GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Reagon LSI për 25 prillin: Krimi elektoral ka nisur një ditë pas votimit e po vijon ende

12:15 - 18/05/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
LSI ankimon në KQZ rezultatin e zgjedhjeve për qarqet Korçë dhe Vlorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përfaqësuesja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka, në një deklaratë për mediat, ka folur lidhur me të ashtuquajturën prej tyre “masakra zgjedhore e 25 prillit”.

Sipas saj, “krimi elektoral” ka nisur një ditë pas votimit e po vijon ende.

Kjo sipas Cakës është vërtetuar me hapjen e kutive të Qarkut të Beratit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku është vërtetuar sipas saj, pretendimi i LSI se ka më shumë vota se sa votues.

Ajo gjithashtu vijon, se në Gjirokastër rezulton se kanë ardhur shtetas nga Greqia, një gjë kjo e ndaluar me urdhër të Komitetit Teknik të Ekspertëve për ato ditë. Ndër të tjera, Caka thotë se LSI është e vendosur për të denoncuar çdo ditë fakte e prova nga manipulimet e votës në zgjedhjet e 25 prillit.

Deklarata e plotë e Silva Cakës

Përshëndetje!

Masakra zgjedhore e 25 prillit tashmë konfirmohet me fakte të reja. Për Gjirokastrën dhe Beratin kanë dalë prova të tjera, të cilat rrezojnë plotësisht procesin kriminal të 25 prillit.

Rilindja, më 25 prill, përdori administratën publike, grupet e strukturuara kriminale, Policinë e Shtetit, por më e rënda ka të bëjë me deformimin e vullnetit të qytetarëve brenda në kutitë e votimit.

Operacioni për manipulimin e zgjedhjeve të 25 prillit filloi para ditës së votimit, u ekzekutua ditën e votimit dhe vazhdon ende, në sytë e gjithë shqiptarëve, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Është provuar me fakte konkrete, nga hapja e kutive të Beratit, manipulimi I procesit zgjedhor dhe nderhyrja drejtpërdrejt në kuti, ku rezulton se ka më shumë fletë votimi, sesa votues në listë.

Një tjetër fakt i rëndë, është që shtetasit janë lejuar të votojnë disa herë, fenomen që është përdorur gjerësisht në të 12 qarqet e vendit. Ky fakt na nxjerr në përfundimin se kjo masakër është e orkestruar me urdhër të Edi Ramës.
Në Gjirokastër, rezulton se janë futur shtetas nga Greqia pas datës 19 prill, kur u vendos karantinimi antikushtetues dhe i qëllimshëm, të cilët kanë shërbyer si komisionerë dhe numërues për llogari të Partisë Socialiste, ndërkohë që e drejta kushtetuese e votës, iu mohua mijëra shqiptarëve të tjerë, që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Pra, duket qartë se Partia Socialiste, përdor standard të dyfishtë, ku nga njëra anë iu mohon qytetarëve të drejtën për të votuar, nëpërmjet një karantinimi që zgjati vetëm 1 javë dhe nga ana tjetër, persona që duhet të ishin nën karantinë, dalin komisionerë, votues dhe numërues, në shërbim të partisë në pushtet.
Këto janë fakte shumë të rënda, të cilat rrëzojnë tërësisht procesin kriminal të 25 prillit.

I bëjmë thirrje Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, të zbatojë ligjin, sepse faktet flasin vetë. I bëjmë thirrjë KQZ-së të mos bëhet pjesë e axhendës kriminale të Edi Ramës, për të vulosur masakrën e zgjedhjeve.
Lëvizja Socialiste për Integrim, është e vendosur për të bërë transparencë deri në fund, për këtë farsë zgjedhore dhe do të denoncojë çdo ditë me fakte e prova të reja.

Faleminderit!

Etiketa: 25 Prillkrim zgjedhorLSImasakra zgjedhoreZgjedhje

Lajme të lidhura

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel
Aktualitet

Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel

10:34 - 06/04/26
Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria
Aktualitet

Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

10:18 - 06/04/26
Para
BE e shqetësuar për procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor

BE e shqetësuar për procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor

TË FUNDIT

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Austri. Një grua 38-vjeçare E IDENTIFIKUAR SI ZOJA OROSHI...

Lexo më shumë
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve

19:31 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com