GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

OBSH: Rajoni evropian ka shkallën më të lartë të kancerit të gjirit në botë

07:57 - 21/10/21
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
OBSH: Rajoni evropian ka shkallën më të lartë të kancerit të gjirit në botë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se rajoni evropian ka shkallën më të lartë të diagnostikimeve të reja të kancerit të gjirit në krahasim me pjesën tjetër të botës, dhe alkooli është një nga faktorët më të mëdhenj të rrezikut për sëmundjen.

Në një deklaratë, OBSH tha se në rajonin e saj evropian që përfshin 53 vende dhe shtrihet nga Grenlanda në veriperëndim deri në Lindjen e Largët ruse, 1.579 gra diagnostikohen me kancer të gjirit çdo ditë.

“Konsumimi i alkoolit është një nga faktorët kryesorë të rrezikut të modifikueshëm për sëmundjen, duke shkaktuar shtatë nga çdo 100 raste të reja të kancerit të gjirit në rajon”, tha OBSH.

“OBSH inkurajon të gjithë të kuptojnë se rreziku i kancerit të gjirit mund të zvogëlohet ndjeshëm thjesht duke zvogëluar konsumin e alkoolit”, theksohet më tej.

Sipas vlerësimeve të Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC), në vitin 2020, konsumi i alkoolit ishte përgjegjës për pothuajse 40.000 raste të reja të kancerit të gjirit në rajonin evropian.

“Shumë njerëz, përfshirë gratë, nuk janë të vetëdijshëm se kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm i shkaktuar nga alkooli në mesin e grave në nivel global”, ka thënë Dr. Marlys Corbex, eksperte për sëmundjet jo të transmetueshme për OBSH/Evropë.

Thirrje për zvogëlimin e konsumit të alkoolit

“Njerëzit duhet të dinë se duke zvogëluar konsumin e alkoolit, ata mund të zvogëlojnë rrezikun e tyre për t’u prekur nga kanceri. Nuk ka rëndësi se çfarë lloji, cilësie apo çmimi është alkooli”, ka deklaruar Corbex.

Të dhënat e cituara nga OBSH tregojnë se kanceri i gjirit është bërë kanceri më i zakonshëm në nivel global.

Më shumë se 2 milionë raste të reja u vlerësuan në vitin 2020, me rreth 100.000 që i atribuohen konsumimit të alkoolit.

Alkooli klasifikohet si një kancerogjen njerëzor i Grupit 1 nga IARC dhe lidhet kauzalisht me shtatë lloje të kancerit.

“Përveç kancerit të gjirit tek femrat, ai rrit rrezikun e zhvillimit të llojeve të mëposhtme të kancerit: zgavrën e gojës, fyt, ezofag, mëlçi, laring dhe kolorektum (zorrën e trashë dhe rektum)”, thuhet në deklaratën e OBSH-së.

OBSH tha se nuk ka një nivel të sigurt të konsumimit të alkoolit, duke shtuar se rreziku i kancerit të gjirit rritet me çdo njësi alkooli në ditë.

“Më shumë se 10 për qind e rasteve të kancerit që i atribuohen alkoolit në Rajonin Evropian të OBSH-së vijnë nga pirja e vetëm e një shishe birre (500 ml) ose dy gota të vogla verë çdo ditë”, tha OBSH.

Për kancerin e gjirit, kjo është edhe më e lartë, pasi një në katër raste të kancerit të gjirit që i atribuohet alkoolit në rajonin evropian shkaktohet nga kjo sasi.

“E thënë thjesht, alkooli është toksik. Ai dëmton çdo organ ndërsa kalon nëpër trup”, ka thënë Dr. Carina Ferreira Borges, drejtoreshë në detyrë për Sëmundjet Jo të Transmetueshme në OBSH/Evropë.

Etiketa: OBSHrajoni evropian

Lajme të lidhura

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26
Para
Aksion policor në Itali, kapen “mat” dy shqiptarë, zbulohet vendi ku kishin fshehur drogën

Aksion policor në Itali, kapen “mat” dy shqiptarë, zbulohet vendi ku kishin fshehur drogën

TË FUNDIT

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Lexo më shumë
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com