GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zëri i Amerikës: Basha injoron “Foltoren” e Berishës

21:45 - 20/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Zëri i Amerikës: Basha injoron “Foltoren” e Berishës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari demokrat Lulzim Basha tha sot se ai nuk preferonte të vendoste parardhësin e tij Sali Berisha “në pozita inferioriteti”, duke ju kundërpërgjigjur turit të tij në bazën e demokratëve, të quajtur “Foltore”, po me takime të ngjashme në strukturat e partisë. “Unë nuk jam nga ata që shfrytëzojë momente të tilla për të bërë garë se kush e ka autokolonën më të gjatë e kush i mbush sallat më shumë sepse e di që ajo është një garë e lehtë për mua dhe nuk është e drejtë ndaj askujt, as ndaj zotit Berisha ta vendos në pozitë të tillë inferioriteti”, deklaroi ai.

Zoti Basha tha se situata e krijuar nuk është mes tij dhe zotit Berisha dhe se nuk kishte për t’u krijuar kurrë një situatë e tillë po të mos kishte qenë vendimi i Departamentit amerikan të Shtetit që e përfshiu zotin Berisha në kategorinë e “zyrtarëve të korruptuar që kishin minuar demokracinë”, e për pasojë duke i ndaluar atij dhe familjes së tij hyrjen për në Shtetet e Bashkuara. Duke shpjeguar vendimin për përjashtimin e zotit Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratikese ai përsëriti se vendimarrja kishte qenë dhe në “interesin më të mirë të demokratëve dhe të nesërmes së shqiptarëve, të cilës nuk mund t’i shërbehet pa një Parti Demokratike të fortë dhe të vendosur të përballet me regjimin e Edi Ramës dhe masakrës zgjedhore, nuk i shërben përçarja e partisë për interesat personale të Lulzim Bashës dhe as të Sali Berishës”. Për këtë arsye, siç theksoi ai “jam vetëpërmbajtur dhe do të vazhdojë tëvetëpërmbahem me besimin më të madh, me bindjen e thellë se siç jam i qartë unë, siç janë të qartë demokratët, janë të qartë shumica e shqiptarëve dhe me thirrjen ndaj çdokujt që është i paqartë apo i zemëruar të qetësohet dhe të qartësohet”.

Ndërsa zoti Berisha po vijon turin e tij në qytete të ndryshme të vendit, duke akuzuar me tone të forta kryetarin demokrat e duke synuar mbledhjen e firmave për thirrjen e kuvendit kombëtar, për shkarkimin e zotit Basha, ky i fundit po përballet dhe me mbështetës të ish kryeministrit në radhët e deputetëve të tij.

Mbledhjet e grupit parlamentar demokrat po shoqërohen shpesh me replika mes tyre dhe zotit Basha. U duk se ai u referohej pikërisht kësah kategorie, kur u shpreh sot se “oportunistëve dhe inatçorëve ju them që rruga pa krye ku jeni futur dhe abuzimit që i bëni gjendjes aktuale të ish-kryetarit historik do t’iu vijë me faturën që s’jua kam dhënë këto tetë vite, politike sigurisht”. Si për të treguar se pozitat e tij nuk mund të lëkunden, kryetari demokrat tha se “sipas sondazheve të mija, 95% e demokratëve kërkojnë që unë të udhëheq betejën kundër regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe mbështesin agjendën e përcaktuar nga unë për të pastruar politikën nga llumi i tranzicionit”.

Komentet e tij zoti Basha i bëri në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve gjatë një konference shtypi ku ai njoftoi dorëzimin ditën e sotme në parlament, të ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga opozita, me qëllim hapjen e një procesi të “vettingut” dhe për politikanët, realizimin e një reforme zgjedhore e po ashtu dhe të një reforme të re territoriale.

Sa i takon procesit të kontrollit dhe verifikimit të figurës të cilit, ngjashmërisht me atë të magjistratëve, duhet t’i nënshtrohen dhe zyrtarët, që nga niveli më i lartë, demokratët e ndërmorrën si nismë dhe në vitin 2018, por në atë kohë Komisioni i Venecias, e rrëzoi si të papërshtatshëm.

Zoti Basha tha sot se në variantin e propozuar tani, janë marrë në konsideratë, vërejtjet dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Ndryshimet kushtetuese që lidhen me zgjedhjet synojnë, siç u shpreh zoti Basha “kanë të bëjnë më zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të 30 korrikut, të kaluara pa vullnetin e opozitës dhe depozitimi i kërkesës për komisionin zgjedhor, për të nisur sa më shpejt nga puna me qëllim që reforma zgjedhore me të gjithë komponentët e saj pa asnjë paragjykim edhe për sistemin zgjedhor të nisë një orë e më parë”.

Ndërsa sa i takon reformës territoriale, opozita propozon rikthimin e komunave, të cilat u hoqën si njësi administrative, nga shumica socialiste e cila reduktoi në vetëm 61 bashki, strukturën vendore. Sipas opozitës ky model nuk ka funksionuar dhe se është e rëndësishme që “pushteti vendor të shkojë afër qytetarëve dhe t’u shërbejë qytetarëve dhe të zgjidhet nga qytetarët dhe të shkarkohet nga qytetarët kur nuk e bën punën, si dhe të financohet në masën e mjaftueshme nga taksat e shqiptarëve”. Zoti Basha shpjegoi se ndërkohë një grup pune po punon për të propozuar një model të mirëdetajuar.

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama evitoi të komentonte përmbajtjen e propozimeve të Partisë, duke theksuar se “dëshiroj që ne t’i japim një shans të plotë dialogut, opozita ka bërë tre propozime, mund të bëjë edhe më shumë, është në të drejtën e vet. Ne kemi detyrën që t’i japim mundësi këtyre propozimeve të diskutohen pa dëmtuar këtë proces diskutimi, duke dhënë paraprakisht opinione përfundimtare sepse thashë nuk do të ishte etike, në raport me respektin ndaj këtij procesi dhe në raport me mishërimin praktik të një vullneti të shprehur me fjalë nga ana ime, nga ana jonë që jemi gati, jemi gati, jemi gati. Jemi gati po, por t’i diskutojmë drejtpërdrejtë me ta dhe të mos i diskutojmë me pasqyra ku secili flet vetë dhe nuk dëgjon se çfarë thotë tjetri”, deklaroi zoti Rama.

Marrë nga VOA

Etiketa: foltorjaLulzim BashaSali BerishaZeri i Amerikes

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Kërkesa për vetting ndaj politikanëve, analisti: Basha do dalë i pastër edhe pse ka 4 vila

Kërkesa për vetting ndaj politikanëve, analisti: Basha do dalë i pastër edhe pse ka 4 vila

TË FUNDIT

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana
Aktualitet

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25

Me bllokada të shumta në rrugët kryesore, autostrada dhe pikat doganore, mobilizimi i fermerëve në Greqi po hyn në një...

Lexo më shumë
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com