GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Gjakmarrje pas hekurave”, Daily Mail zbardh detajet për rrëmbimin e Jan Prengës: Ishte dramë mafioze

22:40 - 20/10/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
“Gjakmarrje pas hekurave”, Daily Mail zbardh detajet për rrëmbimin e Jan Prengës: Ishte dramë mafioze
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për të ilustruar dominimin e tregut të kokainës nga grupet shqiptare në Angli, gazeta Daily Mail i ka kushtuar një reportazh se si shkoi keq trafiku 260 kile kokainë mes dy grupeve kriminale dhe ai që e pësoi ishte Jan Prenga i marrë peng në Kamëz.

Gazeta ka publikuar artikullin me titull  “Gjakmarrje pas hekurave” dhe në të tregohet me  detaje  historia se si dy gangsterë shqiptarë të pashpirt, u përfshinë në një marrëveshje për një sasi droge me vlerë 20 milion stërlina, e si pasojë u ndërmor një rrëmbim brutal.

Daily Mail  mes rreshtave të artikullit e quanë këtë ngjarje një dramë mafioze ku dy prej aktorëve kryesor Dritan Rexhapi dhe Astrit Prenga njëri në burg në Ekuador dhe tjetri në një burg anglez, prodhuan fundin tragjik të një personi të pafajshëm që ishte Jan Prenga.   Gazeta  sjellë me detaje kronologjinë e rrëmbimit dhe zhdukjes së trupit të Jan Prengës, pasi vëllai i tij nuk çoi në destinacion 260 kile kokainë të sjella deri në portin e Portsmuthit prej Dritan Rexhepit për llogari të dy grupeve kriminale nga Shkodra dhe Shijaku.

Gazetarët anglezë thonë se, ka skepticizëm në Angli që sekretarja e shtetit Priti Patel do të angazhojë burimet e duhura njerëzore, për të luftuar rrjetet e ngushta e të papenetrueshme të trafikantëve shqiptarë të kokainës në Angli.

Një zëdhënës i NCA Agjencisë Britanike kundra krimit të organizuar i tha Daily Mail se “ne jemi në dijeni të kësaj ngarkese kokaine dhe rrëmbimin e

Jan Prengës dhe besojnë se vdekja e tij ka të bëjë me mosmarrëveshjet për këtë sasi droge. Ne vijojmë të bashkëpunojmë me autoritetet për këtë incident. Ne e kemi të pamundur të konfirmojmë apo mohojmë arrestimin Astritit vëllait të Jan Prengës në Angli”.

Ndër të tjera në këtë shrkim theksohet se, mbetet e paqartë se çdo të ndodhë me Dritan Rexhepin në përfundim të dënimit në Ekuador. “Ai në përfundim të dënimit në Ekuador me të gjitha gjasat mund të ekstradohet të Shqipëri të vuaj dënimin për vrasje. Drejtësia italiane po ashtu dëshiron ta ketë në burgjet e saj për akuza trafiku droge e vrasje. Po a e ka një as nën mëngë edhe kësaj here Mbreti Arratisjeve?”, thuhet në artikull.

Ndërkohë në Shqipëri hetimet për rrëmbimin e Jan Prengës duket janë në vend numëro. Personat e shpallur në kërkim si urdhëruesit dhe ekzekutorët e pengmarrjes vijojnë të jenë të lirë e shpallur në kërkim. Të arrestuarit në Kompleksin Golden në Shijak Leonard Hajri, Ardian Docaj, Bajram Hajri dhe Olsi Turja janë lënë nga gjykata në arrest shtëpie ose detyrim paraqitje.

Vetëm kopshtari i fiksuar nga kamera e sigurisë me lopatë në dorë kur trupi Jan Prengës futen në një furgon të bardhë, Festim Bexhdili ka mbetur në burg.

Prokurorët shpresonin që njërin prej të arrestuarve ta kthenin në bashkëpunëtor të drejtësisë por nuk ia dolën. Heshtja e të arrestuarve lidhet me faktin se nëse do të gjendej trupi Jan Prengës ata do të viheshin nën akuzë për vrasje në bashkëpunim e rrezikuar burg përjetë. Me akuzat aktuale të ngritura për ta që kanë të bëjnë me pengmarrje i shpëtojnë burgut përjetë. Prej shkurtit 2020 Prokuroria e Tiranës ia kaloi çështjen SPAK. Kështu, familja e Jan Prengës i ka lidhur shpresat për të marrë drejtësi nga prokurorët e SPAK Altin Dumani dhe Behar Dibra.

Lajme të lidhura

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)
Aktualitet

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

18:13 - 05/02/26
Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren
Aktualitet

Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

18:04 - 05/02/26
Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë
Aktualitet

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

17:38 - 05/02/26
Para
Ish-trajneri i Dinamos kritikon ashpër kryeqytetasit

Ish-trajneri i Dinamos kritikon ashpër kryeqytetasit

TË FUNDIT

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)
Aktualitet

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

18:13 - 05/02/26

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e 2 shkurtit në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, në Lezhë, ku një person...

Lexo më shumë
Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

18:04 - 05/02/26
Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

17:38 - 05/02/26
“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

17:14 - 05/02/26
Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

17:06 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com