GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sekuestrimi i 400 kg kokainë, bashkëshortja: Burri im është i pastër, s’e dinte çfarë kishte brenda

në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp


Bashkëshortja e shoferit të kamionit në të cilin u konfiskuan 400 kilogramë kokainë, ka rrëfyer ngjarjen se si është arrestuar bashkëshorti i saj, duke treguar se si policia i bastisi banesën për kontroll.

Në një intervistë për televizionin ‘Klan Kosova’, ajo ka deklaruar se beson që bashkëshorti i saj është i pafajshëm pasi që ai është vetëm shofer dhe nuk e di se çfarë ka brenda kamionit.

Teksa zyrtarët policorë po bastisnin banesën, e zonja e shtëpisë ka kërkuar nga ata të kuptojë se cila është arsyeja e kontrollit, për sa kohë burri i saj i cili është vënë në pranga, i ka treguar se firma për të cilën punon, ka pasur parregullsi, gjë të cilën e kanë konfirmuar edhe policët në vendin e ngjarjes.

“Dy vetë kaluan për dritare bashkë me burrin, i ranë ziles dy herë i thashë hyn po nuk erdhi, kur dola i pashë disa persona, burrit ia kishin lidhë duart, ndërsa mu më thanë a keni diçka të jashtëligjshme i thashë jo, hyni mund të kontrolloni. Rreth 10 persona kontrolluan të gjitha dhomat, mua më thanë ulu dhe më pyetën sa para i ke, i thashë 400 euro aq sa i ka pru djali prej rrogës që ka marrë.

Pyetën se ku e kam dukatin, ia tregova, nisën me kontrolluar por nuk e disha pse po ndodhë kjo, i pyeta dhe njëri nga ta më tha se ligj e kanë. Nuk kanë lënë vend pa kontrolluar në shtëpi… kur zbritën shkallëve në korridor, i pyeta se gjithë këtë kontroll e keni bërë, burri i ka duart e lidhura, a nuk bën unë si gruaja e tij ta dijë arsyen? Burri tha se unë flas veç një fjalë, e kanë zënë firmën gabim dhe për atë kanë ardhur të kotrollojnë. Ata e konfirmuan këtë gjë duke thënë se ai është shofer dhe e kemi për detyrë që ta kryejmë këtë kontroll”, ka thënë ajo.

Bashkëshortja e drejtuesit të kamionit ku është gjetur droga, beson se burri i saj është plotësisht i pastër në këtë rast, ndërsa thotë se për punën që ai bën nuk ka rrogë fikse, por paguhet nga 80 euro.

“Përsëri hynë nëpër dhoma dhe kontrolluan nëse çdo gjë është në rregull, ndërsa më pyetën nëse kam vërejtje për sjelljen e tyre. Unë jam 100 për qind e sigurt se burri është i pastër në këtë punë, pasi që ai punën që e bën e ka rrogë, nuk është marrë me vepra të këqija, ndërsa rrogë fikse nuk ka pasur, është paguar nga 80 euro për bartje”, ka treguar ajo.

“Ky veç shofer është, çkado që ngarkohet aty, burri nuk e di. Ai tani po qëndro në Podujevë, vajza ka shkuar deri aty për t’i dhënë diçka, por që nuk i është lejuar të hyjë brenda”.

“Nëse punojnë drejt, unë jam shumë rehat, e nëse punojnë me dallavere nuk e di se çfarë të besoj”.

Të hënën e 17 majit autoritetet e Kosovës në bashkëpunim me ato të Shqipërisë dhe Italisë, kanë arrestuar shtatë persona, shtetas të Kosovës, për posedimin e 400 kilogramëve të lëndës narkotike të dyshuar për kokainë, që dyshohet se u nis nga Brazili

Etiketa: BashkeshortjaKokaineKosove

Lajme të lidhura

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet
Aktualitet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Para
Enkel Demi ‘rrëmben’ Çmimin Europian të Letërsisë për vitin 2021

Enkel Demi ‘rrëmben’ Çmimin Europian të Letërsisë për vitin 2021

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com