Tragjedia në Qerret, avokati Meminaj: Shqipëria e paaftë për të zbardhur ngjarjen
Vrasja e katër anëtarëve të familjes ruse është zgjedhur qëllimisht për tu bërë në Shqipëri pasi vendi ynë nuk është i përgatitur për të zbuluar nga ngjarje të tilla.
I ftuar në “Open”, Meminaj tha se duhet të përqendrohet tek hoteli për të zbuluar detaje rreth ngjarjes.
“Është zgjedhur ndoshta enkas për Shqipërinë se nuk është përgatitur ende për të zbuluar të tilla ngjarje. Zbulimi ose akti i ekspertimit më i detajuar do të varen nga organi i procedurës, besoj se do të ketë grup ekspertësh për të dalë në rezultat. Shihet qartë se grupet tona të ekspertimit janë njohur me sasinë e klorit, me helmim, asfiksi. Ne jemi para faktit që Shqipëria ka qenë para vendit të përfundimit të misionit. Vendngjarja është aty ku duket, por në fakt këtu është përfundimi. I gjithë hoteli duhet të jetë prova kryesore ku grupi i hetimit të marrë provat,”- tha Meminaj.
Lidhur me këtë ngjarje, prokuroria e Kavajës ka nisur hetimet për autorë, pasi dyshohet se ditën e ngjarjes ata nuk kanë qenë “vetëm”.
Edhe pse nuk ka një përfundim nga hetimet e kryera deri më tani, ngjarja e rëndë do të hetohet për veprën penale të vrasjes.
Burime për gijotina.com bëjnë me dije se 4 të huajit kanë ardhur të dielën me një agjensi turistike, dje kanë shkuar në Ohër dhe në mbrëmje janë kthyer në hotel. Ndërsa mësohet se ata janë gjetur të vdekur në pishinën dimërore, jo në sauna. Ky hetim nxjerr dyshime se kemi të bëjmë me një vrasje dhe jo vdekje për shkaqe natyrore.
Tragjedia në Qerret, djali i rusëve të pasur do të tërheqë trupat nga morgu
Familja ruse Burenkova, që u shua disa ditë më parë në Qerret ishte një ndër më të pasurat në Rusi.
Mediat ruse bëjnë me dije se, kryefamiljari Sergey Burenkov, 60 vjeç ka qenë gjeneral i ushtrisë në Rusi dhe kjo mendohet që mund të jetë shkaku i vrasjes së familjes ruse. Gruaja Natalya Burenkova, 58 vjeç ishte mësuese.
Ekaterina Burenkov, 31 vjeç, vajza e familjes punonte si menaxhere pronash në një agjenci imobiliare, kurse i fejuari i saj Nikita Belousov punonte në administratë publike. Tashmë ka mbetur gjallë vetëm djali i familjes, Aleksandri, i cili është përfaqësues i një kompanie medicinale. Ai do të jetë personi që do të tërheqë edhe trupat e familjarëve të ndjerë.
Sakaq një nga dëshmitë e të afërmve të viktimave, ka hedhur poshtë një nga pistat ku po hetohej kjo ngjarje. Mikesha e familjes Burenkova tregon se punonte me 60-vjeçarin Burenkov. Sipas saj asnjë nga anëtarët e familjes Burenkov nuk konsumonte alkool apo lëndë narkotike.
“Sergei ishte një person shumë i mirë, ai nuk i ka bërë asgjë të keqe askujt. Ne kemi punuar së bashku me të. Ajo që ndodhi ishte një tronditje për ne! Ata vdiqën menjëherë, as nuk lëvizën. Jam e sigurt se ata nuk mund të jetë mbytur papritmas të gjithë së bashku ose të helmojnë veten në një çast. Dikush do të lëvizte ose do të binte, por ata ishin ulur në vendet e tyre. Nuk ka gjurmë. Ndoshta rezultatet e vërteta të autopsisë nuk do të dalin në media. Dhe ata që shkruajnë lloj -lloj marrëzish, i uroj që të mos e ndiejnë dhimbjen që na pushtoi ne për këtë humbje,”- tregon Anastasia.
Theksojmë se misteri i kësaj ngjarjeje të rëndë, vijon teksa edhe sot përfaqësues të ambasadës ruse kanë mbërritur pranë vendit ku po kryhet ekspertiza mjeko-ligjore. Rusët po bashkëpunojnë me hetuesit shqiptarë për të zbardhur shkaqet e vdekjes së familjes, e cila dyshohet të jetë një vrasje në rrethana cilësuese.
Misteri i vdekjes së turistëve rusë, prokuroria këqyr kamerat e sigurisë
Misteri i vdekjes së turistëve rusë disa ditë më parë në Qerret pritet të marrë fund pas këqyrjes së kamerave filmike, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Ndërsa hetuesit kanë siguruar edhe disa materiale të dezinfektimit për virusin Covid-19, që janë përdorur në hotel.
Mësohet se hoteli ishte dezinfektuar për herë të fundit më datë 9 shtator të 2021. Ndërkohë, Mjekësia Ligjore ka kërkuar kontroll për dezinfektantët e përdorur.
Ngjarja tragjike ndodhi rreth mesnatës së të premtes, ku u gjetën të pajetë në pishinën dimërore të hotelit shtetasit çifti Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, dhëndri i tyre, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe vajza e tyre, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.
Theksojmë se misteri i kësaj ngjarjeje të rëndë, vijon teksa edhe sot përfaqësues të ambasadës ruse kanë mbërritur pranë vendit ku po kryhet ekspertiza mjeko-ligjore. Rusët po bashkëpunojnë me hetuesit shqiptarë për të zbardhur shkaqet e vdekjes së familjes, e cila dyshohet të jetë një vrasje në rrethana cilësuese.