GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tragjedia në Qerret, djali i rusëve të pasur do të tërheqë trupat nga morgu

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tragjedia në Qerret, djali i rusëve të pasur do të tërheqë trupat nga morgu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Familja ruse Burenkova, që u shua disa ditë më parë në Qerret ishte një ndër më të pasurat në Rusi.

Mediat ruse bëjnë me dije se, kryefamiljari Sergey Burenkov, 60 vjeç ka qenë gjeneral i ushtrisë në Rusi dhe kjo mendohet që mund të jetë shkaku i vrasjes së familjes ruse. Gruaja Natalya Burenkova, 58 vjeç ishte mësuese.

Ekaterina Burenkov, 31 vjeç, vajza e familjes punonte si menaxhere pronash në një agjenci imobiliare, kurse i fejuari i saj Nikita Belousov punonte në administratë publike.  Tashmë ka mbetur gjallë vetëm djali i familjes, Aleksandri, i cili është përfaqësues i një kompanie medicinale. Ai do të jetë personi që do të tërheqë edhe trupat e familjarëve të ndjerë.

Sakaq një nga dëshmitë e të afërmve të viktimave, ka hedhur poshtë një nga pistat ku po hetohej kjo ngjarje.  Mikesha e familjes Burenkova tregon se punonte me 60-vjeçarin Burenkov. Sipas saj asnjë nga anëtarët e familjes Burenkov nuk konsumonte alkool apo lëndë narkotike.

“Sergei ishte një person shumë i mirë, ai nuk i ka bërë asgjë të keqe askujt. Ne kemi punuar së bashku me të. Ajo që ndodhi ishte një tronditje për ne! Ata vdiqën menjëherë, as nuk lëvizën. Jam e sigurt se ata nuk mund të jetë mbytur papritmas të gjithë së bashku ose të helmojnë veten në një çast. Dikush do të lëvizte ose do të binte, por ata ishin ulur në vendet e tyre. Nuk ka gjurmë. Ndoshta rezultatet e vërteta të autopsisë nuk do të dalin në media. Dhe ata që shkruajnë lloj -lloj marrëzish, i uroj që të mos e ndiejnë dhimbjen që na pushtoi ne për këtë humbje,”- tregon Anastasia.

Theksojmë se misteri i kësaj ngjarjeje të rëndë, vijon teksa edhe sot përfaqësues të ambasadës ruse kanë mbërritur pranë vendit ku po kryhet ekspertiza mjeko-ligjore. Rusët po bashkëpunojnë me hetuesit shqiptarë për të zbardhur shkaqet e vdekjes së familjes, e cila dyshohet të jetë një vrasje në rrethana cilësuese.

Etiketa: qerretRuse

Lajme të lidhura

Breshëri të shtënash me armë gjatë një feste në jaht luksoz në Dhërmi
Aktualitet

Breshëri të shtënash me armë gjatë një feste në jaht luksoz në Dhërmi

22:51 - 02/08/26
Një burrë pëson arrest kardiak menjëherë pasi futet në det në Pishporo
Aktualitet

Një burrë pëson arrest kardiak menjëherë pasi futet në det në Pishporo

21:58 - 02/08/26
Pamje nga brenda kështjellës 2.6 MLN euro të Ermal Beqirit në Francë, rezidenca që SPAK kërkon t’ia sekuestrojë (Fotot)
Aktualitet

Pamje nga brenda kështjellës 2.6 MLN euro të Ermal Beqirit në Francë, rezidenca që SPAK kërkon t’ia sekuestrojë (Fotot)

20:43 - 02/08/26
Para
Mediat polake nxjerrin raportin, zbulojnë dënimin që rrezikon të marrë Shqipëria

Mediat polake nxjerrin raportin, zbulojnë dënimin që rrezikon të marrë Shqipëria

TË FUNDIT

Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës
Breaking Views

Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës

23:15 - 02/08/26

Pas përfundimit të fjalimeve përpara kryeministrisë, qytetarët kanë lënë një mesazh të shkruar me shkronja të mëdha përpara Kryeministrisë. Protestuesit...

Lexo më shumë
Breshëri të shtënash me armë gjatë një feste në jaht luksoz në Dhërmi

Breshëri të shtënash me armë gjatë një feste në jaht luksoz në Dhërmi

22:51 - 02/08/26
Protestë në Shkodër kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë

Protestë në Shkodër kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë

22:13 - 02/08/26
Një burrë pëson arrest kardiak menjëherë pasi futet në det në Pishporo

Një burrë pëson arrest kardiak menjëherë pasi futet në det në Pishporo

21:58 - 02/08/26
Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn

Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn

21:23 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com