GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vettingu në politikë, Shehi: Të dënohet dikush dhe të bëhet shembull, Basha po bën lëvizje kurajoze

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vettingu në politikë, Shehi: Të dënohet dikush dhe të bëhet shembull, Basha po bën lëvizje kurajoze
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një intervistë për mediat, Shehi tha se është dakord të ketë vetting për politikanët. Ai është shprehur se e mira e gjithë kësaj iniciative është që të dënohet dikush dhe të bëhet shembull, pasi korrupsioni është galopant.

“Jam dakord të ketë një veting për politikanët me këtë lloj korrupsioni galopant, njerëz që kanë hyrë në politikë pa asnjë pronë dhe sot kanë miliona. Jam dëshmitar prej 30 vitesh. Unë jam me të dyja duart që të kemi mundësi të pastrojmë një pjesë të politikanëve, por nëse dikush dënohet, bëhet shembull. Unë do të doja të shikonim se çfarë kanë menduar dhe të gjithë të mbërrinim në atë formulë që do të ishte më e mira, nivelit të propagandës, të korruptuar ka sa të duash. Të dënohet dikushi, t’i sekuestroheshin pasuritë. Them që shpesh herë e bërë me shpejtësi dhe pa u diskutuar. Nuk më pëlqen ideja që do ta bëjë SPAK. Po e ngarkojmë SPAK-un me çështje që mund të jenë të natyrës administrative. Kur themi për politikanët do fillojmë nga fillimi fare. Se nuk janë 140 deputetë. Bëhen rreth 1 mijë veta, dhe nuk besoj se SPAK-u nuk është në gjendje ta bëjë” – është shprehur Shehi.

Shehi gjithashtu foli edhe për amendamentet kushtetuese të propozuara nga PD, duke thënë se duhet një ligj zgjedhor dhe se kjo punë do vullnet politik.

“Sigurisht qe PD ka problemet e veta, por aksioni politik i opozitës nuk duhet të ndalojë. Duhet të bëjmë një ligj zgjedhor. Që temat e mëdha të mos diskutohen 2 javë para zgjedhjeve, por dy jave pas zgjedhjeve. Asnjëherë nuk e kanë filluar me seriozitet për t’u bërë. Kjo punë nuk do para, do vullnet politik. Përfunduam këtu ku ishim dhe përfituesi i vetëm ishte Edi Rama”, shtoi ai.

Më tej ai komentoi edhe deklaratat e fundit të kreut të PD Basha, duke u shprehur se është e vërtet se ka një “llum të tranzicionit”, ndërsa shtoi se ditët e fundit kryedemokrati ka pasur disa lëvizje kurajoze, siç është ajo e denoncimit të oligarkëve me emra.

Etiketa: Dashamir ShehiLulzim BashaPolitikevettingu

Lajme të lidhura

“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!
Aktualitet

“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!

15:12 - 06/08/26
“Të hetohet aktiviteti i Ermal Beqirit”, Balliu publikon dokumentet: Janë transferuar para jashtë vendit
Aktualitet

“Të hetohet aktiviteti i Ermal Beqirit”, Balliu publikon dokumentet: Janë transferuar para jashtë vendit

14:53 - 06/08/26
Këlcyra refuzon Ramën, i gjithë këshilli bashkiak voton kundër shkrirjes dhe bashkimit me Përmetin
Aktualitet

Këlcyra refuzon Ramën, i gjithë këshilli bashkiak voton kundër shkrirjes dhe bashkimit me Përmetin

14:13 - 06/08/26
Para
Derbi shqiptarësh në Europa League, Muçi kërkon të ndëshkojë Napolin

Derbi shqiptarësh në Europa League, Muçi kërkon të ndëshkojë Napolin

TË FUNDIT

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26

Një ditë pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u lirua nga burgu dhe kaloi në arrest shtëpie, drejtori i ri...

Lexo më shumë
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com