GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Donald Veshaj rrëfen historinë e njohjes me Bora Zemanin: Djalin e saj e dua shumë!

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Donald Veshaj rrëfen historinë e njohjes me Bora Zemanin: Djalin e saj e dua shumë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktori i humorit, Donald Veshaj ka pranuar publikisht se moderatorja Bora Zemani është “femra që ka dashur më shumë gjatë gjithë jetës”. Teksa po qëndronte në oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP” së bashku me Semin, Fifin dhe me Kledin, Donaldi tha se është shumë i turbullt dhe nuk e di nëse mund të ketë një rikthim mes tyre apo jo.

Gjatë bisedës, Donald Veshaj nisi të rrëfejë historinë e njohjes me Borën. Prezantuesi zbuloi se janë parë me njëri-tjetrin në një lokal dhe të dy kanë shkëmbyer shikime flirtuese. Megjithatë, secili ishte i shoqëruar me persona të tjerë dhe përveç shikimeve, asgjë tjetër nuk ndodhi atë ditë.

“Ishim te lokali dhe u ulëm kështu ballë për ballë dhe vetëm po e shikoja, dhe kur e shikoja që ajo më shihte hiqja kokën se nuk doja të dukesha si manjak. Njeriu po pa keq ka probleme. Edhe i thoja shokut: ‘O plak, shiko çik, po më shikon apo jo?’.

Semi ka qenë në tavolinë (me Borën dhe me një shoqe tjetër të tyren, ndërsa Donaldi ishte me shokun e vet dhe me Jonida Maliqin). U ula me kurriz dhe bëja sikur flisja me këtë shokun, hapja gojën kot. Unë asnjëherë nuk ngacmoj, nuk jam tipi. Shoku më thonte: “Po të ha me sy!”.

Semi tregoi se edhe Borës i kishte rënë në sy Donaldi dhe gjatë gjithë kohës e pyeste këngëtaren nëse aktori po e shihte apo jo. Donaldi foli gjithashtu edhe për djalin e Zemanit, Arborin, për të cilin tha se e do shumë dhe ka pasur një marrëdhënie të shkëlqyer.

“Nuk e di a jam gati ta lë të më ikë si person. Për mua është historia më e bukur që më ka ndodhur në jetë dhe jam shumë me fat që e kam përjetuar. Sido që të jetë. Unë e vlerësoj atë gocë, sepse është një gocë fantastike, është një grua e fortë, sepse ka një fëmijë dhe është një njeri që përpiqet shumë për gjërat e veta. Jam shumë i lidhur me çunin e vet dhe e them me plot gojën që e dua shumë. Është gjashtë vjeç. E dua shumë. Ai kishte festën e ‘Abetares’ dhe unë doja që të isha aty, por ishim ndarë dhe nuk shkoja dot”,- shtoi Veshaj.

Ndër të tjera, Donaldi zbuloi se tekstin e këngës së Elgit Dodës, “TL” (Toxic Love, Dashuri Toksike), e ka shkruar ai dhe i dedikohet marrëdhënies që ka pasur me Borën. Kjo ishte arsyeja pse aktori i kishte thënë këngëtarit që ta publikonte pasi të hynte në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Etiketa: Bora ZemaniDonald Veshaj

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 3 gusht 2026   
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 3 gusht 2026  

07:30 - 03/08/26
Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë
Horoskopi

Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

08:02 - 01/08/26
Horoskopi për ditën e sotme, 31 korrik 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 31 korrik 2026

08:04 - 31/07/26
Para
FIFA evakuon 100 afganë përmes Katarit

E papritur! 15 shtete planifikojnë të largohen nga FIFA

TË FUNDIT

Belinda Balluku shtatzënë? Berisha: Po përdorin mëmësinë për t’i shpëtuar drejtësisë
Aktualitet

Belinda Balluku shtatzënë? Berisha: Po përdorin mëmësinë për t’i shpëtuar drejtësisë

11:07 - 03/08/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi u paraqit këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në...

Lexo më shumë
Shifër që trondit futbollin! PSG fiton miliona pa luajtur, më shumë se 75 klube së bashku

Shifër që trondit futbollin! PSG fiton miliona pa luajtur, më shumë se 75 klube së bashku

11:02 - 03/08/26
Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin: Do na mungosh gjithë jetën

Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin: Do na mungosh gjithë jetën

10:40 - 03/08/26
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm/ Zbulohen kandidatët për postin kryesor, mes tyre një prokuror i SPAK

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm/ Zbulohen kandidatët për postin kryesor, mes tyre një prokuror i SPAK

10:38 - 03/08/26
Formula e re e pagave, Shoqatat e magjistratëve: Në fuqi nga 1 gushti, Kuvendi nuk zbatoi afatin e Gjykatës Kushtetuese

Formula e re e pagave, Shoqatat e magjistratëve: Në fuqi nga 1 gushti, Kuvendi nuk zbatoi afatin e Gjykatës Kushtetuese

10:06 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com