GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Alibeaj sulmon PS për bojkotimin e Komisionit Hetimor, tregon se çdo ndodh më pas

16:36 - 20/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Alibeaj sulmon PS për bojkotimin e Komisionit Hetimor, tregon se çdo ndodh më pas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Komisionit Hetimor për Zgjedhjet e 25 prillit, Ekelejd Alibeaj, akuzoi PS-në se po përpiqet të pengojë hetimet për “masakrën zgjedhore”,  për shkak se i druhen të vërtetave që mund të dalin nga  hetimet. Përmes një deklarate për mediat ai e quajti këtë veprim të mazhoranës  të turpshëm dhe absurd. Ai tha se deri duku priteshin pengesa nga mazhoranca sepse janë pikërisht sjelljet e një fajtori kur vihet përpara përgjegjësisë, gjithsesi Alibeaj tha që nuk priste këtë reagim që në mbledhjen e parë.

Sakaq, ai theksoi se këto veprime tregojnë që Rama është trembur nga Komisionin Hetimore, prandaj  kërkon të shmanget. “Në orën 15:00 anëtarët u paraqitën në sallën e byrosë të ndodhur para një befasie të pakëndshme, një bojkot total i të gjithë anëtarëve të maxhorancës. Duket qartë që nuk kishte asnjë arsye. Arsyeja ishte që meqë jemi në javën e gjelbër të Kuvendit, sot po e marrim pushim dhe caktojmë një datë tjetër. Mazhoranca është e akuzuar dhe dokumentuar si vjedhësja hajdute shkatërruese e procesit të 25 prillit, është e pritshme që ata të bëjnë gjithçka për të penguar, vonuar zvarritur veprimtarinë e komisionit hetimor.

Nuk e prisja që të ndodhte që në mbledhjen e parë, duke ditur dhe përgjërimet për shtrirje dore, për dialog, për kthimin e veprimtarisë në forcë të plotë të parlamentit e çudia më e madhe ndodh, bojkot nga mazhoranca. Kjo tregon cila është qasja e Ramës dhe kësaj mazhorance që ka vjedhur zgjedhjet, mandatet e do përpiqet të bëjë gjithçka për të penguar që në sytë e shqipëtarëve të dalë e vërteta siç është”,  tha Alibeaj.

Ndër të tjera Alibeaj tregoi hapat që do të ndjekin pas kësaj që ndodhi. Ai tha se  opozita do vazhdojë të ndjekë hapat ligjore që iu diktohen për vazhdimin e komisionit dhe se do arrijnë që të zbardhin të vërtetën mbi zgjedhjet e 25 prillit. Ndërsa theksoi se Komisioni ka marrë edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve.

“Unë me kolegët do ndjekim të gjithë hapat procedurale që Kushtetuta dhe ligji për komisionet hetimore përcakton.

Në fakt ne jemi këtu jo si detyrim i kërkesës që kemi bërë ne, por si detyrim i vendimit të Kuvendit për të mbledhur në një afat 3 mujor, sot është dita e gjashtë, nesër e shtata, e duket qartë që mungesa e arsyeve e justifikimeve, nuk patën as kohë të na jepni arsyet pse mungoni. Është strategji e qartë e pastër për të penguar veprimtarinë e hetimit të masakrës zgjedhore të 25 prillit. Unë e kuptoj fare mirë por ata që janë nën akuzë, jo vetëm prej nesh por edhe ndërkombëtarëve, është kjo pjesë e maxhorancës”, shtoi ai.

Ndërkohë, duke përfituar nga prezenca e mediave, Alibeaj bëri publike edhe orën e takimit të radhës, të premten në orën 10:00 të paradites.

Etiketa: Komision HetimormazhorancaPD

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
Hakmarrje dhe larje hesapesh, u vranë 12 ish të dënuar, sapo u liruan

Hakmarrje dhe larje hesapesh, u vranë 12 ish të dënuar, sapo u liruan

TË FUNDIT

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe
Breaking Views

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26

Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin se, si punonjës të Postës së Serbisë,...

Lexo më shumë
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com