GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kosovë, denoncimi i kandidatit të pavarur anulon zgjedhjet në Han të Elezit

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosovë, denoncimi i kandidatit të pavarur anulon zgjedhjet në Han të Elezit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i pavarur për kryetar të Hanit të Elezit, Rufki Suma, është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me procesin zgjedhor që është zhvilluar në këtë komunë, e ku kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Mehmet Balazhi fitoi pa balotazh. PZAP-ja ka vendosur që katër vendvotime t’i dërgojë në rivotim.

Sipas vendimit të PZAP-së, Suma është ankuar se simpatizantët e PDK-së kanë bërë presion mbi qytetarët e Hanit të Elezit që të votojnë këtë subjekt politik.

“Më datë 18.10.2021, PZAP-i, ka pranuar ankesë nga kandidati i pavarur Rufki Suma, i cili pretendon se gjatë netëve të fundit të zgjedhjeve lokale në Komunë e Hanit të Elezit simpatizantët e PDK-së, kanë bërë presion mbi qytetarët ku çdo qytetarë e kanë përcjellë me veturë dhe i kanë bërë ultimatum që të mos futen nëpër shtëpi, pra po ashtu dyshojmë se janë shpërndarë mjete për blerje të votave. Parashtruesi i ankesës thekson se e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës por të njëjtit nuk kanë dalë për t’i shpërndarë turmën e njerëzve”, thuhet në njoftim.

Kështu PZAP-ja ka urdhëruar KQZ-në që të përsëritet votimi në katër vendvotime.

“Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me seli në Prishtinë, ta përsërisë votimin vetëm për kryetar komune në Qendrat e Votimit, nr. 3301d, 3302d, 3303d dhe 3304d të gjitha në Komunën e Hanit të Elezit”, thuhet më tutje në vendimin e PZAP-së.

Kjo komunë ka gjithsej 11 vendvotime. Sipas rezulateteve të së dielës, pas numërimit të 100% të votave, Mehmet Balazhi i PDK-së doli fitues me 50.98% të votave të përgjithshme. I dyti doli kandidati i pavarur, Rufki Suma me 42.47% të votave. Ndërsa, Sherif Berisha i Lëvizjes Vetëvendosje mori vetëm 6.54% të votave.

Etiketa: anulohenHane te ElezitKosoveRefki SumaZgjedhjet

Lajme të lidhura

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit
Botë

Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit

10:56 - 30/09/26
Video virale e Trump duke dremitur, reagon Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen!
Botë

Video virale e Trump duke dremitur, reagon Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen!

10:52 - 30/09/26
Para
Komuniteti shqiptar në Greqi ngrihet në protestë: Të na njihen kontributet për pensionet

Komuniteti shqiptar në Greqi ngrihet në protestë: Të na njihen kontributet për pensionet

TË FUNDIT

“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!
Breaking Views

“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

20:38 - 30/09/26

Protesta qytetare ka vijuar para Kryeministrisë edhe pas përfundimit të vizitës së presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen,...

Lexo më shumë
Hetimet për ish-shefen e SHISH, Rama: Shumë këtu e quajnë regres, nga BE dhe KE shihet si progres

Hetimet për ish-shefen e SHISH, Rama: Shumë këtu e quajnë regres, nga BE dhe KE shihet si progres

20:25 - 30/09/26
“Audit për Thumanë-Kashar”/ Kryetari i KLSH, Arben Shehu: Kemi hasur në presione, por ndalemi

“Audit për Thumanë-Kashar”/ Kryetari i KLSH, Arben Shehu: Kemi hasur në presione, por ndalemi

20:03 - 30/09/26
“Keni ende punë…”, mesazhet e Ursula von der Leyen në Tiranë: Anëtarësimi i Shqipërisë forcon edhe BE-në

“Keni ende punë…”, mesazhet e Ursula von der Leyen në Tiranë: Anëtarësimi i Shqipërisë forcon edhe BE-në

19:52 - 30/09/26
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com