GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Ministrja mburret me akreditimin e ISUV, por KLSH tregon gjendjen e amortizuar të laboratorëve

në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministrja mburret me akreditimin e ISUV, por KLSH tregon gjendjen e amortizuar të laboratorëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë një vizite në ambientet e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, ministrja, Frida Krifca, bëri me dije se tashmë me akreditimi e këtij institucioni do të rriten kontrollet dhe analizat. Sipas saj, 96 teste për kryerjen e analizave që nga bimët e deri te ato me orgjinë shtazore, janë një element më shumë garancie për sigurinë ushqimore në vend.

Krifca shtoi se, këto analiza që më parë kryheshin jashtë vendit kërkonin më shumë kohë dhe kostot, ndërsa tanimë përpos eliminimit të këtyre shpenzimeve me akreditimin bëhet e mundur reagimi më i shpejt dhe më fleksibël ndaj rezultateve. Pëllumb Aleksi, përgjegjës i Departamentit të Cilësisë tha se këto teste janë të njohura në Evropë dhe më gjerë.

Shpresojmë, që këtë herë akreditim mos të jetë thjesht fasadë që përdor qeveria për propagandë dhe mburrje. Pasi, nga ana tjetër Kontrolli i Lartë i Shtetit, evidenton se laboratori ende nuk është i akredituar për kryerjen e analizave të produkteve me origjinë shtazore dhe joshtazore. Sipas KLSH, gjendja e pajisjeve laboratorike nuk është në nivelin e mjaftueshëm, për të siguruar funksionim të plotë laboratorit, dhe për pasojë një pjesë e mirë e treguesve nuk analizohen.

KLSH tregon se, ky institucion nuk është plotësisht në funksion, pasi një pjesë e mirë e laboratorëve nuk shërbejnë më për analiza dhe kontrolle. “Nga 65 pajisje që administron laboratori, 27 prej tyre janë pajisje që kanë nevojë për kalibrim. Nga 65 pajisje që administron laboratori, 11 prej tyre janë jashtë funksionit, nga të cilat sipas vlerësimit të bërë nga tekniku përkatës, 4 prej tyre nuk mund të riparohen”, thekson KLSH.

Gjithsesi, mbetet për t’u parë nëse do të shtohet numri i analizave dhe nëse do përmirësohet cilësia e produkteve në vend, pasi deri më tani çdo gjë ka dështime, kontrollet kanë qenë shumë të pakta ose shpesh herë kanë qenë kontrolle jo të plota, por sa për të kaluar radhën  dhe për të thënë që instituti punon.

Etiketa: akreditimISUVlaborator

Lajme të lidhura

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi
Breaking Views

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë
Breaking Views

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
Aktivisti: I themi Von der Leyen se shqiptarët për t’u integruar në BE shtuan kapitullin “burg për politikanët që vjedhin”
Breaking Views

Aktivisti: I themi Von der Leyen se shqiptarët për t’u integruar në BE shtuan kapitullin “burg për politikanët që vjedhin”

20:26 - 01/10/26
Para
Jonian Bisani fiton çmimin “Idromeno” në Shkodër, i kushtoi video tragjedisë së Otrantos

Jonian Bisani fiton çmimin “Idromeno” në Shkodër, i kushtoi video tragjedisë së Otrantos

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com