GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Mbyllet strategjia 4-vjeçare e transportit, fondet për rrugët u tejkaluan me 17%, por 4 akset strategjike nuk kanë nisur

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Në 6 vjet pagat u rritën me 5%, ndërsa apartamentet me 43%
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria shqiptare mbylli kapitullin e një strategjie për sektorin e transportit që u zbatua gjatë viteve 2016-2020, por fondet për investimet në infrastrukturën rrugore rezultuan shumë më të larta se skenari bazë, edhe pse për katër projekte që ishin parashikuar në plan, investimet nuk kanë nisur dhe shumë të tjera janë në progres.

Monitorimi i strategjisë, që u publikua nga Ministria e Infrastrukturës, tregoi se, për 21 projekte rrugore që ishin parashikuar të kompletoheshin në katër vite, 11 prej tyre janë ende në progres, për 4 projekte nuk kanë nisur punimet dhe vetëm 6 kanë përfunduar. Ndërkohë fondet e planifikuara për përfundimin e të gjitha projekteve u tejkaluan me 17 për qind.

Për të përfunduar punimet në projektet rrugore gjatë 2026-2020, qeveria shqiptare në bashkëpunim me Bankën Botërore kishin përllogaritur një shumë prej 750 milionë eurosh, por në fund të vitit 2020 janë shpenzuar 883 milionë euro, teksa nuk ka përfunduar as gjysma e projekteve të planifikuara. Siç shihet nga tabela e mëposhtme, projektet më të rëndësishme të strategjisë dhe më të kushtueshmet ende nuk kanë nisur, teksa fondet janë tejkaluar.

Segmentet Thumanë-Fushë-Krujë, Thumanë- Kashar -Vorë, ndërtimi Bypass-it të Lezhës dhe dublimi i autostradës Milot- Rrëshen ende nuk kanë filluar. Këto ishin projektet më të kushtueshme të strategjisë që ende nuk kanë nisur nga puna, por ndërkohë fondet fillestare të planifikuara janë ezuaruar, madje janë tejkaluar.

Shembulli më tipik është rruga e Qukës-Qafë-Plloçe e cila kërkon së paku edhe 56.7 mln euro shtesë, teksa mbyllja e punimeve u shty më 2023. Punimet në këtë segment 40 kilometra me gjerësi 12 metra kanë hyrë në dekadën e dytë.

Rruga e cila nisi që në vitin 2009 dhe me rishikimin e projektit duhet të përfundonte në vitin 2019, duket se nuk përfundon së paku edhe për dy vite të tjera. Ministria e Infrastrukturës përllogariti se, financimi në segmentin e parë kërkon 20,5 milionë euro shtesë, në segmentin e dytë 24.6 mln euro shtesë, shërbimet e këshillimit kërkojnë 1,5 mln euro, fondi emergjencave 5,1 mln euro, punime shtesë në hyrje 5 mln euro.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave dhe ajo e Infrastrukturës tregojnë se, ndër vite ka një diferencë të lartë të kostove të punimeve në rrugë me financim të huaj, në krahasim me financimet e brendshme.

Në mënyrë sistematike, kostot për njësi (kilometër) me fonde të huaja janë shumë më të ulëta se ato me fonde buxhetore të brendshme. Kjo tendencë vlejti edhe për vitet 2019 dhe 2020.

Një kilometër rrugë e kategorisë B, me financim të brendshëm, kushtoi në vitin 2020 mesatarisht 555 milionë lekë, ndërsa një kategori e tillë me financim të huaj, kushtoi 347 milionë lekë, ose 37% më pak.

Diferenca të mëdha u vunë re edhe në kategorinë C, ku kostoja e një kilometri me financim të brendshëm në vitin 2020 arriti në 667 milionë lekë, ndërsa me financim të huaj, ishte 111 milionë lekë, ose 6 herë më pak.

Të dhënat mbi kostot për kilometër u dhanë në raportin e Monitorimit të Ministrisë së Infrastrukturës.

Krahasimet nuk janë strikte, pasi përfaqësojnë punime në segmente, ose vepra arti që shpesh prodhojnë kosto që ndryshojnë nga viti në vit, për të njëjtën kategori rruge.

Por të dhënat tregojnë një diferencë lineare, gjatë 10 viteve të fundit ku, kosto për njësi me financim të huaj është shumë më e ulët se kosto për njësi me financim të brendshëm.

Ministria e Financave i ka kërkuar Ministrisë së Infrastrukturës që duhet të argumentojë luhatjen e kostove për njësi në një raport monitorimi për 4-mujorin e parë 2021./B.Hoxha


Etiketa: FONDE PUBLIKErruge

Lajme të lidhura

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike
Ekonomi & Sociale

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

23:09 - 02/06/26
Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë
Breaking Views

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë

21:28 - 02/06/26
Rrahman Kasa: Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë
Breaking Views

Rrahman Kasa: Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë

19:08 - 02/06/26
Para
Rusia mbyll përfaqësinë e saj të NATO-s në Bruksel

Rusia mbyll përfaqësinë e saj të NATO-s në Bruksel

TË FUNDIT

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet
Breaking Views

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

23:32 - 02/06/26

Rolando Maran po përballet me një sërë mungesash që në grumbullimin e tij të parë në drejtimin e Shqipërisë, duke...

Lexo më shumë
Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

23:09 - 02/06/26
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

22:47 - 02/06/26
Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë

21:28 - 02/06/26
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:40 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş