GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Komisioni Hetimor për “25 prillin”, lista me 19 institucionet që do të japin informacione

19:45 - 18/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Komisioni Hetimor për “25 prillin”, lista me 19 institucionet që do të japin informacione
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni Hetimor për 25 prillin  ka vendosur se në ditët në vazhdim do detyrohen të japin informacionet që do të kërkohen 19 institucione në të gjithë vendin. Kryetari i këtij komisioni, Enkelejd Alibeaj, deklaroi se do të përdorin të gjitha metodat e hetimit përfshirë këqyrjen, kontrollin apo sekuestrimin e akteve pranë institucioneve përgjegjëse në mënyrë që të hetojnë zgjedhjet e 25 prillit, të cilat i cilësojnë një masakër zgjedhore.

Ndërkohë, burimet bëjnë me dije se kryesisht do të japin informacion disa ministri, të gjitha bashkitë, APP për tenderët dhe koncesionet, SPAK, disa prokurori të tjera si dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

  1. Informacione apo dokumente të dërguara nga Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për numrin e procedimeve penale, lidhur me krimet zgjedhore dhe fazën e tyre;
  2. Informacione apo dokumente të dërguara nga Prokuroria e Përgjithshme për numrin e procedimeve penale, lidhur me krimet zgjedhore dhe fazën e tyre;
  3. Informacione apo dokumente të dërguara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për numrin e shtetasve të ndaluar, të arrestuar dhe numrin e rasteve të referuara për krime zgjedhore
  4. Informacione apo dokumente nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit mbi gjendjen e rezervave të shtetit në depozitat qëndrore dhe lokale për cdo muaj në përiudhën 01.01.2020 – 30.04.2021.
  5. Informacione apo dokumente nga Inspektoriati Qëndror dhe të gjitha inspektoriatet e tjera që veprojnë në Shqipëri për numrin e inspektimeve të kryera, numrin e gjobave dhe sanksioneve të vendosura, numrin e sanksioneve/gjobave të revokuara me vendim administrativ/gjyqësor në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021, të ndarë sipas muajve
  6. Informacione apo dokumente nga Agjencia e Prokurimeve Publike për numrin e tenderave, koncesioneve, PPP-ve për periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021, të ndarë sipas muajve;
  7. Informacione apo dokumente nga bashkitë dhe Këshilli Kombëtar i Territorit për numrin e lejeve të ndërtimit të dhënë në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021, të ndarë sipas muajve;
  8. Informacione apo dokumente nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës për numrin e lejeve të legalizimeve në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021, të ndarë sipas muajve;
  9. Informacione apo dokumente nga Ministri i Shtetit për Rindërtimin për numrin e banesave të ndërtuara/rindërtuara, për të cilat janë dhëne celësat e banesave në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021;
  10. Informacione apo dokumente nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile për numrin e shtetasve shqiptarë që ndryshuan adresat e banimit në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021;
  11. Informacione apo dokumente nga Departamenti i Administratës Publike për numrin e punonjësve të institucioneve publike, vendore apo qëndrore, në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021;
  12. Informacione apo dokumente nga 61 bashkitë e vendit, agjencinë e varësisë dhe kompanitë publike, për numrin e punonjësve në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021;
  13. Informacione apo dokumente nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe 61 bashkitë e vendit lidhur me numrin e familjeve që kanë përfituar ndihmë ekonomike, apo shtesa të përhershme/përkohshme të masës së ndihmës, në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021;
  14. Informacione apo dokumente nga Ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe bashkitë Durrës, Tiranë, Kavajë, Lezhë, Rrogozhinë, Vorë, Krujë, Lac dhe Mirditë për shpërblimet e dhëna familjeve të prekura nga tërmeti, në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021;
  15. Informacione apo dokumente nga Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me fazën e hetimeve lidhur me bërjen publike të të dhënave personale të 910 mijë qytetarëve të Tiranës;
  16. Informacione apo dokumente nga Agjencia Kombëtare e Shërbimit të Informacionit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile lidhur me mbledhjen, përpunimin, administrimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale;
  17. Informacione apo dokumente nga Ministria e Brendshme lidhur me numrin e shqiptarëve me të drejtë vote që jetojnë jashtë Shqipërisë, veçanërisht atyre që jetojnë në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut;
  18. Informacione apo dokumente nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit mbi numrin e shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin e RSH-së në periudhën 19.04.2021 – 25.04.2021, nga Republika e Greqisë dhe Maqedonia e Veriut; listën e plotë të këtyre personave;
  19. Informacione apo dokumente nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural lidhur me rimbursimet, tollonat e karburanteve dhënë fermerëve në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021;
Etiketa: informacioneKomisionlista

Lajme të lidhura

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Para
Ambasadorja Yuri Kim mesazh ngushëllimi për Colin Powell: Ishte mishërimi i një amerikani të madh

Ambasadorja Yuri Kim mesazh ngushëllimi për Colin Powell: Ishte mishërimi i një amerikani të madh

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com