetë.

Vitin e kaluar, Pekini vendosi kufizime të eksporteve në pajisjet mbrojtëse personale në kulmin e krizës, duke i detyruar qeveritë e BE-së të paguajnë shumë më tepër para për furnizimet jetike. Ndërkohë, disa furnizime të bëra nga kinezët, të dërguara drejt vendeve evropiane, përfshirë Spanjën dhe Holandën, u panë së ishin të dëmtuara.

Koha për t’i zbatuar këto leksione është tani, përpara se të fillojë kriza tjetër. Mbështetja tek prodhuesit e pijes alkoolike “Gin”për të pajisur policinë me dezinfektues, dhe tek kompanitë e veshjeve për të prodhuar maska kirurgjikale, është një histori e shkëlqyer për t’iu treguar nipërve dhe mbesave tona. Por nuk është një strategji e vlefshme për të dhënë garanci të sigurt gjatë çfarëdolloj krize me të cilën mund të përballen. /Përktheu:abcnews

Etiketa: AngliCOVIDfinalndaplaneqeveri

Lajme të lidhura

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Para
Denoncimi i LSI: Kutia ku futi dje duart KQZ me probleme, masakra e procesit vazhdon!

Denoncimi i LSI: Kutia ku futi dje duart KQZ me probleme, masakra e procesit vazhdon!

TË FUNDIT

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

Në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – më 5 dhjetor...

Lexo më shumë
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com